
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar publikisht abuzimet apo vjedhjet miliona euroshe në Bashkinë e Tiranës. Të mërkurën, në një takim me të rinjtë, ai konfirmoi me gojën e vet se institucioni që ai drejton është i mbushur plot me hajdutë.
Sipas tij, për këtë arsye do të jetë një kompani britanike që do t’i kalojë në filtër të gjitha procedurat që kryhen nga ky institucion, që nga mënyra se si merren vendimet, si kontrollohen dhe deri te zbatimi i projekteve.
Njeriu, i cili fillimisht pas arrestimeve të SPAK-ut tha se drejtorët e tij ishin disa ish-zyrtarë, më pas tha se ishte vetëm një drejtor, sot e ka pranuar që ka qenë gjithë zinxhiri komandues i Bashkisë së Tiranës i përfshirë në aferat dhe skandalet korruptive.(lexo këtu)
Një pjesë e drejtorëve të Veliajt akuzohen për korrupsion, disave prej tyre po u hetohen edhe pasuritë. Sigurisht për dosjet famoze "5D" dhe inceneratorët.(lexo këtu)
Ka edhe dosje të tjera që Erion Veliaj mendon se janë mbyllur, ashtu siç ai i gatuan në tavolinat e pista politike të Tiranës. Por hetimet nga ana e SPAK-ut vazhdojnë, ka edhe të tjera afera dhe skandale që do të vijnë në vijim. (lexo këtu)
Ndërkohë sot Erion Veliaj e ka pranuar publikisht se bashkia e tij është një tufë me hajdutë, ku vidhen dhe shpërdorohen fondet publike. Ky është mesazhi i qartë që vjen nga ajo që bëri vetë Veliaj publike, duke thënë se një kompani angleze do të skanojë tenderët dhe procedurat që kryen në Bashkinë e Tiranës.(lexo këtu)
Ky është një skandal tjetër brenda skandalit, pasi qytetarët paguajnë taksa dhe Erion Veliaj e pranon që ato vidhen. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhet të vinte një kompani e huaj t'i skanonte punët në bashki dhe për më tepër duhet ta paguajmë këtë kompani. Pasi jo vetëm paguajmë taksa dhe vidhen këto taksa, tani duhet të paguajmë edhe një kompani të huaj që të kontrollojë dhe të vërtetojë si vidhen këto taksa që paguajnë qytetarët shqiptarë.
Ky është një nga rastet më flagrante, më të turpshme në historinë e 34 viteve tranzicion në Shqipëri, ku një institucion kërkon që t'i kontrollojnë mënyrat e prokurimeve, tenderët apo si i shpenzon të ardhurat që ka.
Pra, Erion Veliaj nuk pranon që të auditohet nga KLSH-ja, nuk pranon si të vërteta hetimet që bën SPAK-u. Ai nuk pranon punën e vetë zyrtarëve në Bashkinë e Tiranës, pasi konfirmon se ata janë hajdutë, por thekson që duhet të marrë një kompani angleze, ta paguajë këtë të fundit që të kontrollojë hajdutët e tij.
Në fakt kontrollet janë aty, institucionet janë aty. Erion Veliaj merr një kompani angleze, si për të thënë se edhe ata që kontrollojnë hajdutët e tij, janë po hajdutë të së njëjtës organizatë që drejtohet nga kryebashkiaku./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Ti...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi i radhës në s...
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokratik...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë...
Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se ka marrë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur te zhvilli...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkoj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Komisioni Xhafaj ka marrë pushimet! Pas mbledhjes së j...
Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Ivi Kaso, iu kund...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Në një postim në "Facebook", deputetja demokrate, Jori...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pë...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo, ka r...
Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Gazmen...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...