
Eduard Shalsi, deputeti i PS-së, kryetar Komisioni, filloi një betejë të paprecedentë me Kontrollin e Lartë të Shtetit, një organ që është kushtetues dhe deri në momentet që u shfaq Shalsi nuk kishte pasur asnjë ankesë politike publike apo denoncim të bërë qoftë nga media apo vetë nga Partia Socialiste.
Gjithsesi, Eduard Shalsi zgjodhi një mënyrë të pështirë, të neveritshme, për të sulmuar KLSH-në.Ai përdori një emër. Emrin e Mimoza Dhëmbit. Kjo e fundit drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave prej gati tri dekadash, e cila ka punuar me ministra socialistë, demokratë dhe njerëz të ndryshëm. Të gjithë e vlerësojnë si një profesioniste.
Por, për KLSH-në dhe kontrollin që bën ai institucion në bazë të parametrave ligjorë dhe atyre që kërkon ligji në bazë të disa rregullave të mirëpërcaktuara ligjërisht, zonja Mimoza Dhëmbi ka pasur problematika, shkelje dhe është rekomanduar largimi nga detyra. Në fakt, ky rekomandim i KLSH-së ka vetëm një institucion ku mund të përballet, që është Gjykata.
Zonja Dhëmbi është një profesioniste, por KLSH pretendon që ajo ka bërë shkelje. Në këtë rast gjykata vendos sipas dokumenteve të paraqitura nga palët. Pra, ekspertët e KLSH-së dhe përfaqësuesit e tij në njërën anë dhe zonja Dhëmbi, e cila shquhet për aftësitë e saj, dokumentet, mbrojtjen në gjykatë dhe gjithçka është e zgjidhshme.Por nuk ndodhi kështu siç duhet të ndodhte normalisht.
Del Eduard Shalsi dhe personalizon emrin e zonjës Dhëmbi në një betejë politike, e cila ka filluar prej disa muajsh jo vetëm me KLSH-në, por me shumë nga institucionet e pavarura. Në kuadër të gjoja rrugës për integrimin duhet të përshtaten dhe institucione të ndryshme dhe u shpikën komisione dhe nënkomisione.
Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi e kështu me radhë, të cilët do të kontrollojnë institucionet e pavarura apo do t’u japin atyre drejtimin për në BE apo duan të bëjnë një gjë tjetër, duan t’i fustin këto institucione nën sqetullën e tyre, t’i fusin nën kontroll dhe që Kontrolli i Lartë i Shtetit të mos rekomandojë shkarkime, kallëzime penale, për shkelësit e ligjit, por të bëjë atë që i thotë qeveria apo pushteti.
Por përtej këtyre fakteve të thëna shumë shpesh nga CNA, ajo që ndodh me zonjën Dhëmbi është diçka ndryshe sepse në shumë media ajo po sulmohet.
Në fakt nuk ka pse sulmohet. Është një profesioniste, një eksperte 30-vjeçare. Ai për të cilin duhet reaguar është Eduard Shalsi, personi që na tha se do të vidhte ndryshe. E kemi të gjithë me zë dhe me figurë.
Në rast se ajo ka shkelur apo jo ligjin atë e vendos gjykata, dy palët që përplasen në një institucion, i cili vendos drejtësinë.
Nuk mund të jetë Eduard Shalsi, Përkundrazi, Idioti “i dobishëm” i Rilindjes që tashmë ka marrë xhirot e inatit dhe mendon se është kthyer fuqishëm në PS, mendon se me mandolinën e tij do t’i këndojë Ramës serenata poshtë ballkonit dhe ai do ta rehabilitojë edhe pse është një deputet i dështuar, edhe pse është një politikan i pavlerë, Shalsi zgjodhi figurën e zonjës Dhëmbi.
Në fakt ta marrë në mbrojtje Eduard Shalsi zonjën Dhëmbi është një turpërim për zonjën në fjalë sepse ajo është një profesioniste, një qytetare ndryshe nga një sharlatan politik si Eduard Shalsi, i cili po kërkon të gjejë zonën e tij elektorale për vitin e ardhshëm.
Dhe për këtë është i gatshëm të bëjë kamikazin, të sulmojë kë t’i dalë përpara, të keqpërdorë emra profesionistesh dhe zonjash të nderuara, por për të arritur interesat e tij, ato politike të urdhëruara nga Rilindja, dhe ato personale për të cilat Shalsi do t’i përdorë për një vend ku të kapë karrigen e deputetit, pasi nuk ka gjetur dot rehati. Në Pogradec nuk e qasin më dhe nuk e sheh dot më njeri me sy. Ndërsa në Tiranë Rama e largoi.

Këtë ta thonë të gjithë në korridoret e Partisë Socialiste, por është krejt i panevojshëm.
Por, edhe pse i panevojshëm dhe i padobishëm, ai ka zgjedhur të keqpërdorë emrin e një zonje për interesat e tij personale për të kapur karrigen e deputetit. Ka dhe më keq se ai. Ka dhe të tjerë, por rasti më flagrant i ditëve të fundit flet vetë, na tregon se si një politikan i panevojshëm që shpesh bën rolin e idiotit “të dobishëm” të abuzojë me emrin e një zyrtareje që pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili thjesht dhe vetëm zgjidhej mbi bazën ligjore në Gjykatën Administrative.(LEXO KETU)
Pas KPP-së së famshme për të goditur SPAK-un, tani fillon një nënkomision, një shpikje e re për të goditur KLSH-në dhe më pas do të vijnë një e nga një të gjithë.
Në emër të BE-së do të flitet gjithmonë, në emër të Integrimit do të jepen raportet. Në finale Rilindja do të kapë çdo institucion për ta përdorur gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Dikush kap një karrige dhe partisë i duhen numrat e mandateve në parlament. Të gjitha institucionet e pavarura janë një hambar i mirë për rilindjen, për votat e një viti më pas./ CNA
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, shpjegoi gjatë n...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në...
Në Kuvend u miratua me 90 vota pro ngritja e Nënkomisionit...
Pas marrëveshjes së arritur për ndryshimet në Kodin Zg...
Në seancën e sotme të Kuvendit u zhvillua interpelanca...
Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka bërë n...
Një debat është zhvilluar në Kuvend mes deputetit Erio...
Pak momente më parë ka nisur protesta para Bashkisë së...
Me debate ka nisur seanca e sotme plenare. Kreu i Gr...
Në seancën plenare ka pasur “përplasje” mes opozitës d...
Të martën u mbyll puna e Komisionit Hetimor për sistem...
Punimet në Kuvend këtë të enjte nisën me miratimet e d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidenti...
Deputetja Flutura Açka njoftoi këtë të enjte për largi...
Seanca e fundit plenare do të zgjasë dy ditë, sot dhe ...
Deputetja e Lulzim Bashës, Flutura Açka, është larguar...
Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka fol...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat, kreu i Grup...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, besnik i Lulzim B...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...