Basha – Meta dhe debati mbi rritjen e “pjellshmërisë”!
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...

I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së rreme evropiane të ndërtuar me milionat e eurove lobuese që shpërndahen për Blairet, D’Alemat, Ursot, McGonigalët e sa e sa të tjerë të këtij soji që nuk dihen, Edi Rama rendi drejt strategjisë së vetme që i kishte mbetur për të sfumuar realitetin e shtetit mafioz të ekspozuar nga gazetarët e "Rai Tre". Te vrasja e lajmësit. Këtë radhë kjo ishte e detyruar, pasi nuk pinë më uje as batutat e zakonshme që zhvlerësojnë pyetjet e gazetarëve dhe as spërdredhjet e pafuqishme në italishten e mekur nga ulërima e fakteve.
Eliminimi i dëshmitarëve është strategji tipike e organizatave mafioze sa herë që punët e tyre dalin në shesh. Kur kjo është e pamundur fizikisht, atëherë lajmësit diskreditohen publikisht si të pabesueshëm dhe me karakter të lig. Jo pa qëllim, i gjithë aparati propagandistik i qeverisë dhe tambureve të saj, në dy ditet e fundit është përqendruar te goditja e atyre që folën në emisionin e "Report".
Arben Ahmetaj u bë derri në pyllin e dendur të pushtetit dhe gjarpri që mazhoranca e mbajti pafajësisht për 10 vite në gjirin e saj. Ky është një i arratisur nga drejtësia, i cili sajon akuza për shkak se i është refuzuar azili dhe qëndrimi në apartamentin luksoz të Luganos, ku paskan jetuar dhe VIP-a të rangut botëror.
Francesco Becchetti është një kriminel i dënuar me 17 vjet burg për pastrim parash. Ky me paratë e tij të pista, qenka një nga sponsorët e emisionit skifoz të "Rai"-t.

Sali Berisha nuk ka nevojë për shume punë. Ky ka 10 vjet që është aty, sa herë që pushtetit i duhen armiq. Këtë herë, nga ballkoni ku e kanë strukur, Saliu gatoi përzierjen e helmatisur që u eksportua në studiot e "Rai"-t. Pra "non grata" i izoluar ndërkombëtarisht, qenka njëkohësisht gjeniu i fshehtë që drejton linjat editoriale të mediave më të rëndësishme të botës, nga "Rai" në Itali e deri te "Bild"-i në Gjermani.
Që cirku propagandistik të mbyllet tamam, i duhet vënë një njollë edhe Fatos Lubonjës. Dhe meqë këtij nuk i thonë dot as i korruptuar dhe as pjesë e rrethit të Berishës, i ngjitën damkën e urryesit patologjik dhe mllefaxhiut të kahershëm personal të kryeministrit.
Me pak fjalë, boshti i së keqes është bërë bashkë për të baltosur kryeministrin e mirë të Shqipërisë dhe flamurin e shqiptarëve.
Megjithatë, e gjitha kjo është një strategji e dëshpëruar. Për shqiptarët sot nuk përbën më asnjë grimë interes, nëse Arben Ahmetaj është burrë i mirë apo burrë i poshtër. Kjo çështje kishte interes publik në 10 vitet e shkuara, kur Edi Rama e mbante atë në postet më të larta të qeverisë. Tani që Ahmetaj nuk ka më në dorë asnjë qindarkë të shqiptarëve, për publikun ka interes vetëm një gjë. A janë të vërteta ato që thotë ish-zëvendësi i Ramës në arrati?

Dhe këtu përgjigjet e para kanë filluar të vijnë tashmë. Arben Ahmetaj tha se kryeministri ndan copat e Shqipërisë duke ngrënë qofte. Por a nuk e pranoi vetë Edi Rama nën presionin e gazetarëve të "Rai"-t se në zyrën e tij bëhen biseda për licenca kazinosh?
Ahmetaj tha se në zyrën më të lartë të shtetit hyjnë e dalin lirshëm kapot e krimit të organizuar. Por a nuk u detyrua ta pranonte vetë kryeministri se në zyrën e tij ka pritur dhe njerëz të përfolur për lidhje me kartelet më të frikshme të drogës në botë?
E njëjta logjikë vlen edhe për Becchetti-n. Për shqiptarët tani nuk ka më asnjë pikë rëndësie se sa kriminel është Becchetti. Edhe sikur ky të jetë mafiozi më i madh i botës. Por për shqiptarët ka shumë rëndësi të kuptojnë se çdo një ministër i Meloni-t që bën biznes në Shqipëri, në ortakëri me një ish-ministre të Edi Ramës? Çfarë i ka lidhur këta?
Ndaj tamburet e propagandës mund të shtien batare pafund breshërish mbi lajmësit. Por edhe sikur t’i varrosin ata 7 pashë nën tokë, nuk do të arrijnë të vrasin dot lajmin. Sepse kazinotë, përgjimet e Sky-t, koordinatorët e personazheve të "Metamorfozës", kullat e Tiranës dhe resortet e ndërtuara mbi copat e falura të bregdetit janë aty. Në sytë e të gjithëve.
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...