Diplomati që meriton përulje
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...

Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i opozitës në Himarë, pasi më saktë do të ishte një realitet i humbur i Partisë Demokratike.
Partia Demokratike ka humbur rrugën e kontaktit me elektoratin, ka humbur rrugën me të vërtetën, ka humbur rrugën për t’u lidhur me strukturat e organizimit të partisë dhe rezulton se ka katandisur në disa fshatra të zonës së lumit të Vlorës me shumë pak vota.
Patjetër që makineria elektorale e qeverisë nuk ta lejon ta marrësh një bashki kur është në pushtet. Kështu ka ndodhur edhe në kohën e Sali Berishës, pasi institucionet shtetërore shtyjnë përpara, organizimi është më i fortë.

Sali Berisha ka qenë një nga armiqtë e mëdhenj të Fredi Belerit. Dikur doktori e quante armik të Shqipërisë, më pas e vendosi kandidat. Ky është realiteti i parë, një fakt kokëfortë që na tregon shumë.
Ka qenë kjo PD që e ka sulmuar Fredi Belerin, dikur edhe Vasil Bollanon. Ka qenë kjo PD që mbështeste kandidatin e PS-së, vetëm e vetëm që të mos e merrte PBDNJ-ja dhe OMONIA Himarën dhe në 2023-shin ofroi Fredi Belerin.
Ikën rasti i parë, Fredi Beleri hyri në burg dhe nga brenda opozitës kishte kandidatë të tjerë, kishte brenda PD-së. Pretendohet se PBDNJ është forcë e madhe në Himarë, por kurrsesi nuk mund të jetë forcë më e madhe se PD-ja dhe PS-ja.

Forca më e madhe në Himarë është bashkimi i PS-së me PD-së. Atje ku duhet të ndodhë, duhet të ndodhë.
Në zgjedhjet e parakohshme të Himarës, kishte emra brenda Partisë Demokratike që ishin shumë më me vlerë sesa Gjikuria, si i sjellë nga Amerika për të qeverisur Bashkinë e Himarës. Një njeri që la Amerikën për të ardhur në Himarë, për të gjetur tokën e premtuar. Në fakt, po të ishte tokë e premtuar, nuk do të kishte ikur, por do të qëndronte atje.
Gjikuria erdhi nga Amerika dhe pretendoi se do të merrte të njëjtat vota që mori Fredi Beleri, që për 20 vjet rrinte në Himarë ditë e natë. Nuk ka rëndësi se si i mori votat, por ndryshe nga Gjikuria, Beleri ishte i zonës dhe e njihte elektoratin.
Petro Gjikuria na erdhi si një kandidat nga Amerika, por flet me të njejtën gjuhë si qyqarët e opozitës.

Gjithashtu, Gjikuria duhet të kuptojë se njerëzit nuk votojnë për nacionalitet, por votojnë me llogjikë, për një kandidat që do t’i zgjidhë problemet.
Dhe në fund pati edhe qendra votimi, ku kandidati i opozitës na doli me një rezultat katastrofik, siç është rasti i Vranishtit, ku mori vetëm 7 vota. As gratë e komisionerëve të opozitës nuk ia kanë dhënë votat Gjikurisë.
Opozita duhet të kishte gjetur një kandidat ose kandidate nga Himara, jo të importuar siç ishte Gjikuria. Duhet të kishte një kandidat që ishte rritur atje, ishte edukuar atje.
Fakti na thotë se duke mos vendosur emra brenda opozitës duke vendosur një kandidat të gabuar, mbështetësit e PD-së e braktisin dhe bëjnë mirë që e braktisin sepse nuk mund të komandohen me pult, sa andej, sa këndej.

Jemi kundër OMONIA-s, jemi kundër Fredi Belerit, pastaj jemi pro Fredi Belerit, duam Petro Gjikurinë, nuk i duam njerëzit tanë brenda PD-së.
Kështu humbet kontakti me elektoratin. Njerëzit nuk janë dele apo gomerë që mund t’i dërgosh sa në një drejtim, në një tjetër.
Dhe qershia mbi tortë, dërgohet Flamur Noka nga Kukësi të bëjë fushatë në Himarë. Se cila është lidhja e Flamur Nokës nuk është çështje fetare fare, por qirje Noka në Himarë nuk thotë asgjë.
Bashkë me Flamur Nokën shkoi edhe Agron Gjekmarkaj. Por se çfarë mund të thotë Flamur Noka me Agron Gjekmarkajn në Himarë, këtë vetëm Gazment Bardhi mund ta shpjegojë.

Ndryshe nga opozita, të deleguarit e PS-së, Blendi Klosi, kryebashkiaku i Vlorës që shkoi në fushatë, apo Damian Gjiknuri ishin njerëz të zonës, të partisë, të elektoratit, të terrenit, që kanë vite që punojnë në atë qark dhe me Bashkinë e Himarës, që i njohin problematikat, pa folur pastaj për përqindjen e votave sa më shumë mund të jetë PS-ja, apo sa është PD-ja.
Gabimi më i madh që bëri PD-ja është se tentoi ta bënte PBDNJ-në forcë të parë në Himarë, ky është një gabim fatal i saj.

PD-ja ka votat e saj, dikur i bashkonte me PS-në për të nxjerrë jashtë skeme PBDNJ-në dhe sot bashkohet për interesa të momentit, të pista politike, pseudonacionaliste që tregojnë se vërtetë PD ka humbur rrugën e realitetit me zgjedhësit, me strukturat e partisë së saj dhe me sjelljen politike të saj.
Rezultati ndoshta duhet të ishte edhe më i thellë si reagim i opozitarëve, jo se mungojnë këta të fundit, por se opozitarët nuk pranojnë elitën e tyre./ CNA
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep ...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...