Nga Andi Bushati/ Opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i bojkotit
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...

Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante po krijojnë një atmosferë gjithmonë e më mbytëse ku njerëzit nuk kanë kohë të kapërdijnë një zhvillim, ta tresin e të rehatohen, pasi tjetri është menjëherë pas dere.
Në këto kushte gjithnjë e më pak po shihet përtej mjegullës, se çfarë po ndodh pas ngjarjeve të momentit.
Megjithatë nuk do shumë mund për të kuptuar se Shqipëria po kalon një nga momentet më sfiduese të saj. Është bërë e qartë tashmë dhe e pranuar gjërësisht, se korrupsioni dhe lidhjet e krimit me politikën në këto 11 vite janë mali i thepisur që duhet të kalojmë për të gjetur shtegun normal, atë rrugë që ndjekin vendet europiane e që duan të bëhen pjesë e familjes së BE.
Njohja dhe pranimi i problemit mbeten një arritje. Korrupsioni dhe lidhjet e krimit me politikën për shkak të përmasave monstruoze u bënë të pambulueshme nga propaganda dhe marifetet e qeverisë. Ato janë tani këtu, hapur, në mes të tavolinës ku e shohin të gjithë.
Aferat brutale si ato të inceneratorëve, të rrugëve, dhe vjedhjet pa cak e me babëzi në Bashkinë e Tiranës, përfshirja në banda e familje mafioze si shërbëtorë e shumë drejtuesve të policisë, raportet elektorale e implikimi në zgjedhje i më famëkeqëve, kanë tronditur rëndë ndërgjegjen e publikut dhe besimin te politika, te përfaqësuesit, tek institucionet.
Dy njerëz mbi gjithë të tjerët kanë dalë në krye të skenës këto kohë, si personazhet ku më së shumti lidhen këto fije, ku përfaqësohen këto fenomene. Ata janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Nuk dihet mirë se çfarë drejtësia po bën me ta. Shefit të madh gjysmën e bashkëpunëtorëve ia kanë arrestuar, pjesën tjetër e thërrasin herë pas here në SPAK. Mëtonjësi për pasardhës, është në të njëjtat kushte, ndërsa edhe direkt ndaj tij besohet se ka nisur një hetim.
Edhe pse duket ditë e vështirë për vendin, prej kutërbimit nga dalja në rrugë e kaq shumë zullumeve, prej zbulimit të shumë të vërtetave të korrupsionit dhe lidhjes që pushtetit me krimin, sërish, një moment i mirë, i artë është në sfond, që të mund ta kthejë të gjithën këtë në favor.
Që është drejtësia bruto, e plotë, shteruese, pa limite.
Një drejtësi e tillë jo vetëm do të ishte dëmshpërblim për dëmet që i janë bërë vendit dhe njerëzve, por po ashtu do të ishte transplanti jetik në shtatin e rrëgjuar të një republike me kaq shumë lëngime tranzicioni.
E po ashtu, një vaksinë e sigurtë që do ta mbronte këtë organizëm nga fenomene të tilla në të ardhmen. Pra hiç më pak, sesa transformimi i Shqipërisë në një rend europian, perëndimor.
Edhe pse krejt e mundur, kjo instancë, ky stacion vjen në sytë e njerëzve si utopik. Ka shumë skepticizëm. Disa zhvillime të deritanishme e kanë ushqyer këtë dyshim me të drejtë. SPAK është treguar tendencioz dhe i pamërshirshëm ndaj liderëve të Opozitës, atyre që s’kanë pushtet, dhe i butë, tolerant, mirëkuptues me liderët e shumicës në pushtet.
Kjo e bën ëndrrën për drejtësi, të duket e largët dhe fluturake. Krahas kësaj, ekziston një rrezik edhe më i madh. Ne e dimë se e keqja nuk ka fund. Po sikur, pas gjithë këtyre skandaleve, organi nga ku pritet drejtësi, të lërë pa prekur, pa dërguar para ligjit, dy personazhet që janë njësuar me fenomenet?
Atëherë do të ishim hiç më pak se përpara një skene të njohur horrori. Frankenshtajni do të ngjante me një karikaturë në krahasim me përbindëshat që do të prodhonte ky skenar.
Vendi me korrupsionin më të madh në Europë, me lidhjet më kriminale të qeverisë me bandat e familjet mafioze, vendi ku rrihet për vdekje avokati i liderit të opozitës në mes të ditës pranë kopshtit të fëmijëve po duket sikur po lë pa ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë, bosat realë.
Unë uroj shumë që kjo të mos vazhdojë të ndodhë, sepse do të ishte kapitullimi i Shqipërisë, rrëshqitja në një kurs që nuk ka asnjë lidhje me Europën e aspiratën tonë si komb.
Kjo do të duhet të ishte detyrë më së pari e drejtësisë sot, të mos e lejojë një theqafje të tillë. Ndaj është me aq shumë pushtet, e është investuar aq shumë aty, pikërisht për të bërë këtë korigjim të devijancave që shkaktojnë korrupsioni dhe krimi.
Do të ishte e pafalshme që drejtësia të mos e kryente përgjegjësinë që ka dhe për të ruajtur privilegjet, karrierën, të ardhmen e interesat e dy njerëzve, dy individëve, ta hidhte vendin në greminë. Zgjidhja tjetër, që vjen nga populli ka gjithnjë kosto të mëdha, por mesa duket është e vetmja shpresë për të ruajtur aspiratën e kahershme tonën për të qenë qytetarë të lirë në Bashkimin Europian./CNA
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...