Grupi i PS-së i bashkohet organizatës kriminale të dosjes “5D” dhe inceneratorëve
Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ba...

Deputetja e Lulzim Bashës, Flutura Açka, është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Açka me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Açka njofton se ka dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
Ajo deklaron se këtë vendim e ka marrë pas dakordësisë në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Deputetja e Bashës thekson se po përballet me presione dhe se është e detyruar të mos e pranojë më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga to.
Statusi i plotë:
Nga dje ra dhe maska e fundit, tani ju ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK
Por unë nuk dua të bëj sehir minën ndaj demokracisë, ndaj largohem nga Grupi i PD
KUVENDI
Nr. ______prot. Tiranë, më 24 korrik 2024
Lënda: ?
1. Dorëheqje nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik
2. Largim nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Drejtuar: ?
Znj. Lindita NIKOLLA
???Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
?E Nderuara, zonja Nikolla
?Sikurse edhe jeni në dijeni, në mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar (në janar të këtij viti) të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të cilin e drejtoj qysh prej vjeshtës së vitit 2021, ndodhi një incident i pakëndshëm me një grup kolegësh të Opozitës, mes tyre edhe drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Nga ajo kohë, sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj personit tim nuk lanë reshtur, me të gjitha format dhe mjetet dhe shkakun e vetë: qasjet e ndryshme të sjelljes politike opozitare.
Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj.
Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje.
Në marrëdhënien time politike me Partinë Demokratike, jam udhëhequr vetëm nga parime të larta dhe në shërbim të aksionit opozitar, pa prekur lirinë time vetjake. Ndaj:
Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike;
Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik;
Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve - të cilët ende besojnë te politika e pastër - aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike;
Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar;
Deklaroj nga sot:
- Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
- Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Me respekt,
??????DEPUTETE
??????Flutura Açka/ CNA
Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka fol...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat, kreu i Grup...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, besnik i Lulzim B...
Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka denonc...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka bër...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka rea...
Të enjten në Kuvend shqyrtohen vota e emigrantëve, si ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në një dek...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e radhës e qeverisë. ...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje...
Lulzim Basha doli këtë të martë në një konferencë për ...
Në një konferencë për mediat ku ishte i pranishëm edhe kre...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë pati d...
Komisioni për Edukimin shqyrtoi këtë të martë projektl...
Lulzim Basha ka dalë në kërkim të vulës, që e humbi në...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Të martën u mblodh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ...
Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit është zhvilluar...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...