Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qershor 2022), mbi 900 faqe, format i madh A4 (rreth 1800 – 2000 fq. të formatit që kanë zakonisht librat) është një prej punëve më madhore që munda të realizoj, një mund që mbështetet në grumbullim të dhënash, shënime, informacione, studime, kërkime, etj, të miat që shtrihen në një hark kohor që përfshin, rreth 50 vjet prej jetës sime. Mjafton të them se tek shënimet e mia, një pjesë e tyre edhe letra ku i pata shkruar dikur, sot, është zverdhur prej kohës apo informacioni gojor që kam grumbulluar në kohë, u përket njerëzve të ndryshëm të cilët shumica e tyre, në mos të gjithë, sot kanë vdekur e nuk janë më.
Në këtë punim trajtohen: histori familjesh, fragmente gjenealogjish, prosopografi, eruditë, diaspora, etnografia, besimi, kultura, arsimi, letrat, shkenca, arti, muzika, urbanistika, historia, ekonomia, tregtia, artizanati, arkitektura, ajografia, ikonografia, leksikologjia, kodikografia, filozofia, mjekësia, oinologjia, bujqësia, blegtoria, anthropologjia, etj, etj, të Voskopojës.
Tek “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” përmenden rreth 630 familje nga të cilat, rreth 130 me hollësi dhe të tjerat shkurtimisht, gjithçka në varësi të informacionit të gjetur; përmenden disa mijëra njerëz dhe të dhëna historike për shumë prej tyre; jepen histori familjesh, si dhe thuajse 100 fragmente gjenealogjish të zhvilluara në mbi 130 pemë gjenealogjike, disa prej të cilave depërtojnë deri në shek. XVI dhe shtrihen pastaj deri në fillimet e shek. të XX; shtjellohen familjet voskopojare që fituan tituj fisnikërie në Europë dhe heraldika e tyre; flitet për historinë e qytetit të dikurshëm që në fillimet e shek. XIV dhe deri në fillimet e shek. XX; flitet gjithashtu për shpërndarjen e qindra familjeve në të katër anët e dheut, etj. Trajtohen me hollësi shumë figura të shquara që kanë dalë ose kanë origjinën prej qytetit të djegur, vepra dhe jeta e tyre, etj, etj.
Mendoj se punimi në fjalë është më i ploti që mund të jetë shkruar ndonjëherë për Voskopojën, në çfarëdo gjuhe qoftë.
---

“Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” botohet në një tirazh të kufizuar, në tri volume, në letër cilësore, me ngjyra, me mbi 1200 ilustrime, foto, piktura, gravura, portrete, autografe, harta, skema, grafikë, diagrame, etj., dhe në fund mbyllet me një studim timin athropologjik rreth karakteristikave biologjike të voskopojarëve të dikurshëm.
(Nga hyrja, e enciklopedisë)
“Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus”, disponohet në një numur të kufizuar dhe mund të kërkohet edhe nëpëmjet fb. tim, Ilia V-Ballauri. ©
1. Mbi shkencat e natyrës që studioheshin dikur në Akademinë e Voskopojës. FIZIKA
Nxjerrë nga: I.V.B. “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus”, fq. Vol. 2-të, fq. 393, 394
PËR FIZIKËN, Theodhor Kavalioti tek traktati i tij për këtë shkencë që gjendej në duart e nxënësve të Akademisë së Voskopojës, në një sërë kapitujsh trajton këto çështje: fizika dhe përkufizimi i saj, materja, ndarja e saj, forma e trupave, principe të mekanikës, principe të kimisë, hapësira, vakumi ose boshllëku, makinat pneumatike, barometri, lëvizja në hapësirë dhe kohë, nxehtësia dhe të ftohtit, lëngjet, lëvizjet e trupave të ngurtë dhe të lëngët, elasticiteti, boshllëku dhe dëndësia, rëndësia dhe lehtësia, forcat tërheqëse mes trupave, drita, etj, etj.
Niveli i këtij traktati të Kavaliotit mund të gjykohet, nga citimi i këtyre filozofëve të lashtësisë që gjenden të përmenden në faqet e tij: Thalesi, Parmenidi, Ksenofoni, Anaksimeni i Miletit, Seleucus, Plutarku, Theofrasti, Herakliti, Sokrati, Leicipi, Demokriti, Epikuri, Hipokrati, Empedokli, Hesiodi, Anaksagora, Anaksimandri, Pitagora, Platoni, Aristoteli, Prokli, Zenoni, Galeni, Diogjeni, etj.
* * *
PËR METAFIZIKËN, tek traktati i kësaj fushe fq. 125 që na ka arritur si dorëshkrim i përgatitur prej Th. Kavaliotit, për lexuesin e gjërë por edhe për Akademinë e Re, shkruan: “ …Metafizika për filozofët, është shkenca më e parë sepse ajo trajton, konceptet dhe principet e mendjes njerëzore në formë të përgjithshme, ajo është nëna e gjithë shkencave të tjera, sepse i përfshin këto në gjirin e vet, ajo i përfaqëson të gjitha principet në formën e aksiomave, prej nga pastaj shkencat, bëjnë argumentimet e tyre… ”
2. Mbi shkencat e natyrës që studioheshin dikur në Akademinë e Voskopojës. ARITHMETIKA & ASTRONOMIA
Nxjerrë nga: I.V.B. “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus”, fq. Vol. 2-të, fq. 394, 395
PËR ARITHMETIKËN, tek teksti i vet “Eisagogiki” i cili është për nxënësit e klasave të ulta, Ikonomi Dhaniil Voskopojari mes të tjerave si mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, thyesave dhe të katër veprimeve me to, u mëson nxënësve rregullin e treshit për llogaritjet në tregti, por ai vazhdon edhe me të tjera metoda që sot nuk njihen apo janë harruar, si llogaritjet sipas rregulli të pesës dhe rregullit të shtatës në arithmetikë. Ja një problem i tregtisë që ai ngre dhe pastaj i jep zgjidhje, me rregullin e shtatës: “ … 5 veta, në 3 muaj, me 20 grosh, fituan 130 grosh. Po 7 veta, në 2 muaj, me 16 grosh, sa do të fitojnë?” Pasi ngre problemin, Dhanili jep pastaj edhe rrugën e shpejtë dhe të saktë, duke u theksuar nxënësve se një tregtar i mirë, e zgjidh menjëherë, një problem të tillë. (Ja metoda e zgjidhjes që jep Dhanili: prej të shtatë shifrave të renditura më sipër, shumëzohen e katërta, me të pestën, me të gjashtën dhe me të shtatën dhe pastaj, ajo që del pejsëtohet me produktin e shumëzimit të shifrës së parë, me të dytën dhe me të tretën.) (Daniil Voskopojari, “Eisagogiki Didaskalia”, Vienni 1802, fq. 72 - 81)
* * *
PËR ASTRONOMINË, Ikonomi Dhaniil u mëson nxënësve të vet, tek “Eisagogiki” mes të tjerave edhe si vijon, citojmë: “ …Trupat qiellorë që gjenden në hapësirën me yje që qëndrojnë në të njëjtat pozicione, tek ne janë shtatë sipas Ptolemeut:
Kroni (Saturni), Zeusi (Jupiteri), Ari (Marsi), Ilios (Dielli), Afërdita (Venusi), Hermisi (Mërkuri) dhe Selini (Hëna). Quhen planete, sepse enden (πλ?ν?νται) sipas një trajektoreje, (οδοιπορ?αν) në qiellin e mbushur me yje … Ata vijnë rreth e rreth për 14 orë, duke mbetur ndërkohë, gjith e nga pak prapa, kush prej tyre më tepër dhe kush më pak. Cikli që duket se planetet përshkojnë, kryhet me sens nga perëndimi në lindje, … Cikli rreth Diellit [që përbën edhe ciklin vjetor] realizohet për 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 45 sekonda … Cikli i Hënës që përbën edhe muajin hënor, realizohet për 29 ditë, 12 orë, 44 minuta dhe 3 sekonda… ” etj. (Daniil Voskopojari, po aty, fq. 57 - 58)
Nxjerrë nga: I.V.B. “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus”, fq. Vol. 2-të, fq. 393, 395
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...