Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, bashkoi atë që dikush nuk e besonte, grupin parlamentar të Rilindjes, të PS-së, me Erion Veliajn.
Dy anët, e para, një largim nga politika i Veliajt me një mbështetje maksimale nga socialistët, pra kryeministri, tregon se i ka dhënë komisionin që do me Xhafën, e mbështet me grupin parlamentar publikisht, e paprecedentë kjo e Çuçit sot dhe më pas Erion Veliaj merr kolpon politike brenda PS-së.
Pra, një dalje me lezet të mbështetur politikisht, por s’kishim ç’të bënim më shumë sesa kaq, more më shumë se çdokush tjetër.
Ose një mbështetje e plotë ndaj Erion Veliajt si variant i dytë që tregon se tek inceneratori dhe dosja “5D” nuk është thjesht dhe vetëm kryetari i organizatës së drejtorëve hajdutë apo njeriu që ka drejtorët e tij me firmë tek inceneratori i Tiranës, por rreth 60 milionë dollarë të ardhura më shumë për kompaninë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, ku Erion Veliaj thotë se ai thjesht dhe vetëm ka zbatuar një kontratë shtetërore, nuk është ai përgjegjësi.
Në fakt është ai që e ka aktivizuar dhe drejtorët e tij që kanë firmosur të ardhura për miliona euro dhe lali nuk dinte asgjë. Ata ishin ish-zyrtarë, ish-drejtorë, në fakt ishin të gjithë drejtorë dhe jemi përballë faktit dhe tashmë Bledi Çuçi të gjitha gjëmat dhe bëmat e Erion Veliajt i merr në mbrojtje.
Kryetari është i mirë dhe duan ta bëjnë pis.
Në fakt askush nuk po e bën pis Erion Veliajn, thjesht dhe vetëm i kanë nxjerrë dokumente pafund që tregojnë lidhjet e tij me çështjen e inceneratorëve dhe dosjen “5D”.
Taulant Tusha është në pranga për inceneratorin e Tiranës apo dhe për dosjen “5D”, për akuza shumë të thjeshta se i njihte personat, i kishte kolegë, favorizim në tenderë, thuhet pra, minimalisht shpërdorim i thjeshtë detyre për Taulant Tushën, por është pas hekurave, ndërsa Erion Veliaj që të gjithë drejtorët i kishte vartës dhe firmosnin dhejtëra miliona euro apo dhjetëra miliona euro të tjera paguheshin për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe Çuçi këtë e di dhe Erion Veliaj është i lirë.
GRUPI I PS-së U BË PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE NË HETIM NGA SPAK-u
Ndaj sot ajo që mësuam ishte mjaft e thjeshtë. Grupi parlamentar i PS-së u bë pjesë të paktën e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve si bashkëpunëtorë, avokat mbrojtës i tyre, grupi parlamentar i PS-së u bë avokati mbrojtës dhe bashkëpunëtori në krim i dosjes “5D” përveç Erion Veliajt pasi bashkëpunimi te teatri është një akt tjetër apo dhe te shembjet e pallateve në kryeqytet është një akt tjetër për të cilët Çuçi ende nuk flet.
Ndaj në çdo drejtim që ta shohësh sot grupi parlamentar i PS-së u bë pjesë e një organizate kriminale nën hetim nga SPAK-u dhe mori në mbrojtje të pambrojtshmit duke thënë se hidhet baltë.
Atëherë Bledi Çuçi duhet të lexojë mbi 1200 faqe dokumente dhe fakte të nxjerra nga mediat apo dhe nga politika, pa folur për mijëra të tjera që ka SPAK-u për veprime dhe mosveprime apo shpërdorimin e detyrës të provuar të Erion Veliajt, i cili prej 5 vitesh apo më shumë, edhe pse çështja e inceneratorit të Tiranës është denoncuar nuk ka vepruar, përkundrazi ka shkatërruar Njësinë e Zbatimit të Projektit dhe ky është një fakt.
Edhe shpërdorimi i detyrës është një fakt që Bledi Çuçi e di shumë mirë, por në vend që të bëjë rolin e një politikani qytetar bën shërbëtorin e Erion Veliajt duke futur grupin parlamentar të partisë në organizatën kriminale të inceneratorëve dhe dosjes “5D”, një shërbim i mjerë i burrit të dytë të gruas së tretë që merr në mbrojtje të pambrojtshmin.
Ndoshta e ka të vështirë të bëjë ndryshe përtej politikës, moralit të pamundur apo fakteve që shumë shpejt do t’i djegin sytë dhe ndoshta do të kërkojë të falur, por tashmë ai e identifikoi grupin parlamentar të PS-së me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve apo me organizatën e hajdutëve të drejtorëve të “5D” që kanë pasur dhe kanë kryetar Erion Veliajn./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka fol...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat, kreu i Grup...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, besnik i Lulzim B...
Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka denonc...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka bër...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka rea...
Të enjten në Kuvend shqyrtohen vota e emigrantëve, si ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në një dek...
Të mërkurën u zhvillua mbledhja e radhës e qeverisë. ...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje...
Lulzim Basha doli këtë të martë në një konferencë për ...
Në një konferencë për mediat ku ishte i pranishëm edhe kre...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë pati d...
Komisioni për Edukimin shqyrtoi këtë të martë projektl...
Lulzim Basha ka dalë në kërkim të vulës, që e humbi në...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Të martën u mblodh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ...
Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit është zhvilluar...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Lulzim Basha njihet si një nga politikanët më gjumashë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...