Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...

Sot në Kuvend, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka raportuar për punën e tij gjatë vitit 2023.
Deputeti Flamur Noka i ka drejtuar një sërë pyetjesh në lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe familjarët e tij nëse janë në hetim dhe nëse ka një masë sigurie për Veliajn.
Po ashtu e pyet nëse ka ndonjë hetim për transfertat 6 milionë euro në drejtim të bizneseve të vëllait të Erion Veliajt.
“Pyetja e katërt, - vijoi Noka. Z. Dumani, prej katër vitesh ju dhe institucioni që drejtoni po heton një mega-aferë korruptive të inceneratorit të Tiranës. Deri më sot, shqiptarët kanë parë që para drejtësisë janë vetëm disa specialistë të niveleve të ulëta.
Masat e arrestit për kokat e asaj afere që i di sot çdo shqiptar, po vetëm ju dhe institucioni që drejtoni nuk i di, nuk po shihen gjëkundi.
Kjo është drejtësia që kërkojmë ne dhe që kërkojnë shqiptarët sepse vetëm ditët e fundit u fol për 22 fletëarreste dhe asnjë nuk u realizua. Tani, përgjegjësia për këto fletëarreste, ju bie ju apo Irena Gjokës Manekut Shpatës për dekonspirim?
Për inceneratorin, a janë caktuar, masa të reja, pra këto ditë, për inceneratorin e Tiranës?
A janë zbatuar këto masa dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre?
Dhe e treta, sot çdo qytetar shqiptar e di që ky operacion i ditëve të fundit u dekonspirua. A po hetoni për këtë dekonspirim?
Pyetja tjetër. A është regjistruar si person nën hetim, Erion Veliaj? A ka masë sigurie për Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës?
A ka hetime për të vëllanë e Erion Veliajt dhe familjarët e tjerë të tij?
A jeni në dijeni ju si institucion drejtësie nëse ka pasur transferta nga jashtë të një shifre rreth 6 milionë euro në adresë të bizneseve të vëllait të kryebashkiakut të Tiranës?
Në pozicionin që Erion Veliaj mban, qasje në dokumentacion, a mendoni se Erion Veliaj çdo ditë që është atje në zyrë dëmton hetimin për nëjs ërë çështjesh siç janë inceneratorët?
Dosja 5D apo një dosje që është në përpunim e që do t’ju vijë shpejt, dosja e Arben Malokut? Apo edhe për implikimin e vëllait të tij në këto afera?
A po hetohen kompanitë në Maltë, Zimbabve, Bullgari, Qipro apo shtete e tjera ku janë?
Përse nuk sekuestrohen asetet e kompanisë ITS të përfituara nga biznesi i dherave të inceneratorit të Tiranës?
Përse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës? a po kryhen hetime për media të tjera, të cilat kanë përfituar para nga kjo kompani? Një ndër to edhe Report TV e Carlo Bollinos, që ua kemi përcjellë edhe me dokumente autentik ku rriteshin pagesat me shënimin - “Të rriten pagesat se jemi në fushatë”!!! - Kjo është tragjedi.
Pyetje tjetër: A po hetohet kompania TVS96 për shkelje kontratë për respiratorët? Në kontratë kishte detyrim 54 respiratorë, në realitet solli pesë dhe kur flitet për respiratorë, flitet për jetën e qytetarëve shqiptarë që ikën për dhjamë qeni në kohën e COVID?
Si ka mundësi që kompania TVS96 e Artan Xhorit e ortakut të Carlo Bollinos, në vend që të ishte objekt hetimi, merr tendera në SPAK me vlerën 99.9%?" pyeti Noka.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha se sa i përket inceneratorëve janë çështje në hetim paraprak dhe për të cilin po kryhen hetimet e nevojshme.
“Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK-u po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv”, tha Dumani./ CNA
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani i është përgjigjur pyetjev...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka raportuar në Kuv...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në Kuve...
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, është ac...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i është përgjigjur opozi...
Në seancën e sotme plenare, deputeti Edi Paloka pyeti ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka prezantuar në Kuvend ...
Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për m...
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar ko...
Për çështjen "McGonigal" deputetja e PD-së, Albana Vok...
Të hënën, ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha në Kuvend se në të a...
Në fjalën e tij në Kuvend, teksa u pyet nga nënkryetar...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuve...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij ...
Pas mbërritjes në Athinë Fredi Beleri do të takohet me Kyr...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim...
Kryeprokurori Olsian Çela nuk dha asnjë sqarim apo për...
Gjatë raportimit në Kuvend për punën e organit të akuz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...