Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mënyrë krejt paradoksale, po zhbën ditë pas dite arsyen për të cilin ky institucion u ngrit. Sa më shumë vjedhje kolosale apo skema vrasjesh kriminale që zbulohen, aq më tepër mpaket besimi i publikut se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.
Këtë dëshmoi edhe dosja e radhës për aktivitetin e disa prej bandave më të rrezikshme të vendit, që operonin në zonën mes Lezhës, Laçit, Fushë-Krujës dhe Tiranës.
Çfarë gjejmë aty? Një ish-deputet të PS-së, Arben Ndoka, që për muaj të tërë angazhon një ushtri me vrasës, për të kryer një krim. Një përfaqësues të Rrahjave, klanit tjetër të një ish-deputeti rilindas, i cili organizon një pritë për vrasje, këtë radhë kundër vetë Arben Ndokës. Pastaj në skenë del Astrit Avdyli, personazhi i dosjes "339", i bërë i famshëm nga përgjimet e "Bild", që prej qelive të paraburgimit kontrollon killerat me pagesë. Më tej Pëllumb Gjoka, siguruesi i hambarit të votave në Qarkun e Shkodrës, që është i aftë të rekrutojë shefa policie, për të vazhduar aktivitetin ilegal të lojërave të fatit. Më tej, njeriu i afërt i drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliut (çuditërisht përmendet me emër në dosje), që gënjeu publikisht për krimin elektoral të Elbasanit, i cili spiunon për llogari të grupeve mafioze.
Po ta vështrosh nga një këndvështrim ku SPAK-u refuzon të thellohet, të gjithë këta elementë i lidh një gjë e vetme. Ata, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë prodhuar vota për partinë në pushtet. Dhe ky dyshohet se ka qenë çeku i bardhë për të pasur liri në aktivitetin e tyre kriminal.
Kur ndjek këtë logjikë, natyrshëm të vjen ndërmend pyetja: Po a shkon dot Prokuroria e Posatçme tek ata që ua falën killerave këtë liri? A i prek dot ajo krimet elektorale që kanë rrënjosur pushtetin e një bande të vetme?
Mjafton të ngresh ketë dilemë për të kuptuar se në mënyrë krejtësisht kontradiktore, SPAK-u, aq sa po e rrënon moralisht këtë qeverisje, duke nxjerrë në shesh të vërteta që as imagjinata më perverse nuk do të kish mundur t'i fantazonte, po aq dhe po e përforcon pushtetin e saj, duke mos i prekur thelbin e ekzistencës.
Ky konkluzion po aq sa është i vërtetë i për aferat kriminale, vlen njësoj edhe për ato korruptive. Po të zhytesh në skandalin e inceneratorëve sheh se prokurorët dhe hetuesit kanë gjurmuar ata që kanë çuar ndonjë lekë në shtëpi, që kanë përfituar ndonjë biletë udhëtimi apo shtrat erotik hoteli, ndërkohë që nuk kanë guxuar të zbardhin arkitekturën mostruoze të grabitjes që në fund do t'u kushtojë shqiptarëve afër gjysmë miliardi euro.
Pra, edhe këtu SPAK-u njollos, bën pis, përforcon besëtytninë kolektive të një populli që vidhet përditë, por nuk është në gjendje t’i japë përgjigjen se cilët janë hajdutët e vet realë.
Pikërisht ky paradoks, ku pikturohet përmes faktesh të panumërta se po bëhet batërdia, por ama ku e keqja sistemike mbetet pa kokë, po rëndon përditë e më shumë besimin te një institucion që u ngrit me shpresën se të paprekshmëve do t'u vinte fundi.
Për të perifrazuar një shprehje të njërit prej përkrahësve fillestarë të tij, ish-ambasadorit Donald Lu, SPAK-u nuk po shkon dot te peshqit e mëdhenj. Ai po kënaqet duke bërë statistikë me cironka, prandaj dhe krimi e korrupsioni bëhen më të fortë, ndërkohë që rrjeta duket e mbushur plot me të arrestuar./CNA
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...