Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...

“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive të mëdha, nuk numërohet dhe vete dëm! Kështu ranë dakord të dyja partitë në 2008-ën!”
“Mandati i tretë e ka bërë PS arrogante, nuk do të votoj, sepse mandati i katërt do ta bëjë të padurueshëm korrupsionin dhe arrogancën e saj!”
“PD e Berishës nuk më përfaqëson, është parti nongratash, parti antiperëndimore; nuk do të votoj!” “PD nuk është ajo parti që ka qenë, nuk do të votoj!”
“PD e Bashës është renegate dhe e shitur, nuk do të votoj!” “Mundësinë e Shehajt nuk do ta votoj, se s’ka figura të njohura!”
“Lapajn nuk do ta votoj se është populist dhe vjehrri i tij është shkarkuar për korrupsion!”
“Arlind Qorri është komunist, nuk e votoj dot!” “Dash Shehin, megjithëse i thotë gjërat me emrin e tyre të vërtetë, nuk e votoj se ha qofte e pi raki te Pazari i Tiranës!”
“PDIU nuk e votoj se nuk jam çam! As PBDNJ nuk e votoj se nuk jam grek!” “Të gjithë janë njësoj, nuk do të votoj!”
“Nuk ka asnjë forcë që mund të mos më përfaqësojë, ndaj nuk votoj!”
“Nuk do të votoj, sepse dua të dërgoj një mesazh, që ne jemi shumica që nuk bie dakord me ta!”
Klithma dhe ankesa që dëgjohen vazhdimisht nëpër tryeza kafenesh, apo edhe diskutime mes miqsh dhe që me afrimin e zgjedhjeve do të shtohen edhe në debate televizive.
Vërtet, çfarë mesazhi dërgon mohimi, caktimi, refuzimi i së drejtës më të lartë demokratike? Indiferencë ndaj të nesërmes? Boshllëk apolitik i ndërgjegjshëm. Apo zgjidhje, që tregon respektin ndaj vetes? Çfarë mesazhi dërgon ky qëndrim i një vendi të munduar, të lodhur, që ka jetuar diktaturë, tradhti, ndarje kombëtare dhe një armiqësi të pashoqe politike mes njerëzve?
Në fund të fundit, cilin dënojmë veç vetes, nëse nuk shkojmë të votojmë?
Së pari, votime do të ketë. Të ndershme ose jo, votime do të ketë! Sistemi do të mbijetojë. Edhe më lehtë! Personazhet e papëlqyera politikë do të jenë përsëri. Akoma edhe më lehtësisht do të mbijetojnë. Së dyti, vendimet do të merren dhe kjo heshtje fajtore e mosvotimit në zgjedhje do të konsiderohet prej tyre si pëlqim dhe jo refuzim.
Në fund të fundit, mosvotimi nuk e shkatërron arrogancën; e forcon atë. Mospjesëmarrja në votime është bashkëpunim, aspak akt rebelimi, aq më pak revolucion! Në një kohë kur ky sistem politik dhe këta personazhe politike të tranzicionit dhe të diktaturës komuniste, kanë jo një, por disa fytyra dhe kërcënojnë të mbijetojnë me një kostum të forcuar dhe me shumë identitete nga sistemi i zgjedhur nga ta, edhe pse perëndimi është kundër tyre, mospjesëmarrja në votime nuk mund të cilësohet veçse bashkëfajësi.
Zgjedhja e plazhit apo qëndrimit në divanin e sallonit ditën e votimeve, gjithashtu mbështet këtë sistem e këta personazhe politike të urryera dhe mund të karakterizohet si një “karikaturë” e një sistemi të vjetëruar e të korruptuar politik që po kërkon sërish të mbijetojë, nëpërmjet një sistemi e ligji zgjedhor që e çon votën e qytetarit dëm. Kushdo që nuk shkon në votim nuk mund të ankohet.
Nuk ka as të drejtë të “revoltohet”. Edhe nëse pret të lindë diçka ndryshe. Sllogani: “Të gjithë janë njësoj!”, nuk është gjithashtu justifikim. Zgjedhjet janë një zgjedhje e detyrueshme. Dhe çdo shoqëri ka forcat politike që meriton. Dhe të mos votosh është një nga goditjet më të rënda për demokracinë. Edhe nëse nuk është demokracia që dikush do të donte.
Vota është e drejtë, por edhe detyrim. Si për ata që deklarohen brenda sistemit, edhe për ata që rebelohen si “të pakënaqur e zhgënjyer nga sistemi!” Si për ata që marrin, edhe për ata që u shmangen përgjegjësive! Gjëja më e lehtë është t'i kthesh shpinën përgjegjësisë.
Të shpallësh veten si të pakënaqur, të zhgënjyer, të demoralizuar nga sistemi, të quash veten “indiferent politik” dhe të presësh “ndryshimin” duke u fshehur pas opsionit më antidemokratik: refuzimit të votimit”. Sepse edhe ata që qëndrojnë larg kutive të votimit bëjnë një zgjedhje. Rreshtohen dhe mbështesin në heshtje ata që ankohen me klithmat e tyre, edhe pse mund të kenë pjesërisht të drejtë.
Dhe në fund ata na dobësojnë të gjithëve… Sistemin, demokracinë, vlerën e votës. Investimin tek e ardhmja dhe shpresa për ndryshim! Në çdo rast, askush nuk i shpëton përgjegjësisë se çfarë do të nxjerrë kutia e votimit!/CNA
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...