
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhet shantazh.
Shantazhi ka filluar që prej majit 2024 kur menaxherë të mazhorancës filluan të hapnin fjalë që kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit i ishte kërkuar dorëheqja.
Megjithëse i pavërtetë thashethemi ishte sinjal që i dërgohej drejtuesit të KLSH-së.
Shantazhi vazhdoi me rastin e nisjes së periudhës së raportimeve të institucioneve të pavarura në Parlament. (Lexo këtu)

Kur gjithë organet e drejtësisë raportonin dhe ndonjë prej drejtuesve u nënshtrohej gjasme pyetjeve të Plarent Ndrecës, Kontrolli i Lartë i Shtetit qëllimisht lihej në fund në agjendën e Shalsit të famshëm.
Eduard Shalsi, në keqpërdorim të funksioneve si drejtues i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, organizoi një palaçollëk të pandodhur më parë në praktikën e raportimeve të institucioneve të pavarura.
Seancave të gjata të “pyetjeve” në nivel kurioziteti, iu shtua një seancë “ballafaqimi” me “dëshmitaren” Mimoza Dhëmbi. (Lexo këtu)

Zonja është drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe ajo ishte raportuar nga KLSH-ja si nëpunëse që duhej përjashtuar nga shërbimi civil pas kontrollit të KLSH-së në institucionin ku është nëpunëse zonja Dhëmbi.
Habia për “shqetësimin” e Shalsit në atë rast ishte legjitime.
Shalsi nuk i ndyn duart të të mbrojë kot. Larg qoftë ta bëjë këtë për parime.

Mimoza Dhëmbi nuk ishte zyrtarja për t’u mbrojtur. Ishte skema e përdorur nga menaxherët e mazhorancës për t’i treguar kryetarit të KLSH-së që duhet t’i vinte gishtin kokës. Se kur ata po bënin betejë për Mimoza Dhëmbin, imagjino ç’ishin gati të bënin për ndonjë tjetër. (Lexo këtu)
Por kush ishte tjetri? Kush janë të tjerët?
Kontrolli i Lartë i Shtetit që prej majit 2024, sipas programit të auditimit vjetor, ka përfshirë në agjendë auditimin financiar dhe i përputhshmërisë të Bashkisë Tiranë.
Auditimi përfshin periudhën 2019-2022.


Ky lloj auditimi cilësohet si auditim i plotë. KLSH nuk mund të akuzohet për programim të qëllimshëm. Në program auditimi janë përfshirë të gjitha Bashkitë jo vetëm Bashkia Tiranë.
Problemi është se KLSH ka dhënë prova që është e gatshme të përcjellë për ndjekje penale edhe kryetarë bashkish. (Lexo këtu)
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur si datë të dorëzimit të raportit përfundimtar, datën 1 gusht 2024.
Ai raport nuk ka dalë ende. Tani është e qartë që paralelisht me lëvrimin e raportit paraprak dhe eventualisht mbledhjen e objeksioneve nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë zhvilloheshin pra seancat teatrale të Shalsit në Komisionin e Ekonomisë. (Lexo këtu)

Raportimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit aktualisht është i bllokuar dhe nuk iu përcoll seancës plenare nga Komisioni i Ekonomisë.
Gjatë seancave të “ballafaqimit” të Kryetarit të KLSH-së me “të akuzuarit” prej tij në raporte auditimi, Shalsi teatronte gjyqtarin me sa duket i kompleksuar nga profesioni i mëparshëm i kryetarit të KLSH-së si prokuror. (Lexo këtu)
Ky i fundit u tregua i qetë dhe diku gjatë seancës “ballafaquese” pyeti se si është e mundur që ishte përzgjedhur zonja Dhëmbi mes qindra zyrtarëve që KLSH-ja përmend për shkelje në raportet e veta!

Përgjigjen kryetarit po ia japim ne!
I nderuar zoti Shehu, zonja Dhëmbi është askushi për Edi Ramën, Eduard Shalsin dhe Fatmir Xhafajn.
Halli i tyre ka lidhje me kontrollin që KLSH po zhvillon në Bashkinë Tiranë. (Lexo këtu)
Zoti Shehu!
Ju dhe institucioni që drejtoni po ju kërkohet TË NDRYSHONI RAPORTIN PARAPRAK TË AUDITIMIT. Po ju kërkohet të falsifikoni dokumentet zyrtare për llogari të Erion Veliajt.

Dhe kjo në funksion të nxjerrjes së një raporti me dekorata ndaj Bashkisë Tiranë.
Banda “Xhafaj” e di mirë që nuk e shkrin dot KLSH sepse nuk i ka votat.
Ato mund t’i marrë vetëm te Sali Berisha! Do t’ia japë votat Sali Berisha bandës “Xhafaj”?/ CNA
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...