Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e Tiranës u gjendën përballë një skene të pamenduar kur përpara tyre u zbulua pamja e një derrkuci transgjinor, i konfiguruar nudo.
Nuk e di cili ka qenë reagimi i audiencës dhe aq më pak mund të parashikoj përgjigjet e prindërve ndaj pyetjeve kurioze të fëmijëve të tyre, por di që media jonë e famshme, ajo që ka ndikim në opinion, pse jo dhe edukim (pa zëvendësuar shkollën) e përcolli në heshtje si normalitet.
Derrkuci transgjinor i Tiranës pati si pararendës klounin e kullës së sahatit në Elbasan, i cili i tregonte fundshpinën festuesve të ditës së verës. Këtu asgjë s’është e rastit.
Reagimin e parë ndaj këtij perversiteti e lexova nga e mirënjohura Caslli.
Guximi provokues i ideatorëve me agjenda të qarta të majta dhe apatia e publikut përballë këtij perversiteti, ndërkaq më kanë lënë pa fjalë.
Provokatorët politikë majtistë, kanë kohë që investojnë në qëllimësinë e tyre për të devijuar perceptimin gjinor të shoqërisë. Shpesh si në rastin konkret e bëjnë në emër të artit (që nuk është aspak i tillë). Herë të tjera në emër të mosdiskriminimit dhe modernitetit.
Dhe më pas akoma më keq, perversiteteve të tyre u japin formën e ligjeve për të imponuar standardin e tyre social me dhunë.
Kjo ka kohë që ka nisur dhe shënjestra është familja, disintegrimi i saj nëpërmjet denatyrimit të konceptit gjinor të individëve dhe të vendit e rolit të anëtarëve brenda saj.
Sulmi është i egër dhe i vazhdueshëm. Është politik, social dhe moral.
Duan të thyejnë me çdo kusht konstitucionin tonë shpirtëror, tërësinë e atyre normave dhe rregullave të cilat kanë qenë mburoja jonë kryesore morale e shpirtërore që na ka mbajtur në këmbë përballë stuhive të kohës e historisë.
Kjo agjendë ka autorët e saj pushtetarët e krenaristët e sotëm, të cilët madje e shohin këtë agjendë si mbështetësen kryesore, krahas të tjerave, nga ku buron dhe sundimi i tyre politik.
Pasi shembën kolonat themelore të edukimit në arsimin parauniversitar, Rama me bashkiakët e tij e me stanin e rilindjes së tij, iu sulën familjes me prindi 1, prindi 2 dhe me birësimet e deformuara.
Po njëherazi duan të eliminojnë vlerën e mëmësisë me surrogacinë dhe tani promovojnë njeriun pa identitet gjinor, njeriun e transfiguruar në gjysma gjinish ose në mish-mash gjinish.
Ky është ai njeriu i ri i dëshiruar i Rilindjes. Një njeri me mendje hermafrodite, pa identitet, pa ato vlerat e ndara qartazi e të mbartura nga Zoti e natyra tek femra dhe mashkulli. Një njeri që nuk mendon, nuk reagon, nuk ka virtyte, ideale e ëndrra por vetëm një dimension fizik të përzier dhe të amullt që reflekton një gjendje psikike të dorëzuar e të nënshtruar përballë çdo të keqe, duke qenë vetë produkt dhe simbol i së keqes dhe i së shëmtuarës.
Ky është projekti më kobzi që Rilindja e Ramës po realizon për atë që ai me pompozitet e lançon si Shqipëria e 2030-tës.
Po publiku?!
Publiku shpesh qesh, ose duartroket, me idenë profane se është në një shfaqe, pa llogaritur traumatizmin e moshave të vogla dhe thyerjet e atyre tabuve që mbajnë të shëndoshë raportet familjare e sociale.
Perversiteti krijon gjithmonë kuriozitet dhe ilaritet në përballjen e parë, por efekti i tij le njollën e pashlyer tek fëmijët e njerëzit me dije të cunguar që e shohin atë si imponim kulturor dhe më pas e pranojnë si normalitet, duke ndikuar kësisoj në formën e të menduarit dhe të sjellurit të tyre.
Perverisitete të këtilla minojnë dhe hedhin në erë ato rregulla të domosdoshme që kanalizojnë drejt ekuilibrit dhe zhvillimit një shoqëri normale.
Përballë kësaj publiku duhet të reagojë.
Zërat e Casllit apo të disa të tjerëve nuk mjaftojnë dhe nuk bëhet fjalë këtu për reagime shoqatash që mbrojnë vlerën e familjes.
Derrkuci transgjinor i Rilindjes është një projekt politik që duhet shembur një orë e më parë.
Shembja politike është shërimi nga kjo gjëmë që po pushton shoqërinë./ CNA
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...