
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bashkëpunim me Eduard Shalsin si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, janë autorë të shantazhit të drejtpërdrejtë që po i bëhet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe jo vetëm.
Në funksion të shantazhit Eduard Shalsi organizoi seanca bisedash të lira gjasme si raportim i KLSH-së. Seancat ngjanin si muhabete në kafenenë e fshatit, ku gjithë ata që mund të hyjnë e dalin nga kafeneja ulen e ia shtrojnë muhabetit për halle të vetat dhe të gjitonëve. Në funksion të shantazhit, raportimi i KLSH-së nuk u përcoll në seancën plenare. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, Fatmir Xhafaj nga banaku i komisionit të klonuar, kërcënon me shkrirjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe e justifikon këtë me reformat institucionale që paska në agjendë mazhoranca. (Lexo këtu)
Ajo që po ndodh në fakt ka vetëm një emër.
Quhet shantazh institucional!
I organizuar nga zyrat e Kuvendit, të paktën nga dy individë që shqiptarët i kanë votuar për deputetë të popullit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka futur në program auditimi Bashkinë Tiranë.

A po i bëhet shantazh Kontrollit të Lartë të Shtetit për llogari të Erion Veliajt?
Sot u njoftua publikisht se Erion Veliaj ka vendosur të kontraktojë një kompani britanike për të bërë auditin e procedurave të Bashkisë Tiranë. (Lexo këtu)
Sipas denoncimeve të bëra edhe nga përfaqësues zyrtarë të opozitës, Erion Veliaj po u thotë zyrtarëve të bashkisë atë që ka në plan të bëjë. Po i qetëson duke u thënë që KLSH-në nuk e lëmë të shkelë këtu? (Lexo këtu)

Bashkia Tiranë është institucion që administron fonde publike.
Si i tillë detyrohet t’i nënshtrohet auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Gjithashtu Kryeministri ka krijuar ministrinë antikorrupsion, por me gjithë akuzat, nuk ka në plan të angazhojë ministren për t’i verifikuar ato.
Kryeministri edhe në seancat e komisionit hetimor për inceneratorët, kur të gjithë i thoshin që kishte pasur një mal me kumbulla që po i hanin, ishte i bindur që askush nuk ishte kumbullangrënës, por kujdesej të deklaronte se ai vetëm firmoste, nuk i pëlqenin kumbullat. Kumbullat si figurë letrare gjithsesi mund të konsiderohen vetëm si pagesë në natyrë. (Lexo këtu)

Kryeministri nuk dyshon për asnjeri!
Me të njëjtin stil që favorizon frutangrënësit, Kryeministri bën sikur nuk e ka mendjen. (Lexo këtu)
As kur firmos!
Erion Veliaj e di se nuk merr dot kompani auditimi sepse nuk mundet të bëjë tenderim për një shërbim që nuk parashikohet si shërbim te të tretë.
Erion Veliaj duhet t’i nënshtrohet kontrollit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të këtij që është sot!
Pastaj Fatmir Xhafaj le të bëjë edhe Gjykatë Higjieno-Sanitare po të dojë.

Dhëndri i Fatmir Xhafajt është subjekt i auditimit nga KLSH, si ish-zyrtar i Bashkisë, por Fatmir Xhafaj është specialist i letrave anonime dhe si i tillë po vepron edhe në Komisionin “Xhafaj”. (Lexo këtu)
Ka shkruar letrat dhe po përdor deputetët që të firmosin “reformat” që po shërbejnë minimumi si shantazh institucional ndaj një institucioni KUSHTETUES.
Çfarë prove tjetër po presin deputetët që po përdoren si “usa e getta” nga Fatmir Xhafaj?
Mbetet të shohim nëse si kompani auditimi do të tentojnë të marrin zyrën private të ministrit të ri të Financave./ CNA
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...