
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa nuk kishte asnjë ëndërr tjetër përveç karrierës në fushën e jurisprudencës.
Kësaj karriere u nxitën t'i shërbenin edhe juristë të njohur.
Ajola u pa që të niste angazhimet në panelet e Reformës në Drejtësi që sapo kishte nisur implementimin.
Zyra e avokatisë u bë krenaria e Ajola Xoxës, teksa e deklaronte veten të suksesshme.
Prej asaj zyre sot kemi të prodhuar edhe disa deputetë të Kuvendit, që jo domosdoshmërisht shquhen si gojëtarë apo juristë.

Erion Veliaj me hapa të vegjël kishte nisur herët pushtimin e kuotave të pushtetit brenda Partisë Socialiste dhe stazhi i kandidatëve kalonte nga studioja juridike e Ajola Xoxës.
E themi këtë për të dëshmuar jo vetëm lidhjen profesionale të Ajolës me zyrën e avokatisë, por edhe lidhjen shpirtërore me çerdhen ku çifti Veliaj-Xoxa farkëtoi brezin e ri të Partisë Socialiste.
Por e gjitha një ditë mori fund! (Lexo këtu)
Ajola Xoxa, pas një kursi profesional në arte jo-marciale, këmbeu totalisht profesionin.
Ajola Xoxa papritur shpërtheu në biznesin e kurimit të arteve.
Në funksion të shpërthimit të pritshëm, brajtisi çdo angazhim publik të kaluar dhe çeli disa OJF, disa në emër të vet dhe disa në emër të mamasë dhe nuses së dajës së vet. (Lexo këtu)

Për ata që nuk e kanë idenë se në cilin treg po hidhej pa frikë Ajola Xoxa, sqarojmë se kuratorët e artit kanë ekzistuar gjithmonë, sidomos në Tiranë!
Ky biznes u siguronte personave që merreshin me të, një nivel jetese në kufijtë e ekzistencës.
Ata që kanë qenë angazhuar me këtë veprimtari, përpara Ajolës, siguronin jetesën vetëm për vete e nuk diskutohej më tej që të punësonin të tjerë. Mes shpenzimeve, qirave, taksave, faturave, kuratorët e artit të Tiranës ishin njerëz që shpesh i mbante gjallë pasioni për artin sesa të ardhurat që siguronin prej artit që kuronin.
Ky ishte tregu në ditën që Erion Veliaj vendosi që Ajola Xoxa të merret me art e të shndërrohet në manjate arti. (Lexo këtu)

Çdo njeri (aq më shumë kur ka në operim një biznes të shpallur të sukseshëm), do studiojë tregun që të hapet dhe zgjerohet në fusha te tjera.
E pra, ai që përshkruam më lart ishte tregu!
Çfarë tjetër studioi burri Erion Veliaj kur vendosi të “shpërthejë” bashkëshorten si kuratore arti? Çfarë pa Erion Veliaj përveç atij tregu mbijetese dhe titullit të vet si kryetar i Bashkisë Tiranë?
Kjo zbulohet thjesht nëse hapen dhe shikohen shifrat e të ardhurave të Ajola Xoxës nën siglën "HARABEL", të bizneseve të mamasë dhe të llogarive bankare të dajës së Ajola Xoxës. (Lexo këtu)
Në drejtim të familjarëve të Ajola Xoxës rrodhën që vitin e parë shumat e pagesave në euro.

Ajola Xoxa me kurs arti, doli më e zonja sesa artistët e profesionit?
Në rrethin e artistëve veprat që "kuron" Ajola Xoxa konsiderohen mediokre. Dhe ky opinion është gjerësisht i përhapur në qarqet artistike të Tiranës. Nëse askush nuk ia thotë këtë Erion Veliajt, po ia themi ne. Ai le t’i mbyllë veshët e mos e dëgjojë.
Nuk është rastësi që dritaret e paguara si art, zhduken më shpejt sesa në llogaritë përkatëse të mbërrijnë pagesat për to. (Lexo këtu)
Kush do ta hetojë mënyrën sesi Ajola Xoxa pushtoi një treg të varfër, i cili ditën që si tregtar u shpall ajo, bashkëshortja e Erjon Veliajt, u bë frytdhënës veç për tregtaren e re?
Sot çdo artist që do të çajë në tregun e artit në Tiranë duhet të kalojë nga duart e Ajola Xoxas. Çdo projekt i siguruar prej tyre, edhe kur nuk financohet nga Bashkia Tiranë, duhet të kanalizohet në një mënyrë ose një tjetër nga Bashkia Tiranë.

Dhe rruga për tek Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kalon nga “Harabel”-i i Ajola Xoxës.
Ndërsa artistët që ushtronin më parë punën si kuratorë arti po vdesin fare pas lulëzimit të Ajolës, kjo e fundit deklaron që nuk paguan as qira për vilën 2 katëshe në zemër të zonës me të kërkuar dhe më të shtrenjtë në Tiranë. (Lexo këtu)
Kjo vilë ruhet me roje 24 orë të paguar nga Bashkia Tiranë. (Lexo këtu)
E meqë pronari enigmatik, oborrin ia ka lënë në përdorim Bashkisë Tiranë, një tra parkingu me pagesë siguron jo vetëm hyrjen, por me sytë e rojeve të paguara nga Bashkia, garanton edhe vëzhgimin 24/7 të vizitorëve të herëpashershëm.
Sigurisht kuratori në këtë rast është Erion Veliaj./ CNA
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...