web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt

11 Gusht 2024, 11:02, Editorial CNA
Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt
Erion Veliaj

Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u mbyll me një debat mjaft të fortë. Debati ishte drejtuar drejt Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe për këtë ishte përdorur emri i një zonje të nderuar, një drejtoreshe, e cila i ishte rekomanduar ministrisë, të largohej nga detyra pas një kontrolli nga KLSH-ja.(lexo këtu)

Në fakt emri i zonjës u keqpërdor si armë për të sulmuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe kreun e këtij institucioni në një dëgjesë në parlament. (lexo këtu)

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt
Mimoza Dhëmbi

Por në fakt lind pyetja:

Mund të gabojë KLSH-ja?

Patjetër që mund të gabojë, por ky institucion jep me dhjetëra dhe qindra rekomandime. Çështjen nuk e zgjidh dot një komision parlamentar me një emër të caktuar, por nëse ka gabime çështja shkon në gjykatë dhe këtu gjithçka zgjidhet. Nuk ndoq një formë klasike dhe ndodhi një sulm i paparë, i padëgjuar në këto gati 30 vite të krijimit të këtij institucioni. 

Eduard Shalsi përdori emrin e një zonjë të nderuar për të sulmuar KLSH-në.

Gjithçka u duk sikur një gjë nuk shkonte por në fakt, qartazi u pa se halli nuk ishte tek zonja Dhëmbi dhe nuk ishte dhimbja e vërtetë e gojës së Rilindjes. 

Eduard Shlasi ishte kthyer në një "vrasës me pagesë" i Erion Veliajt. Këtë term do ta sqarojmë më poshtë. (lexo këtu)

CNA kishte raportuar më parë se Shalsi në Kuvend, kishte marrë një mision, të bënte gati përgatitjen e një Komisioni të Posaçëm që do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj, por edhe vetë Shalsi do të merrte pjesë në struktura të tjera, gjoja në emër të reformimit të parlamentit dhe instituconeve. (lexo këtu)

Tashmë dolën se ishin veprime të qarta për të sulmuar institucionet e pavaruara dhe një nga mënyrat që do të bëhej ishte sulmi që Shalsi do të kryente, duke kërkuar ngritjen e një nënkomisioni, duke mos kaluar në parlament raportin vjetor të KLSH-së. (lexo këtu)

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt
Institucioni i KLSH-së

Në fakt nuk ishte vetëm KLSH-ja.

Më parë kishte filluar punë Fatmir Xhafaj, qëllimi i të cilit qartazi CNA e ka thënë se ka qenë goditja e SPAK-ut, goditja e institucioneve të drejtësisë, të cilat janë themeluar 8 vite më parë, por ka segmente të tyre të dala nga kontrolli, pasi shumica janë në yqmin e qeverisë. 

Një reformë në drejtësi jo pa probleme, ku kanë kaluar Vetingun emra me akuza të shumta dhe janë djegur dhe janë nxjerrë nga sistemi shumë persona të ndershëm. Gjithsesi Xhafaj kërkon kapjen e plotë të sistemit, ndërkohë që maxhoranca të dirigjojë tashmë edhe SPAK-un që nuk e dëgjon çfarë thotë qeveria dhe kryeministri Rama. Apo nuk ia ka ngenë t'i hapë telefonin kreut të qeverisë, apo vetë Fatmir Xhafajt, ku ka ndonjë hall, siç janë ato të drejtorëve që e bënë deputet. (lexo këtu)

Përveç Shalsit kemi edhe një "vrasës tjetër me pagesë", Fatmir Xhafajn.

Ky me më shumë eksperiencë. Më ujkt i vjetër, është përdorur termi Enversti i fundit, pasi gëzon më shumë se të njëjtin mentalitet. 

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt
Fatmir Xhafaj

Pse 2 "vrasës me pagesë"? 

Të dy janë deputetë, paguhen nga qytetarët shqiptarë dhe të dy me pagën që po marrin si deputetë, po përdoren për të vrarë dy insticone të pavaruara, pra SPAK dhe KLSH.

Dy "vrasës me pagesë" nga taksat e qytetarëve për llogari të Rilindjes. Në fakt e vërteta është se të dy "vrasjet me pagesë" nuk janë as më shumë dhe as më pak sesa personat që kanë pranuar të marrin misionin dhe drejtimin për "të vrarë" dy institucionet të pavarura, të cilat po t'i shohësh i bashkon një pikë. Pika e bashkimit të tyre është Bashkia e Tiranës. 

Pikërisht Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës janë halli i vërtetë i dy "vrasësave" të Erion Veliajt që paguhen nga parlamenti shqiptar. 

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt
Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj

KLSH është bërë instrument sulmi kohët e fundit, pasi në planin e kontrollit të vitit 2024 ka pasur Bashkinë Tiranës, një plan të gjerë kontrolli për performancën e këtij institucioni nga viti 2019 në vitin 2022 dhe kontrolli është zgjeruar për shkak të ankesave të ndryshme nga subjektet. 

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës ka rënë bomba, me drejtorët të arrestuar, lëvizje të bëra nga Veliaj, korrupsion, hajdutë. Vete kryebashkiaku ka 5 dosje hetimore në SPAK. (lexo këtu)

Tani duhej dhe KLSH-ja. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka marrë dosjet, ka filluar t'i hapë ato, thuhet se kanë gjetur bëma dhe gjëma dhe ndaj ka ndodhur sulmi ndaj këtij institucioni, për ta detyruar për të shkuar në marrëveshje me Erion Veliajn. Në të kundërt do të "vritet" nga Eduard Shalsi për të shpëtuar Erion Veliajn dhe zyrtarë të tjerë të tij të korruptuar që pritet që pas përfundimit të atij raporti të përfundojnë para SPAK-ut. (lexo këtu)

Dy "vrasës me pagesë" për llogari të Erion Veliajt
Eduard Shalsi

Përveç një tufe me drejtorë priten të ikin edhe shumë zyrtarë të tjerë deri tek koka e kryebashkiakut, Veliaj, i cili është, siç e thotë vetë, kreu i organizatës që në fakt në Bashkinë e Tiranës u zbulua një organizatë hajdutësh, ku një tufë me drejtorë ndodhen pas prangave, pasi u kapën me kompaninë 5D, apo me aferën e inceneratorëve, hetime të cilat vazhdojnë. (lexo këtu)

"Vrasësi" tjetër, Fatmir Xhafaj sërish misionin e tij e ka për Bashkinë Tiranës. Nuk reagoi kush ndaj SPAK deri në momentin kur po arrestoheshin drejtorët e dosjes "5D", deri kur po thellohej dosja e inceneratorëve. Në këtë moment Fatmir Xhafaj merr misionin e tij për të goditur SPAK-un, për të goditur institucionet e pavaruara të drejtësisë sepse po shkonte shumë thellë, po shkonte në palcë të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, por shkonte tek koka e tij, tek Erion Veliaj. 

Ndaj të dy "vrasësit me pagesë" janë shërbëtorë të kryebashkiakut dhe termi më i saktë do të ishte dy "vrasësit me pagesë" për llogari të Erion Veliajt, kryebashkiakut nën hetim për inceneratorët për dosjen 5D, njeriut nën hetim pasuror, njeriut nën hetim për "5 Majin", për shembjen e teatrit e kështu me radhë. 

Dy "vrasësit me pagesë" duan të "vrasin" për llogari të Veliajt. Kontrolli i Lartë i Shtetit që po zbulon një mal me korrupsion, ndoshta dhe më të padëgjuart se ato të dosjes 5D, ku prej 9 vitesh Erion Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës me një tufë hajdutësh të ndodhur në burg e të tjerë që janë vërdallë në zyrat e korridore të këtij institucioni. 

Fatmir Xhafaj për të shpëtuar këta që janë brenda apo edhe ata jashtë, sepse ata që janë brenda Fatmir Xahfajn e bënë deputet dhe mund të quhet shumë mirë Fatmir Xhafaj, deputet i dosjes "5D" që tashmë ka marrë armën për të "vrarë" SPAK-un. Por fakti është që të dy këta "vrasës politikë" paguhen nga qytetarët shqiptarë dhe janë kthyer në "vrasës" me pagesë të Erion Veliajt./CNA 

 





Lajmet e fundit nga