Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Beqja, ish ministri i shëndetësisë. U arratis ish zëvendës kryeministri Ahmetaj, por edhe këtë Spak e shpall në kërkim. U paraqit në Spak ministrja Balluku. U arrestua ish ministri Koka. Arrest shtëpie kryetari i Bashkisë Durrës. 5 drejtorë të Bashkisë së Tiranës në arrest. Shpallet në kërkim ish deputeti i Ramës. Njëriu kryesor i Ramës, Agaçi paraqitet në Spak. Po të bësh ca llogari të thjeshta, i bie që rreth 80% e tyre janë struktura e forta që kanë mundësuar fitoret radhasi të Rilindjes. Mirëpo thuajse për një vit me radhë studiot shqiptare u morën me rastin Beleri. Arsyeja blerja e votës në Bashkinë e Himarës nga ky. Nuk mbeti këmbë patrioti, këmbë nacionalisti, këmbë partiaku pa u futur në interpretime gati vullkanike sa edhe shpullat apo pështymat nuk munguan.
Beleri u bë një katrahurë shqiptare edhe për faktin e temperamentit tonë, por fare thjesht nuk do ishte i tillë nëse Komisioni Zgjedhor nuk do ta lejonte kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë së Himarës. Mund të mos shkonte deri këtu kjo çështja e Belerit, nëse këta me shumicë patriotesh do kishin dalë e do protestonin tek dera e Komisionit Zgjedhor ku bëhet edhe kontrolli i pastërtisë së figurës etj., por nuk e bën, nuk e bëri kush. Dhe kjo më mirë se askujt tjetër i interesonte Edi Ramës dhe batalionit të patronazhistavë të tij.
Dhe e arriti, për një vit me radhë ne u morëm me Belerin duke harruar totalisht faktin thelbësor, atë mbi arrestimet, se sa ministra u kapën në korrupsion, sa krytarë bashkish rezultuan me probleme dhe se së fundmi deri një drejtor policie në Tiranë, në batalionin e drejtorëve të Edi Ramës, rezultoi se disponte rreth 22 dyqane, plus apartamente në mes të Tiranës dhe plot 4 milion euro në bankat shqiptare. Thjesht drejtor policie ai, mos shko më tej. Dhe shqiptarët që merren me Belerin mendojnë se janë të varfër prej tij. Nuk merren me këto firo financiare, por me Belerin pasi janë përfshirë bash në atë lojë që do Rama.
Tani i erdhi radha debatit me manifestimin ''madhështor'' të emigrantëve në Greqi që pritën Edi Ramën duke ia dhjerë grekut bash aty në mes të Athinës. Dhe rishtas askush nuk merret me kancerin real, vjedhjen. E bëri fora s'e bëri fora, ishte madhështor apo jo? E lyem Athinën në të kuq etj. Ky devijim social është bërë gangrenë për Shqipërinë, vendin e vjedhur por jo të varfër. Një taktikë kaq e hollë të cilën Rilindja e praktikon në mënyrën më përfekte. Por përse shqiptarët akoma nuk duan ta kuptojnë se demokracia është tjetër gjë. Përse e duan kaq shumë faktin e mishit për top në këmbët e pushtetit.
Arsyet janët të shumta, inati provincial, rryshfeti që marrin dhe japin, qokat karshi njëri-tjetrit dhe pangopja për të sunduar shoqi-shoqin qoftë edhe vëllai-vëllanë. Eshtë për të ardhur keq që, akoma shqiptarët nuk e kanë kuptuar lojën e hidhur që pushteti bën me 'ta. Madje vet ky Edi Rama ka kënduar dikur atë këngën ''Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë''. Sot pikërisht atë po bën, zhurmë ai, zhurmë edhe ju. Mos iu largoni thelbit, demokracia vdes nëse ju bëni zhurmë dhe jo qytetarin. Lërini mënjanë Belerët, tifozllëkun me t'ia dhjerë grekut, italianit apo atyre vendeve ku jetojnë e punojnë sot emigrantët shqiptarë.
Askush nuk e di ankthin tuaj, tonin, metrove të metropolove, aty ku kemi fjetur jashtë, ku kemi vdekur burgjeve, spitaleve, radhëve të doganave, fal vitaliteti tonë dhe jo shtetit amë. Shikoni se e gjatë është aradha e të korrupturëve, ata të cilët monarku bëri fushatat marramendëse, ushtarët e bindur për t'ju rjepur të gjallë, vjedhjet e tyre kalojnë në heshtje, madje për ironi me patos publik se shteti po arreston të vetët, njësoj si dikur kur përcillnim me demaskim publik kulakët dhe armiqtë e partisë, mirëpo armiku real nuk ishte askush tjetër, bash ai, demagogu. Të nxjerrin sytë kur i emërojnë, të marrin mend kur i arrestojnë. Mjaft më kështu./ CNA
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndod...
Edhe pse një detyrim protokollar i padelegueshëm që bu...
I dashur mik, Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...