Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndërtojë një infrastrukturë spektakolare në funksion të turizmit. Duke iu referuar përfundimit të rrugës Thumanë-Kashar, Rama përmendi se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e dy akseve të tjera, atë Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier.
Po kështu qeveria synon që brenda muajit të tenderojë edhe dy segmentet e mbetura të Korridorit Turistik të vendit, ato nga Miloti deri në Muriqan për të lidhur kufirin nga Mali i Zi deri në Vlorë me një autostradë shpejtësie.
Përtej investimeve në rrugë, kreu i qeverisë tha se do të ketë projekte masive edhe në porte, aeroporte për të mundësuar që Shqipëria e vitit 2030 të ketë një ofertë turistike absolutisht spektakolare në aspektin e transportit, sa u përket flukseve që shkojnë drejt bregdetit.

Ndërtimi i infrastrukturës është më të vërtetë domosdoshmëri për të përballuar flukset e bumit turistik të vendit. Qeveria ka zgjedhur formën e koncesionit për ta realizuar këtë. Të gjitha segmentet e Korridorit Blu nga Shkodra në Vlorë janë tenderuar ose do të tenderohen me koncesion. Investimet në porte dhe aeroporte po ashtu janë koncesione private. Kjo shtron një pyetje. Kush do t’i financojë këto projekte? Dhe përgjigjja e kësaj pyetjeje, është gjithçka përveçse e lehtë.
Tani dy llogari të thjeshta. I gjithë kapitali i sistemit bankar në Shqipëri është rreth 1.8 miliardë euro. Kuadri rregullator në fuqi përcakton se ekspozimi i bankave ndaj një kompanie ose grupi të lidhura kompanish nuk mund të jetë më shumë se 20 për qind e kapitalit rregullator. Me pak fjalë, edhe nëse të gjitha bankat shqiptare bëhen bashkë në formën e sindikatës ato nuk mund të kreditojnë një kompani të vetme më shumë se 360 milionë euro. Vetëm disa nga projektet infrastrukturore të koncesionuara janë edhe më të mëdha se kjo shifër.
Për shembull, koncesioni i segmentit Kashar-Lekaj, i cili i është dhënë kompanisë Gjoka, kushton 474 milionë euro, ndërsa ai i Lekaj-Fier 320 milionë euro. Këto janë projekte që kërkojnë financime masive, të cilat do të kalonin përtej limiteve rregullatore të gjithë sistemit financiar. Por kjo nuk është e gjitha.

Një pjesë e bankave, veçanërisht ato me kapital të huaj, duket se nuk kanë oreks për të financuar projektet koncesionare të infrastrukturës ose kanë kufizime nga qendrat e tyre për t’u përfshirë në to. Këto janë kryesisht bankat më të mëdha të vendit, ato që kanë dhe hapësirat më të mëdha për të financuar ekspozime në këto përmasa.
Bankat shqiptare edhe nëse do të kishin të gjithë vullnetin apo interesin do ta kenë praktikisht të pamundur për shkak të kufizimeve rregullatore, por edhe përmasave të vogla. Në këtë situatë dy janë risqet kryesore. Ose projektet do të mbahen peng nga kompanitë fituese për mungesë financimesh siç ndodhi me koncesionin e parë të Milot-Balldren, ose do të rritet presioni mbi sistemin financiar për të shkelur kufizimet rregullatore të huadhënies.
Të dyja këto rreziqe kanë probabilitet të lartë materializimi. Në mos janë materializuar sakaq, padyshim do të materializohen shumë shpejt. Për sa kohë, qeveria apo tregu nuk do të ofrojnë një zgjidhje përtej kuadrit ekzistues.
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...