Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, si nga politikanët, ashtu edhe nga ana e gazetarëve, të cilët thjesht raportojnë lajmet për politikën, është inflacioni dhe shpërdorimi i vazhdueshëm i fjalëve.
Sepse në gojën e tyre fjalët bëhen vetëm slogane, por pa ndonjë përmbajtje më thelbësore. Shpesh herë ato janë thjesht fjalë pa kuptim, pa përmbajtje të vërtetë, gjë ë bën që askush të mos mbajë përgjegjësi pasi i ka shqiptuar.
Akoma më keq, bëhen thjesht thirrje për konsum të jashtëm, sikur të duan shqiptuesit të na tregojnë se janë në anën e qytetarit, duke u shkelur syrin të gjithëve e duke vepruar krejtësisht ndryshe.
Vetëm se në këtë mënyrë diskursi politik varfërohet vazhdimisht në kuptim dhe thelb, duke u shndërruar në thjesht slogane, shpesh të pakuptimta, të cilat as ata vetë nuk i besojnë dhe duke i larguar qytetarët edhe më shumë nga politika.
Por fjalët nuk janë dhe as nuk mund të përdoren si simbole të zbrazëta. Fjalët kanë përmbajtje, u referohen realiteteve, nxisin diskutime, çelin konflikte për kuptimin që u jepet, por edhe me mënyrën e kombinimit të tyre nga kushdo që i përdor, sikundër edhe duhet të jenë.
Fjalët janë një mjet komunikimi, shprehjeje për të mbajtur një qëndrim të caktuar për çështje që janë kritike ose jo, për vetë jetën...
Kjo do të thotë se fjalët nuk kanë pronarë, sidomos ato që kanë përmbajtje dhe kuptim abstrakt, i cili duhet konkretizuar nga cilido që i përdor në situata të caktuara.
Në rast se do të merrnim si shembull fjalën siguri, atëherë do të kishim shumë për të folur, pasi është një fjalë, me të cilët abuzohet shumë.
Jo vetëm përsa i përket krimit të organizuar e atij ordiner, jo vetëm përsa i përket sistemit politik apo sigurisë së jetës, pasurisë dhe familjes.
Nëse përpiqemi të shohim se çfarë i bën njerëzit të pasigurt, atëherë shfaqet një koncept tjetër i pasigurisë. Sepse njerëzit nuk janë të pasigurt vetëm ngaqë kanë frikë se mos u hyn një hajdut në shtëpi, apo i shtyp makina rrugës.
Njerëzit ndihen të pasigurtë, sepse rroga mbaron para fundit të muajit. Ndihen të pasigurtë, sepse shikojnë që çmimet rriten çdo ditë dhe jo në proporcion të drejtë me pagën e tyre. Ndihen të pasigurtë, sepse në çdo çast punëdhënësi i tyre i flak pa asnjë arsye të qenësishme në rrugë të madhe. Ndihen të pasigurtë, sepse nuk e dinë sa do u dalë pensioni, nëse do të marrin ndonjëherë pension, ngaqë vitet e punës po shtohen, rinia po largohet dhe sigurimet nuk deklarohen ashtu siç duhet.
Ndihen të pasigurtë, sepse sistemi shëndetësor i penalizon me jetën dhe shëndetin. Sepse një ditë pronari i shtëpisë mund t'u rrisë në mënyrë arbitrare qiranë ose t’i nxjerrë jashtë dhe nuk ka ligj që t’i mbrojë.
Ndihen të pasigurtë sepse fëmijët e tyre gjithnjë e më shumë ndihen të braktisur në gjithçka dhe se shkolla nuk u garanton një punë e pagë dinjitoze. Ndihen të pasigurtë pasi rinia gjithnjë e më shumë po largohet, duke e plakur Shqipërinë me shpejtësi të skëterrshme. Ndihen të pasigurtë, sepse shohin modele jo të denja për familjen e vetë shoqërinë, të cilat ngrihen nga mediat në piedestal, duke u cënuar drejtpërdrejt qeliza bazë e shoqërisë: Familja!
Pra, nëse pasiguria vjen kryesisht nga të gjitha këto, atëherë kuptojmë se kjo fjalë, siguri, duhet të rikonceptohet.
Të marrë dimensionin real të mbrojtjes së jetës e pasurisë; dinjitetit të punës e pagës; dimensionin real të perspektivës dhe të ardhmes së të rinjve; forcimin e shtetit, por edhe të iniciativës së lirë të individit; garantimin e pronës dhe marrjen e masave për një jetesë dinjitoze, si kur janë në punë ashtu edhe në pleqëri. Të marrë dimensionin e mbrojtjes sociale të qytetarëve nga abuzimi, cilido abuzim e nga kushdo që e kryen.
Normaliteti. Dhe këtë fjalë e dhunon politika dhe media, duke dashur që të paraqesë politikën si të vetmin mjet që rikthen dhe garanton normalitetin.
Megjithatë, normaliteti për qytetarët është një koncept kompleks me shumë parametra.
Normaliteti që duan qytetarët është të dinë se do të kenë punë edhe të nesërmen. Normaliteti është kur qytetari e di se nuk rrezikohet dhe se shteti ka disa instrumente mbrojtëse për të.
Normaliteti është kur shëndetësia falas nuk është kaq e shtrenjtë sa është sot dhe se nëse sëmuresh e shkon në spital shtetëror, nuk duhet të fusësh dorën thellë në xhep.
Normaliteti është kur rrogëtari nuk e privon veten nga nevojat, ushqimet apo argëtimet bazike.
Normalitet është kur qytetarët kanë besim tek sistemi arsimor dhe se nëse fëmija studion atëherë me diplomën e tij do të mund të gjejë punë, të bëjë karrierë, të bëjë diçka në këtë vend e për këtë vend.
Normalitet është kur shoqëria ka besim se meritokracia është në themel të gjithçkaje.
Qytetarët konsiderojnë normale të ketë një informacion, real e asnjanës, ku mund të dëgjohen mendime të ndryshme e të debatohet pa sharje, insinuata për të.
Normalitet është që pas zgjedhjeve qeveria të jetë e të gjithëve dhe opozita të kryejë rolin e saj institucional. Kur mazhoranca të kritikohet, kjo e fundit të mos jetë arrogante ndaj zërave kundërshtues.
Nga ky këndvështrim, jemi larg të qenit në “normalitet”.
Por edhe drejtësia është një fjalë e dhunuar dhe e keqpërdorur.
Drejtësi nuk do të thotë vetëm të kemi ligje, gjykata e prokurori; të kemi dënime dhe përshpejtim të procedurave për dhënien e saj.
Drejtësia për qytetarin është të dijë se të njëjtat rregulla vlejnë për të gjithë. Për qytetarët e thjeshtë dhe të fuqishmit. Për votuesin e thjeshtë në një cep të Shqipërisë dhe për deputetin, ministrin apo zyrtarin që abuzon.
Drejtësia për qytetarët është barazia përpara ligjit dhe të kuptojnë e të besojnë se nuk ka më pandëshkueshmëri dhe se të fuqishmit nuk janë më të imunizuar.
Të kuptojnë, besojnë e prekin që shoqëria e shteti kanë rregulla e ato respektohen.
Drejtësia është e verbër, dhe, kur një parlament, qeveri ose ministrat e saj kapen në korrupsion e krim, ata nuk nxitojnë të fshihen pas imunitetit apo krijimit të ligjeve që vënë nën thundër drejtësinë dhe i mbrojnë, qoftë edhe duke bërë marrëveshje me opozitën. Drejtësi është kur ata që janë përgjegjës marrin përgjegjësinë ligjore që u takon.
Drejtësi do të thotë pagë dinjitoze e meritokraci, ligje që mbrojnë vërtet punonjësit, rishpërnadrje e drejtë e të ardhurave në favor të shtresave të margjinalizuara, jo sipas parimeve marksiste- leniniste, por sipas meritokracisë, kualifikimeve dhe perspektivës. Drejtësi është konsolidimi i shtetit të së drejtës.
Në këtë kontekst, siguria, normaliteti dhe drejtësia janë fjalë, të cilat politika e media nuk u japin përmbajtjen e peshën që duhet të kenë realisht.
Politika e media shpesh herë u japin interpretime, përmbajtje e kuptime të tjera nga ato që përmenda më sipër.
Çështja është dhe problemi qëndron në faktin se në një kohë kur qytetarët kërkojnë sigurinë, normalitetin dhe drejtësinë përballë realitetit që jetojnë (realitet, i cili është formësuar nga politikat e qeverisë dhe heshtja miratuese e opozitës) nuk ka asnjë forcë politike apo qytetare që mund të adresojë pakënaqësinë dhe pasigurinë e tyre dhe të jetë në gjendje ta kthejnë atë në një dëshirë për ndryshim duke ofruar një vizion dhe një propozim politik alternativ bindës.
Sepse qytetarët nuk kanë nevojë që dikush t'u tregojë problemet e tyre. Këtë e dinë vetë ata dhe ndoshta shumë më mirë se cilido që mban leksione në parlament apo studio televizive. E dinë shumë më mirë edhe se vetë politikanët e opozitës që flasin për varfërinë, por pagat i kanë dhjetë herë më të larta se qytetarët e thjeshtë dhe fitimet e përfitimet qindra herë më të mëdha.
Qytetarët nuk kanë nevojë për një "rezonator" të pakënaqësisë së tyre. Nuk u mjafton të shohin zemërimin e tyre thjesht si një slogan politik, as nuk kanë nevojë që politikanët të përsërisin të njëjtat “fjalë boshe” dhe nga ana tjetër të ruajnë status-quonë politike të tyre.
Qytetarët kanë nevojë të binden se si hap pas hapi, mund të arrihet realisht siguria, normaliteti dhe drejtësia në vendin tonë.
A mund të arrihet?
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndod...
Edhe pse një detyrim protokollar i padelegueshëm që bu...
I dashur mik, Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndr...
Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfar...
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në or...
Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ...
Pasi qendroi 7 orë me kolegët e tij në SPAK, përkundër asa...
Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjistraturës është m...
Erion Veliaj nuk është projekti politik individual i n...
Mëngjesi i sotëm ishte mjaft i bukur. Një diell i ngrohtë ...
Tirana DC u krijua në tetor të vitit 2020 si shoqëri a...
Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos me...
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim posh...
Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...