web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top Channel”

31 Korrik 2024, 10:58, Editorial CNA
Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top
Arben Ahmetaj, Vjollca Hoxha dhe Mirel Mërtiri, godina e Top Channel, foto-montazh

Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-ministri i Financave, ish-ministri i Ekonomisë, një nga njerëzit që ka mbajtur më shumë poste në pushtetin e socialistëve, pati një dalje publike ditën e hënë në “Çim Peka” në “Syri TV”.

Një intervistë e regjistruar disa ditë më parë, ku bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës u shfaq mjaft agresiv, por jo te pritshmëritë. Nuk nxori asnjë dokument, asnjë fakt të ri, por tha sërish ato që kishte thënë.

Pra, akuzoi Erion Veliajn si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, tha se inceneratorët ishin bërë si vizion i Edi Ramës. Pas Veliajt dhe Ramës foli për AKSHI-n, foli për përgjime ambientale, por ajo që ishte më e padëgjuar më parë ishte dashuria e madhe e Arben Ahmetajt për “Top Channel”, gazetarët gjobaxhinj dhe “kamikazët” e Mirel Mërtirit. (LEXO KETU)

Ne e kemi raportuar më parë me një pyetje të thjeshtë: Pse Arben Ahmetaj ka frikë nga Mirel Mërtiri?

Kjo është pyetja e dytë: Pse Arben Ahmetaj tashmë është llahtarisur nga “Top Channel”?

Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top
Arben Ahmetaj ne intervisten e Çim Pekes

Pse e kanë futur në këtë lloj presioni, apo gazetarët gjobaxhinj, dikush në arrati? Këto pyetje kemi tentuar t’ia bëjmë drejtpërdrejt Arben Ahmetajt, i cili nuk ka pranuar të përgjigjet për CNA, por dashuria e madhe për Çim Pekën ka lënë pa përgjigje shumë pyetje.

Ne po sjellim një përgjigje në lidhje me “Top Channel”, sepse Arben Ahmetaj na tha se bashkëshortja dhe fëmijët e Dritan Hoxhës duhet ta gëzojnë televizionin, është investimi i tyre, puna e babait të tyre. Në fakt, Arben Ahmetaj harroi të na theksonte se:

Pse hynte dhe dilte në zyrën e tij Vjollca Hoxha dhe çfarë i kërkonte shpesh?Këtë nuk e ka thënë kurrë Arben Ahmetaj.A ka firmosur ndonjë koncesion? A ka kërkuar ndonjë ministri? A ka firmosur ndonjë dokument që të përfitonte Vjollca Hoxha? A e ka ndihmuar në tatime me veprime për bashkëpunëtorët e të tjerë?

Më tej, larg asaj marrëdhënies personale të Arben Ahmetajt me “Top Channel”, ish-zëvendëskryeministri nuk thotë kush e lidhi Vjollcën me “Top”-in dhe pse u lidhën. Cilat qenë interesat e tyre?

Pse një kompani koncesionare monopoliste plehrash përpunimi landfilli dhe incenerimi duhet të bënte një reklamë agresive me qindra mijëra apo miliona euro në “Top Channel”? Ndoshta ortakëria e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos te “Lori Caffe” nuk i thotë gjë kujt, por Arben Ahmetaj duhet të kujtohet se “Lori Caffe” është kompani ikonë e Dritan Hoxhës, nga ajo u ngrit “Top Albania Radio”, nga ajo u ngrit dhe “Top Channel”.

Si ka mundësi që bleu për 2.2 milionë euro Mirel Mërtiri aksionet e Vjollca Hoxhës, pra 51% të “Lori Caffe”-së dhe më pas ia kthen këto aksione dhe nuk i merr lekët pas?! Por, për një pikë të kontratës, për 100 mijë euro i kthehen të gjitha.

Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top

Pse duhet të paguante muaj për muaj “Top News”-in? Pse duhet të hapeshin 5-6 kompani të ndryshme me seli në godinën e “Top Channel” për të prerë fatura 5-6 apo 10 mijë euro? (LEXO KETU)

Pse duhet ta dirigjonte Mark Jaka, baxhanaku i Mirel Mërtirit, “Top News”-in? Pse “Top Channel” duhej të sillej si kamikaze me prokurorët e SPAK-ut? Jo thjesht qëkur plasi historia e Tiranës, por që nga Elbasani dhe Fieri.

Tashmë SPAK-un po e sulmon Berisha, po e sulmon Ben Ahmetaj, po e sulmojnë vetë këta të mazhorancës, që kuptohet se ka një problematikë, por “Top Channel” atëherë nuk kishte problematikë politike, por “Top Channel” kishte marrë “mitralozin” t’u binte prokurorëve të SPAK-ut për llogari të Mirel Mërtirit.

Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top
Mirel Mërtiri, Vjollca Hoxha dhe Klodian Zoto, foto-montazh

Vjollca Hoxha është bashkëpunëtore e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, sepse Endrit Habilaj nuk mund të bënte as në “Top News”, as në “Top Channel”, asgjë pa lejen e Vjollca Hoxhës, e cila thotë “unë nuk dija”, por ishte administratore e kompanisë, nuk është se ishte aksionere që qëndronte jashtë godinës. (LEXO KETU)

Kush i sulmoi prokurorët e SPAK-ut?! Endrit Habilaj?

Endrit Habilaj ishte gazetar, drejtues emisioni, patjetër me urdhrin e Vjollca Hoxhës, dhe më pas me urdhrin e Lori Hoxhës, që kanë drejtuar “Top Channel”, që janë aksioneret, janë administratoret e “Top Channel” dhe “Top News”.

Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top
Endrit Habilaj

Kush e sulmoi Arben Ahmetajn? Endrit Habilaj?

Jo, aspak. E sulmoi Vjollca Hoxha, siç sulmoi prokurorët e SPAK-ut për llogari të Mirel Mërtirit, për paratë që mori. E sulmoi Lorela Hoxha për llogari të Mirel Mërtirit, për llogari të parave që mori.

Jo se dikujt i vjen keq për Arben Ahmetajn, por e vërteta është e tillë. E bënë për llogari të Mirel Mërtirit dhe grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve. Paratë janë para korrupsioni, paratë e marrë nga taksat e shqiptarëve që mbushin xhepat e Vjollcës, që mbushin xhepat e Lorit.

Jo vetëm për të sulmuar Arben Ahmetajn, i cili reflektonte me ndjesë ndaj “Top Channel”-it dhe bën moral për “Top Channel”-in, për një media të korruptuar që kishte marrë paratë e inceneratorëve, që i shërbyen grupit të strukturuar kriminal të Mirel Mërtirit se ka takime të Vjollca Hoxhës me Mirel Mërtirin, ka takime të Lorela Hoxhës me Mirel Mërtirin, ka dhjetëra emisione, të cilat janë të ruajtura që sulmuan prokurorët e SPAK-ut në mënyrë kriminale dhe banditeske me shpifje dhe të pavërteta.

Të vërtetat e pathëna nga Arben Ahmetaj për “Top
Vjollca dhe Lori Hoxha

Ndërkohë nga ana tjetër firmoseshin faturat për Mirel Mërtirin, për Klodian Zoton, për njerëzit e inceneratorëve që shpikin një të pavërtetë për të shpëtuar Erion Veliajn. Dhe lajmi i madh tani i Arben Ahmetajt ishte se na e drejtonte “Top Channel”-in Belinda Balluku dhe kishin nxjerrë Erion Veliajn. Ku është morali i “Top Channel”-it këtu se njëherë e drejton një politikan e njëherë një tjetër? Është një hiç.

Ku është morali i “Top Channel”-it këtu që me para inceneratorësh që nuk ekzistojnë, të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me lloj-lloj marifetesh, bëjnë ortakëri dhe tani del bën moral dhe moralin e “Top”-it e kërkon Arben Ahmetaj pse paska ndërruar kryeredaktorin, nuk është më Veliaj, por është Belinda Balluku. Por kë zë meraku se kush e drejton “Top Channel”-in?

Halli i shqiptarëve janë xhepat e tyre, paratë e tyre të vjedhura që duhen gjetur, paratë e inceneratorëve që janë zhdukur, jo morali i Arben Ahmetajt.

“Top Channel” është një media mercenare e inceneratorëve e drejtuar nga Vjollca dhe Lori Hoxha, por jo vetëm ai, por dhe “Top News”.

Duhet të flasë Endrit Habilaj për të kuptuar moralin e Arben Ahmetajt, të flasë dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë se si e urdhëronte dhe kush e urdhëronte dhe kush i ka marrë paratë në fund.

I ka marrë Endrit Habilaj me kompanitë e tij apo paratë kanë shkuar për kompanitë e Vjollca Hoxhës dhe vajzës së saj, Lorela Hoxhës, të cilat kanë administruar një marrëveshje korruptive me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, për të cilët u është thënë me dhjetëra herë publikisht me shkrime dhe raportime se ka hetime, se ka abuzime, se ka vjedhje, por zonjat dhe zonjushat zgjodhën të ishin në anën e atyre, që vidhnin taksat e shqiptarëve dhe tashmë kërkojnë të mbrohen ndoshta dhe nga Ben Ahmetaj me moralin e tij të panevojshëm për televizionin zyrtar të inceneratorëve që kanë marrë dhe kanë përfituar miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër./ CNA

 





Lajmet e fundit nga