Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit në Tiranë. Sa më shumë shkëlqen fasada, dukja, aq më i madh është zullumi që fshihet pas saj. Teksa në kryeqytet parakalonin koncerte, evente, trofe, dhe të gjitha këto përcilleshin me pomë të madhe mediatike tek njerëzit, për të hapur në kokën e tyre një vrimë të madhe ku të binin të gjithë dyshimet, nëse Bashkia po punon mirë apo jo, në anën tjetër një kompani e ngritur nga drejtorët më të afërt të Veliajt, ata me të cilët ai ndan pushtetin dhe menaxhon buxhetin, e quajtur 5D, po bënte kërdinë me fondet publike.
Kërciste festa e propaganda, njëkohësisht edhe transfertat deri në 30 milion (te taksapaguesve të Tiranës) në llogarinë e klubit të ngushtë të kryebashkiakut.
E gjitha kjo, teksa afera e inceneratorit lëngonte dhe kishte dërguar pas hekurave një pjesë të stafit të afërt të Veliajt.
Tani kjo u mor vesh. Ndonëse mediat më të mëdha nën kontrollin e kryebashkiakut u përpoqën ose ta zbusin ose ta fshehin, skandali ishte i atillë, sa nuk mbahej dot në një tenxhere me presion. Sot, këdo të pyesësh në rrugë se çfarë është 5D, do të përmendë Veliajn.
Askush nuk njeh drejtorët që hanë mollë e kumbulla pas shpine. Njerëzit tregojnë me gisht të zotin e punës.
Pas zbulimit të këtyre abuzimeve, përpos keqardhjes dhe dëmit të shkaktuar, vjen sfida tjetër për qytetin. Si reagon ai?
Kjo është prova e vërtetë e qytetit , që ka elitën kulturore dhe intelektuale të vendit, që ka universitetet, ka debatin, ka akademinë dhe është qëndra e biznesit dhe shoqërisë civile.
Hajdutët nuk do t’i mungojnë asnjëherë skenës dhe historisë.
Mospajtimi me ta, ngritja e zërit, rezistenca jane vlera që mund t'a mbajnë në shina një shoqëri, jane garancia që një episod kalohet, nxirren mësimet e duhura, vendoset një standard, që shërben si gardian për të mos u përsëritur më fenomene si këto që kanë ndodhur me Bashkinë e Tiranës.
Në këtë aspekt, protesta që po zhvillon prej ditësh Opozita, me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, me aktivistë dhe qytetarë, mbetet gjëja më shpresëdhënëse që po i ndodh Tiranës në këtë krizë që e ka mbërthyer.
Kjo rezistencë mund të ishte më masive, padyshim! Qytetarët e Tiranës duhet të trajtojnë me veten e tyre një keqkuptim. Kjo lëvizje nuk është politike, partiake aq më pak. Imagjinoni për një moment sikur askush të mos dilte në rrugë, pas zbulimit të asaj hajdutërie. Imagjinoni sikur opozita të mos reagonte. Sa trishtim do të ishte! Ky është fiks momenti kur një qytet vdes! Në këtë kuptim, Partia Demokratike po jep një kontribut të vyer publik, po kryen detyrën e opozitës duke mbajtur gjallë shpresën se një i zgjedhur që ka shkelur besimin e njerëzve, që ka shpërdoruar detyrën, nuk mund t’ja hedhë pa u lagur.
Llogaridhënia e mbajtja e përgjegjësisë, janë shinat ku ka ecur shoqëria e zhvilluar europiane e perëndimore. A do të ishin Parisi, Berlini, Londra, Brukseli, ato qendra vezulluese që janë, nëse kryetarët e bashkive atje do ta merrnin fondin e qytetarëve për vete, e pas kësaj nuk do të ndodhte asgjë?? Atëherë një kryetar tjetër bashkie do të merrte edhe buxhetin, edhe pronat, mbase edhe lirinë.
Këto nuk kanë ndodhur sepse parizienët, berlinezët, belgët, romanët, athinasit, do t’i vinin zjarrin vendit, edhe nëse drejtësia do të bënte të veten e do të funksiononte. Shpirti protestues eshte vlera themelore që europianët ju mësojnë fëmijëve te tyre kur padrejtësia ze vend tek pushtet-ushtruesit. Dhe këte e kanë berë duke ju dhënë shëmbullin prindëror ndër breza duke qënë pjesmarrës në shoqëri nëpërmjet protestave. E pra, protesta është gardhi që ruan vreshtin në një demokraci funksionale.
Tek ne, drejtësia po e trajton butë dhe si koleg Veliajn. Ky është një sinjal që kushdo tjetër pas tij, si kryebashkiak mund të bëjë të njëjtën gjë, pa u merakosur. Ndaj është edhe më shumë detyrë e qytetarëve të ngrihen, të zbatojnë të drejtën e tyre sovrane, të kërkojnë llogari.
Përplasja sot në dyert e bashkisë do t’i shërbejë Tiranës për shumë e shumë vite, shumë më tepër sesa heshtja, qëndrimi në divan e kompromisi. Nëse nuk reagojmë sot, a do të jemi në gjendje ta mbajmë nesër këtë përgjegjësi para fëmijëve tanë, kur të na pyesin, se çfarë bëmë ne pasi një kryebashkiak u kap gafil në vjedhje?/ CNA
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndod...
Edhe pse një detyrim protokollar i padelegueshëm që bu...
I dashur mik, Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndr...
Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfar...
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në or...
Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ...
Pasi qendroi 7 orë me kolegët e tij në SPAK, përkundër asa...
Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjistraturës është m...
Erion Veliaj nuk është projekti politik individual i n...
Mëngjesi i sotëm ishte mjaft i bukur. Një diell i ngrohtë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...