Srebrenica, damka e gjenoicidit për Millosheviçizmin!
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...

Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” shoh dy kampe sociale, ndër të cilët i pari shprehet disgustoz dhe nihilist ndaj asaj që ofroi ky program; ndërsa tjetri i apasionuar ndaj tij, si ndaj një loje, ndahet në grupe tifozërie që gjykojnë rezultatet dhe jo shkaqet me pasojat e tyre të reflektuara në rezultate.
Në këndvështrimin e Eksperimentit të Standfordit, nga dhe ndoshta u inspiruan produksione të tilla televizive, duhet të kuptohet se situata të tilla kanë gjithnjë një regji si ajo e përgatitjes psikologjike të gardianëve nga ana e ekipit të Standfordit, që zëvendësohet në këto eksperimente televizive me votën popullore.
Pra, e thënë ndryshe, këto produksione nuk testojnë aktorët në garë, po qëndrimin dhe konturimin psikosocial të shoqërisë që i ndjek. Detyra e produksionit është vetëm të krijojë situata dhe sfida që tërheqin vëmendjen e publikut dhe është publiku ai që vendos në bazë të shikueshmërisë për skicimin e situatave. Realisht dëgjoj në mjedise dhe media sociale të diskutohet për drejtësi, apo padrejtësi, manipulim, apo korrektësi në leximin nga ana e produksionit të votës popullore dhe asnjëherë nuk has leximin dialektik historik të kësaj vote në gjykim të votuesve.
Në finale të këtij produksioni arritën pesë finalistë, ndër të cilët 4 tentuan të respektonin sistemin dhe ligjësinë e produksionit ndërsa vetëm njëra, fituesja e këtij reality show vendosi t'i thyejë jo vetëm ligjësinë, rregulloren, duke sfiduar me fjalor, xheste, komunikim, shpesh jo vetëm komunitetin me të cilin ishte e detyruar të jetonte, por gjithë audiencën; me një lojë fine ku sadistja viktimizohej dhe duartrokitej nga publiku, se e luante mjaft mirë misionin e saj, nëpërmjet aktrimit të një situate psikike me shumë personalitete, që kërkonte guximin e individit që njeh mirë psikologjinë sociale nacionale, ku parapëlqehet sociopati në pozicionin e liderit.
Kjo nuk shpreh asgjë më pak se konceptimin 80-vjeçar psikosocial të popullit tonë për të shkathëtin, apo 99-shin që meriton të arrijë në krye sepse përballë tij qëndrojnë idealistë dhe njerëz punëtorë, që nuk marrin erë nga jeta dhe janë në pozitat e “kalit të karrocës”.
Dy janë përfundimet e mia modeste personale nga ky "Big Brother":
Së pari: Sërish në një garë të ethshme nga shpirti popullor i ndjekësve të spektaklit u përzgjodh individi antisistem dhe dhunues. Dhe kjo ishte një përgjigje konstruktive për gjithë idealistët dhe utopistët që pretendojnë se ka ardhur koha për përfaqësira të reja politike dhe besimin që duhet t'u jepet njerëzve të ndërgjegjshëm dhe të kulturuar. Sërish vota popullore vërtetoi se atraktiviteti i subkoshiencës nacionale është me sociopatin me shumë personalitete, dhunuesin e viktimizuar, me të jashtëligjshmin e dënuar (dhoma e bardhë).
Së dyti: Pozitive e këtij "Big Brother"-i ishte se në finale, në ethe dhe diskutim të plotë në votë popullore, u desh të viheshin përballë në podin final vlera me antivlerën, për të fituar antisistemi në garë me një përfaqësues të respektimit të sistemit të formatit, anormaliteti psikosocial me ekuilibrin dhe stabilitetin psikoemocional, mungesa e argumentit dhe bullizimi me kreativitetin kulturor dhe argumentin logjik, revolta subkortikale me ekuilibrin profesional dhe familjar.
Në ndryshim nga viti i shkuar ku mashtrimi, imoraliteti, pavlefshmëria, krijoi një simpati dhe triumf të padiskutueshëm të antivlerës mbi vlerat e formatit, këtë vit dëshiroj të besoj se populli u nda mes vlerës dhe antivlerës, ndoshta duke tentuar të shkëputet nëpërmjet një ndërgjegjësimi me të gjerë social nga antivlera, si burim i fatkeqësive të tij në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore./CNA
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...