Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravagancën, lidershipin dhe mençurinë për të qenë lider. Unë nuk kam kurrfarë dyshimi për këtë dhe asnjëherë nuk ia kam mohuar. Edhe nëse nuk ia kam pohuar haptazi, tërthorazi e kam bërë.
Por Rama ka një problem të madh me veten, narcizmin, delirin. Edhe arroganca e pafre prej këndej buron. Në bindjen e tij, populli që i ra hise të qeverisë është shumë poshtë nivelit të tij, nuk e meriton atë. Mungesa e një populli adekuat për nivele kaq të larta e mundon shumë ndaj i është kthyer në problem, në obsesion. Koha që po kalon, ia shton mundimin.
Fillimisht kishte problem të sundonte i vetëm, pa aleatë që “i bënin si të barabartë”. Këtë e arriti në 2017-ën duke u qarë se “po më nxin jetën Iliri Meta”. E mbani mend besoj Timonin që nuk mund të drejtohej nga dy shoferë. Qahej studiove me Timon në dorë “ma jepni këtë dreq timoni” dhe shihni se ç'do të bëj. Pasi e siguroi Timonin shkatërroi Opozitën. Si e bëri?! Me ndihmën e Lul Bashës, sigurisht. Dhe të surrogatëve.
Si thanë farisenjtë:
"Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!".
Ju kujtohet, ndoshta, se si ua përmendte emrat me njëfarë respekti atyre deputetëve të tmerrshëm që polli lista e Lulit. Kaq mjaftoi! 100 e kusur deputetë e zhdukën njëherë e mirë tmerrin më të madh të Edi Ramës: “Trenin opozitar me shumë vagonë” që nuk lejonte të humbte asnjë votë Opozitare.
Pas kësaj iu kthye llastimeve. “Du Shkodrën, Tropojën, Lazaratin”, du të gjitha bashkitë! I mori edhe ato. Një që i prishte punë e futi në burg.
Por tashmë po i ndodh sindroma e atij që pasi ka palluar të gjitha gratë e fshatit joshet nga qyteti. E shpjegon këtë sindrom personazhi i mjekut te novela Amoku:
“Prej shtatë vitesh në shtratin e tij kishin kaluar veç indigjene të nënshtruara që i jepeshin pa kurrfarë rezistence mjekut të badhë gjerman. Mjeku numëronte ditët kur do të dilte nga kjo rrjetë merimange, nga ky kurth dëshpërimi ku fati e kishte degdisur.
Në një nga këto ditë dëshpërimi në zyrën e tij mbërrin një zonjë e bardhë, aristokrate, e bukur”.
E kështuuuu… Tani që në sytë epshorë të udhëheqësit tonë ka mbërritur aristokratja kapriçioze Greqi, ne as jemi në hesap fare. Në emër tonë çfarë nuk do të bëjë të fitojë zemrën e saj.
Ai do veç një ballkon dhe një turmë. Të tjerat i blen.
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndod...
Edhe pse një detyrim protokollar i padelegueshëm që bu...
I dashur mik, Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndr...
Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfar...
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në or...
Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ...
Pasi qendroi 7 orë me kolegët e tij në SPAK, përkundër asa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...