Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës dhe logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjykata e Apelit vendosi t'ia kalonte ato grupit të "Rithemelimit", drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky vendim zgjidhi ngërçin e krijuar prej rreth dy vitesh mes të djathtëve, për çështjen e vulës së partisë, por pas ka lënë shumë pikëpyetje mbi fatin e mëtejshëm të tyre.
Vendimi surprizoi jo pak analistë, politologë e njerëz që marrin pak erë nga politika, jo aq për faktin se vula dhe logoja kaluan te shifrat më të dha të anëtarësisë, por për faktin a do të jetë “PD më e hapur, më e fortë dhe më e bashkuar”, siç u tha nga Berisha në fillimet e Foltores?
Ky vendim i Apelit ishte vendimi i drejtë, i bazuar në ligj, apo ishte një vendim politik në favor të mazhorancës socialiste?
Cilat do të jenë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të një vendimi të tillë?
Çfarë do të ndodhë tanimë pas lotëve, fitores, valleve?
A do të merret opozita vërtet me thelbin e politikës?
A do t’i shohë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si mundësi që të jetë më e fortë dhe Rama më i dobët?
A do t’i shfrytëzojë opozita këto zgjedhje për të krijuar një platformë për ndryshim të vërtetë, që, megjithëse e ka përmendur, nuk e ka bërë?
A do ndryshojë vetë?
Pas valleve dhe heroizmave të poshtëballkonistëve dhe ambiciozëve për t’u zgjedhur në parlament në të ardhmen, a është më pranë fitorja, ndërkohë që ambasada amerikane në Tiranë e bëri të qartë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar sa u përket personave të shpallur “non grata”, se nuk do të bashkëpunojnë me ta dhe se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të sanksionuar nga SHBA. Në kushtet kur Berisha ndodhet nën hetim për korrupsion dhe i shpallur "non grata" nga dy aleatë, partnerë të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë: SHBA dhe Britania e Madhe, ky vendim duket si një pengesë e madhe për të drejtuar Shqipërinë në proceset e integrimit.
Natyrisht në 11 qershor gjykata sanksionoi se cila është opozita zyrtare dhe se kush do ta përfaqësojë atë, por kjo nuk mjafton.
Sfida për Rithemelimin, tashmë PD, qëndron te bashkimi, por edhe te nevoja imediate për t’u reformuar, në mënyrë që opozita të shkojë më e fortë në përballjen elektorale të 2025-ës. Sa më shpejt të kuptojnë që opozita ashtu siç është sot do të jetë krejtësisht e përçarë dhe e fragmentarizuar, aq më mirë do të jetë. Një opozitë e fragmentarizuar i shërben Ramës. Siç i shërben një PD me logo dhe vulë më shumë se një PD pa logo e vulë.
Një PD e Berishës pa logo e vulë do të bënte një koalicion të detyruar me PL dhe forca të tjera politike, ndoshta edhe me një listë të vetme, që do të përbënte koalicionin më të madh, më të fortë kundër Ramës. Mund të mos mjaftonte për ta rrëzuar nga pushteti, por kjo do të ishte alternativa më e fortë. Prandaj me dhënien e vulës ai kontribuon më tepër në fragmentimin e ardhëm të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Pastaj të fitojë dhe të “vazhdojë betejën për të integruar Shqipërinë në BE, me “non grata”-n e Perëndimit në krye.”
Nga ballkoni i shtëpisë së tij ku ka mbi 5 muaj që mbahet në arrest shtëpie, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e fshehu entuziazmin për rimarrjen e simboleve të partisë nga Lulzim Basha. Përpara grushtit të mbështetësve të tij, që mblidhen aty çdo mbrëmje, ai e cilësoi këtë si “fitoren më të rëndësishme në histori”, duke u bërë thirrje demokratëve të bashkohen me selinë blu “për të shpëtuar Shqipërinë”.
Ftesa e tij u amplifikua me ftesa të tjera nga funksionarë të PD, sikundër edhe me ultimatumin e Argita Malltezit që për Bashën të gjitha dyert e PD janë të mbyllura. Dhe ky ultimatum është deklarata më e sinqertë gjithë këto ditë, pavarësisht se është problematik. Tregon se PD do të vazhdojë të jetë refraktare, jo e sinqertë, madje edhe mund të mos i dojë “bashistët” as edhe si fraksion në gjirin e saj, sepse mund t’i pëlqejnë pozitat komode të opozitës, me kusht që të mos preket nga drejtësia më tej Berisha dhe disa pranë tij.
Nga ana tjetër PD duket se e ka të pamundur të kryejë rolin e opozitës konstruktive, sepse e ka identifikuar aksionin e saj politik me fatin penal e personal të Sali Berishës. Dhe kjo është pengesë shumë e vështirë për t’u kapërcyer. Retorika e funksionarëve të selisë blu është problematike. Një gjuhë e ashpër, e drunjtë, agresive.
Dhe pikërisht këtu do të jetë edhe thelbi i problemit. PD aktuale nuk do të jetë as më e hapur, as më e fortë, as më e bashkuar, as më premtuese, as më shpresëdhënëse për shqiptarët, as më përthithëse për elektoratin gri, shoqërinë civile e intelektualët. Sepse nuk bëhet gardërobë e re me kostume të vjetra dhe as nuk vjen ndryshimi nga nxjerrja e skeleteve nga dollapi.
Çështja qëndron si do të veprojë tashmë e djathta. Do të ketë riformatim, ribashkim apo formacione të reja?
Rithemelimi nuk është i sinqertë në ftesën e tij, sepse me qasjen e “bashistëve” një pjese prej tyre u pakësohen shanset për të qenë në vende komode në listat për deputetë. Deri tani ata kanë gjetur armiq dhe kanë krijuar identitetin e tyre nëpërmjet armiqve. Parimi i krijimit të identitetit përmes armikut është thelbësisht komunist. Po t’u heqësh armikun nuk u mbetet asgjë. Nëse janë grupim vlerash, siç pretendojnë, sot kanë mundësinë ta tregojnë e të krijojnë një parti me vlera, sepse deri më sot ka qenë thjesht luftë për pushtet duke shfrytëzuar partinë.
Basha, pavarësisht zhgënjimit të parë të pasuesve të tij, duket se ka vendosur që ta vazhdojë betejën nëpërmjet rekursit në Gjykatën e Lartë, megjithëse në tavolinë janë hedhur shumë alternativa dhe ndonëse duket se ka një rrjedhje të deputetëve të tij drejt PD së Berishës.
Demokratët duket se janë momentalisht të çorientuar.
Një pjesë e mbështetësve të Bashës përjashton mundësinë e krijimit të një force të re politike, sepse kanë 30 vite që investojnë të PD dhe mendojnë se duhet të ketë vendimmarrje të lirë, me kushtin që të ketë reformim të thellë, të sinqertë nga PD dhe të ketë lidership të ri e të besueshëm. Pak e vështirë kjo, sepse partitë politike në Shqipëri janë prona private të kryetarëve dhe enturazhi rreth tyre e pranon këtë gjë pa një pa dy, thjesht për interesa meskine.
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit të Bashës në 14 maj 2023, nuk kalon nga PD për shkak të antiberishizmit të tyre dhe se e konsiderojnë si dezertim.
Një pjesë e madhe e mbështetësve të Bashës deri dje, janë ata që votonin jo Bashën, por vulën dhe simbolet e PD. A do ta votojnë më ata Bashën në këtë gjendje që është?
Kur shumica e tyre i kërkonin të ashpërsonte gjuhën dhe të tregonte gjithçka në lidhje me Berishën dhe të nxirrte faktet që dinte se pse ish-kryeministri ishte minues i “demokracisë”, Basha heshtte dhe shmangej sipas udhëzimeve të këshilltarëve të tij. Kur Basha shahej ditë e natë për tri vite rresht nga krahu tjetër, preferonte të mos përgjigjej dhe bënte një fushatë moderne evropiane, në një vend tribal, si Shqipëria. Madje, shumë përkrahës të tij kohët e fundit nisën të largohen, duke preferuar divanin e shtëpisë.
Për disa prej tyre edhe “logoja e re”, derisa të përfundojë Odiseja në GJL: “PD- demokratët euroatlantikë”, duket se është një lojë e nëndheshme Basha-Berisha, për një fraksion të ardhshëm të Bashës në PD.
Agron Shehaj nga ana e tij e sheh si një mundësi të artë të grumbullimit të votave të djathta, të cilat mund të ngelen jetime. Adriatik Lapaj, nga ana tjetër peshkon vota të pakënaqura me retorikën populiste të denoncimit dhe të ankimit pa dhënë asnjë zgjidhje apo alternativë.
Partitë e tjera opozitare, tradicionalisht të djathta, janë shprehur se nuk duan koalicion me Berishën dhe janë në kërkim të një zgjidhjeje për të mos humbur vota nga sistemi aktual zgjedhor që mbështetet nga PD-PS.
Prandaj ribashkimi i së djathtës në kushtet aktuale është i pamundur, sepse PD aktualisht po funksionon në mendjen e deputetëve të saj jo si forcë konkurruese politike, që do t’u mbijetojë zgjedhjeve të vitit 2025, por si parti që garanton mbijetesën politike të disa individëve ambiciozë.
Problemi që ka sot opozita është nëse do mbijetojë pas zgjedhjeve.
Dhe zgjedhjet në 2025-ën nuk premtojnë surpriza të mëdha për të djathtën, sepse ajo jo vetëm që ka humbur shumë kohë me përplasjet e brendshme, duke u shkëputur nga elektorati, por do të vazhdojë të ketë përplasje. Dhe kjo përplasje do të sjellë një bjerrje të elektoratit, të cilët edhe pse nuk janë votues të mazhorancës nuk do ta votojnë opozitën.
Problemi që ka sot është të mos kalojë në eufori se mori vulën. Të mos krijojë iluzione, por të kuptojë se nuk duhet të kapet pas një parulle disfatiste si ajo që të rrëzojë Edi Ramën. Opozita duhet fillimisht të fitojë zemrën e njerëzve. Pastaj të fillojë përpjekja për përmbysjen e kësaj mazhorance!/CNA
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...