web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një leksion kundër politikës nga Altin Dumani

15 Korrik 2024, 19:40, Editorial CNA
Një leksion kundër politikës nga Altin Dumani
Altin Dumani, kreu i SPAK ne Kuvend

Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4 orë ai i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Ajo që ra në sy ishte fakti se deputetët e mazhorancës nuk kishin përgatitur pyetje, dy-tre detaje të thjeshta ndërsa deputetët e opozitës ishin mirëorganizuar.

Në fakt, një opozitë e vërtetë në rolin e saj që pyeste fort, intimidonte, bënte politikë, reagonte kundër SPAK-ut. Por këtë herë u vu re se kishte një gjuhë tjetër.

Ndryshe nga ajo opozita fyese dhe sharëse e çdo dite “Dum Duman” e të tjerë , opozita e akuzave, sot deputetët e PD kishin përgatitur pyetjet që fokusoheshin sa te Berisha tek inceneratorët, te dosja 5D te hetimet për pronat e ushtrisë e kështu me radhë.

Altin Dumani u dha një leksion të qartë qytetarëve duke qenë përballë klasës politike.

I përballi me qetësi, duke theksuar në vazhdimësi se, deputetët mund të kërkonin informacion për ato çështje që ata flisnin.

Pra, deri më sot deputetët tanë nuk e kanë bërë punën e tyre, nuk kishin pse vetëm të pyesnin. Po e quajmë të mirëqenë që janë në rolin e opozitarit dhe janë në të drejtën e tyre ta bëjnë atë gjë, por kur shumica e tyre si kallëzues apo si deputetë që mund të kërkonin informacion nga SPAK-u në lidhje me çështje të caktuara, sot do të ishin dhe me të qartë.

Altin Dumani e dha leksionin e tij.

Iu tha publikisht se ju mund të vini dhe të merrni informacionin tuaj. Mund ta raportoni atë. Detyrë, të cilën deputetët nuk e kishin bërë. Dikush do ta vlerësojë si performancë pozitive sjelljen e deputetëve të opozitës.

Qartazi ishte ndryshe nga ajo e sharjeve sa nga ballkoni, sa nga majat e maleve ku hipën Ilir Meta, por sërish leksioni erdhi. Erdhi i drejtëpërdrejtë duke iu treguar deputetëve se ata kishin munguar të merrnin informacionin e tyre, se ata për të gjitha çështjet që pretendonin duhet të ishin në dijeni të faktit se, çështjet po hetohen dhe kur çështjet hetohen nuk i jepet llogari publikisht në parlament pasi ka sekrete, dëmtohet hetimi e kështu me radhë.

Një leksion kundër politikës nga Altin Dumani
Altin Dumani, kreu i SPAK

Është hera e dytë që Dumani jep një raport në parlament por më parë e ka bërë dhe në komisionin e ligjeve ku ka mbajtur thuajse të njëjtin qëndrim përballë deputetëve.

Së pari, duke treguar se nuk mund t’i ketë ata kolegë se kolegët e tij i ka në SPAK dhe së dyti deputetët që janë në parlament duhet të jenë më afër institucioneve të drejtësisë jo me sulme dhe akuza dhe të pavërteta jo duke përfituar politikisht nga SPAK të cilin e brohorasin kur kanë interesin e tyre dhe kur gjërat nuk shkojnë siç ata duan e sulmojnë.

Sot Dumani ua dha përgjigjet. J'ua dha publikisht.

Sërish duke ruajtur qetësinë sërsih duke sjellë fakte dhe argumente kokëforta mbi punën e tij, sërish duke përsëritur faktin se duhej bërë më mirë puna jo vetëm e tij por edhe shumë prokurorëve të tjerë, sërish duke theksuar se hetimet vazhdojnë, hetimet nuk ndalen dhe e vërteta dhe puna e SPAK është një dhe vetëm një “të gjejë prova dhe të ngrejë akuza.”

Nuk është një sallë parlamenti, nuk janë disa deputetë që mund të flasin të bëratsin të akuzojnë dhe më pas të ikin në shtëpi.

Leksioni i sotëm i Dumanit ishte i qartë. I rezistoi përballë presionit politik për t’i thënë se ai do të qënsdrojë në lartësinë e detyrës do të jetë përballë tyre dhe përballë shumicës së ministrave deputetëve apo pushtetit të korruptuar të djeshëm dhe të sotëm.

Sepse shumë nga ata ministra që ishin pas shpine dikush dhe kish munguar ai apo kolegët e tij i kanë marrë në pyetje. Shumë deputetë të tjerë shkojnë si të akuzuar në SPAK apo të tjerë që interesohen për halle dhe probleme të tjera.

Ndaj dhe qasja e sotme e Dumanit, qëndrimi i tij publik ishte i qartë dhe shumë i fortë. Ju jeni përballë nesh.Ne duhet mbledhim fakte dhe prova për të ngritur akuza kurse ju për atë që thoni as minimalisht nuk merrni informacionin që kërkoni.

Megjithëse duhet theksuar se mënyra e ndërtimit të skenarit nga opozita ishte e rrallë pasi deri më tani nuk kishte zhvilluar kurrë një seancë të tillë me një zyrtar të institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.

Por aq sa lart qëndronte skema e opozitës edhe më lart qëndroi sjellja dhe përgjigjet e Altin Dumanit./ CNA

 





16:11 Editorial Elvi FUNDO

Vula nuk mjafton!

Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...

Lajmet e fundit nga