Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Erion Veliaj, vrasësi i qenve, publikoi këtë të hënë një video të montuar, ku bënte thirrje që duhet të kujdesemi për katërputroshët dhe se nuk duhet t'i braktisim ata apo t'i keqtrajtojmë.
"Te streha e kafshëve me standarde evropiane për kafshët. Mos i braktisni në rrugë, por sillini te streha për adoptim! Le të kujdesemi për miqtë tanë katërputroshë", theksoi ndër të tjera kreu i Bashkisë së Tiranës, duke vijuar kështu me propagandën e tij, që në fakt jo pak herë ka dalë zbuluar.

Ai shtiret sikur është i kujdesshëm ndaj kafshëve dhe se institucioni që ai drejton merr masat e duhura. Por në fakt ky është një mashtrim i radhës i Veliajt, që kërkon t'u hedhë hi syve qytetarëve të Tiranës, pasi 6 vite më parë ai bëri atë që quhet "gjenocid" ndaj qenve në Tiranë. (lexo këtu)
Sot del dhe flet për strehim edhe madje përdor edhe termin adoptim.
Këto veprime të rënda të Veliajt, që duhet të hetoheshin nga organet kompetente, CNA i ka raportuar jo pak herë, ku është denoncuar me zë dhe figurë se si në 2018, qentë kapeshin me argumentin se do të vaksinoheshin, sterilizoheshin dhe matrikulloheshin, por në vend të kësaj gjenin dorën vrastare.(lexo këtu)
Punonjësit e bashkisë u injektonin acid baterish apo i lagnin me ujë dhe më pas i godisnin me elektroshok, duke u marrë jetën. Kjo ka qenë mënyra që Bashkia e Tiranës zgjodhi për të vrarë qentë, ndonëse paguhet për kujdesin ndaj tyre. Sigurisht kjo me urdhër të Veliajt, i cili përveç kësaj njihet për aferat korruptive dhe skandalet në institucionin që ai drejton.
Lali deklaroi se një qen i kushtonte bashkisë 50 euro përkujdesje në një ditë. Por nuk dihet se ku shkuan ato para, pasi qentë u vranë dhe nuk morën asnjë përkujdesje. Në media u raportua nga 11 mijë qen endacakë, 10500 u vranë nga Bashkia e Tiranës, një shifër shumë e madhe, që tregon edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt.
Por skandali i Veliajt, nuk mbaroi me kaq.
Pasi i eliminoi këto kafshë kaq të dashura për publikun, në prill të 2018 u denoncua me video dhe foto se si kamionçinat transportonin me dhjetëra trupa qensh të futur në qese të cilat hidheshin në Sharrë. Kështu vendgrumbullimi i mbetjeve u kthye në një vatër infeksionesh. (lexo këtu)

Por edhe pse gjithçka u denoncua me prova, fakte dhe video, Veliaj nuk hezitoi që të dilte publikisht dhe të theksonte se gjithçka ishte e pavërtetë.(lexo këtu)
Por të njëjtën gjë nuk heziton ta bëjë edhe pas 6 vitesh. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai na del sot dhe na thotë se qentë duhet të mbrohen.
Theksojmë këtu që situata me qentë në rrugët e Tiranës vijon të ngelet problematike. Ka shumë qen endacakë që enden rrugëve të kryeqyetit, lëvizin tufa-tufa. Përveçse mbartin një sërë sëmundjesh, ata janë një rrezik edhe për qytetarët.
Prandaj Veliaj në vend që të dalë dhe të bëjë propagandë, duhet të kujdeset realisht për këto kafshë të pambrojtura. Por gjithsesi një vrasës kafshësh nuk mund të ketë kurrë përkujdesje ndaj këtyre të fundit./CNA
Policia e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, ka in...
Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është ...
Turistë të huaj dhe shqiptarë kanë zgjedhur bregdetin ...
Të hënën, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest m...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët e kryeqyte...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo ka fituar zgj...
Procesi i numërimit të votave në Himarë ka sjellë fito...
34 qendra votimi janë numëruar në stadiumin e Himarës nga ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatet për 3...
Në stadiumin e Himarës janë numëruar deri më tani 28 kuti ...
Në stadiumin e Himarës është numëruar kutia e 25-të. Garë...
Teksa po vijon numërimi, janë përditësuar rezultatet e zgj...
22 kuti janë numëruar në KZAZ-në Nr. 88 për zgjedhjet e kr...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e...
KQZ ka përditësuar të dhënat për 20 qendrat e votimit të n...
Grupet e numërimit kanë nxjerrë rezultatet për 18 qendra v...
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për Bash...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e...
13 kuti janë numëruar deri më tani në KZAZ-në Nr. 88, në s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...