
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut. Kështu u quajt komisioni i posaçëm parlamentar, i cili u zbulua nga CNA disa muaj më parë dhe u ngrit nga mazhoranca, në drejtimin e Fatmir Xhafajt.
Ky i fundit deklaronte se kishte marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, por janë bërë 4 apo 5 seanca dhe qëndrimet e SHBA-së dhe të BE-së kanë qenë mjaft të forta kundër këtij komisioni, kundër veprimeve të tij dhe qëllimeve në hije të njeriut që po kërkon të lidhë duart e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit.
Në fakt, komisioni me një strategji për rrugën që duhet të ndjekin institucionet e pavarura drejt integrimit, në raportet që duhet të krijohen në përputhshmërinë ligjore në standardet e BE-së, është një gjë shumë pozitive dhe kryeministri Edi Rama e ka sqaruar disa herë.
Por mënyra se si u ndërtua ky komision, momenti kur u ndërtua, apo duke shkuar edhe më tej, marrja përsipër nga një individ problematik me drejtësinë, jo vetëm për familjarët e tij, por edhe për ndërhyrjet e forta që ai tenton të bëjë duke mbajtur nën kontroll segmente të caktuara të sistemit pas reformës, e rrëzuan komisionin.
Të ndërtosh një komision për rrugën e integrimit të vendit, për përputhshmërinë e institucioneve është njëra anë, por ndërkohë ka një komision për integrimin. Ndoshta mazhoranca kërkonte të ishte më eficiente, të kishte më shumë hapa përpara, por zgjodhi mënyrën e gabuar, formën e gabuar dhe njeriun e gabuar.
Prandaj dhe është koha që kryeministri Edi Rama ta pranojë, ta korrigjojë dhe të vendoset një komision i vërtetë, i cili mund të sjellë ndryshime ligjore, reforma në përputhje me standardet e BE-së në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. Mënyra ka shumë, kryeministri i di.
Është njësoj si të ngrihet Enver Hoxha nga varri, të marrë flamurin e BE-së dhe ta vendosë mbi Piramidë, atje ku ka pasur muzeun e tij.
Për këtë arsye është koha që Rama të pranojë dështimin e komisionit “Xhafaj”, ku opozita nuk ka shkuar, ku ndërkombëtarët nuk e mbështesin, të krijohet një komision i gjerë, të amendohet, ndoshta në bashkëpunim dhe me opozitën, me negociata, me bashkëkryetarë, komision mbi palët, bipartizan, me rregulla të mirëpërcaktuara për rregullimet ligjore që kërkojnë institucionet e pavarura deri te vendimmarrja që do të duhet më pas në Parlament, ndoshta edhe me shumicë votash.
Kjo lloj reforme nuk mund të kalojë nga një komision i braktisur nga opozita, nga një komision i drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe nga një grup politikanësh të inatosur që kanë mllef me drejtësinë sepse po arreston hajdutët e Rilindjes dhe po rrezikon 99-çat e saj.
Askush nuk mund ta mohojë rolin e Ramës për Reformën në Drejtësi, atë ai e bërtet dhe thotë se është njeriu që e ka krijuar reformën dhe SPAK-un, por këtë herë Rama duhet të pranojë se Xhafaj i tij, apo më saktë i lali Erit duhet të tërhiqet dhe të bëjë një komision të vërtetë për reformën institucionale, e cila mund të shkojë kudo, por jo i njëanshëm, jo me enveristë, jo me qëllime për të goditur institucionet, por për t’i reformuar ato dhe për t’u dhënë drejtimin për në Evropë./ CNA
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep ...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...