I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë.
Janë thënë shumë gjëra dhe nuk dua t'i përsëris, sepse nga ana ime është krejt e qartë se çfarë natyre duhet të ketë një martesë dhe se ajo duhet të jetë vetëm heteroseksuale që të quhet e tillë, pra vetëm ndërmjet një burri e një gruaje dhe kjo për gjithë jetën, derisa vdekja të mos i ndajë. Ajo që të bën shumë përshtypje, është se si një institucion publik lejon, madje bëhet pjesë bashkëpunuese e një provokimi të mirëstrukturuar. Se si kjo ndodh pikërisht në kohën kur kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është aty dhe në një kohë kur debati për familjen dhe shenjtërinë e saj po merr përmasa kombëtare, përveç debateve të tjera të këtyre ditëve.
Kjo më bën të mendoj se Bashkia e Tiranës ka një agjendë të caktuar ose se së paku segmente të veçanta të saj e mbështesin këtë agjendë. Ky institucion nuk merr parasysh ndjesitë dhe ligjet e këtij vendi, por abuzon me to, duke i shkelur me të dyja këmbët në mënyrë arbitrare, madje edhe cinike, duke i zbukuruar me lule. Këtu çështja nuk është thjesht politike, por tregon qartë se bashkia e kryeqytetit është pjesë e një lobimi, i cili po kërkon me ngulm të modifikojë konceptin e martesës dhe të familjes, duke u dhënë atyre ngjyrime të caktuara.
Në fotot e shpërndara në median televizive dhe atë online, shihet se në krahët e njërës prej zonjave gjendet edhe një fëmijë. Unë mendoj se ky është një abuzim me fëmijën, ashtu sikurse është abuzim kur prindërit që divorcohen i përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit apo kur fëmijët bëhen instrumente për të kënaqur egoizmin e prindërve nëpërmjet surrogacisë ose inseminimit artificial, a rendjes drejt bankave anonime të embrioneve. Fëmija i mbartur në krahë, ndërsa gratë puthen së bashku, është kryekëput një skenar në të cilin ai fëmijë shërben si një mjet dhe asgjë më shumë. Dhe ky është abuzim.
Unë nuk jam për linçim. Ne jemi të gjithë bijtë e Hyjit, ama mendimin dhe objeksionin e ndërgjegjes nuk e ndal askush. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka pjesë të administratës së vet ndonjë katolik. Nëse ka, u bëj thirrje që të protestojnë kundër një teatri të tillë, sepse ndërgjegjja e tyre vlen më shumë sesa kritikat e shefit/ave të tyre apo larg qoftë, largimi i tyre nga puna. Nëse aty gjendet dikush që e mendon ndryshe nga ata që e kanë inskenuar një gjë të tillë, të distancohet edhe publikisht.
Mosbindja civile është një vlerë, kështu që do t'i bënit nder vetes dhe institucionit duke mos u bindur e duke protestuar, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo abuzim për të cilin jeni dëshmitarë. Nuk e di nëse ndonjë prej katolikëve që punon në Bashkinë e Tiranës do t'i lexojë këto rreshta, por nëse i lexojnë dhe pajtohen me mua, të dalin e ta tregojnë publikisht dakordësinë e tyre me to e mosdakordësinë e tyre me atë teatër pa shije./ CNA
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...