Këlliçi, denoncim para SPAK-ut/ Si përfitoi 310 mijë euro fonde të IPARD-it, drejtori i inceneratorit të Tiranës
Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka denonc...

Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, besnik i Lulzim Bashës, ka braktisur këtë të fundit pas humbjes së vulës në Gjykatën e Apelit.
Sefa njofton se do të largohet përfundimisht nga politika me dështimin e tij në gjyqin e vulës.
Ai pranon humbjen ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe thotë se akti i fundit i tij është shërbimi që i bëri Bashës duke dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Sefa thekson se nuk mund të bashkohet me PD-në zyrtare, por as nuk mund të vazhdojë të ndjekë Lulzim Bashën.
Biznesmeni i varreve nënvizon se do të përkushtohet profesionalisht.

Deklarata e plotë:
Të dashur miq dhe të njohur!
Sot në zbatim të dispozitave ligjore dhe brenda afatit depozituam REKURS-in ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe simboleve të PD. Si jurist, mendoj se vendimi i Apelit ishte i padrejtë dhe i marrë në kundërshtim me ligjin dhe detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë.
Personalisht mendoj se qoftë si avokat apo anëtar i një force politike, duhet të kemi një standard për qëndrimet ndaj vendimit të Gjykatave. Ato nuk duhen komentuar në asnjë rrethanë dhe aq më tepër të përgojohet trupi gjykues. Këtë standard kam ndjekur dhe për vendimin e Gjykatës së Apelit. Profesionalisht jam i detyruar që çdo kundërshtim që kam në lidhje me vendimmarrjen ta paraqes sipas rrugës ligjore, konkretisht me anë të rekursit që u depozitua sot me miratimin e z.Basha.
Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat.
Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.
Qëndrimet e mia ndaj Sali Berishës, politikës dhe oborrtarëve të tij janë publike dhe unë vazhdoj të besoj në çdo qëndrim dhe deklaratë që kam bërë. Personalisht e kam të pamundur të përfshihem në atë grupim njerëzish që sot mbajnë simbolet e PD-së e me të cilët nuk ndaj të njëjtat vlera njerëzore dhe qytetarie apo koherencë politike.
Për mua politika duhet të mbartë vlera dhe moral e madje duhet të udhëhiqet prej tyre. Për sa kohë nuk i shoh dhe gjej këto vlera në PD-në që zotëron simbolet, nuk mund të jem pjesë e saj.
Çdo demokrat dhe opozitar do të ketë gjithmonë mirnjohjen time për të gjitha sakrificat që është detyruar të kalojë gjatë gjithë viteve të vështira dhe të gjata të opozitës. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë përfaqësues i vlerave të së djathtës dhe i demokratëve. Këtë herë jo në politikën aktive, por gjithmonë duke ndjekur zhvillimet politike dhe ëndrrën time: një PD të djathtë, me vlera dhe me parimet me të cilat u formua më shumë se 30 vite më parë.
Duke ju falënderuar për mbështetjen, për çdo fjalë apo mesazh që me keni dërguar, përfshirë dhe kritikat uroj dhe shpresoj të komunikojmë sërish, këtë herë më pak politikisht se vitet e fundit./ CNA
Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka denonc...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka bër...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka rea...
Të enjten në Kuvend shqyrtohen vota e emigrantëve, si ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në një dek...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e radhës e qeverisë. ...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje...
Lulzim Basha doli këtë të martë në një konferencë për ...
Në një konferencë për mediat ku ishte i pranishëm edhe kre...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë pati d...
Komisioni për Edukimin shqyrtoi këtë të martë projektl...
Lulzim Basha ka dalë në kërkim të vulës, që e humbi në...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Të martën u mblodh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ...
Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit është zhvilluar...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Lulzim Basha njihet si një nga politikanët më gjumashë...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledh...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...