CNA pak ditë më parë zbuloi skemën “Ajola-H”, pas zbardhjes së dosjes hetimore të kompanisë “5D”, ku drejtorët e Erion Veliajt kishin përfituar miliona euro përmes tenderëve.
Pas zbërthimit të kësaj skeme nga drejtësia dhe denoncimet e opozitës, CNA zbuloi një tjetër skemë në hije, e cila tashmë ka dalë në dritë, skemën "Ajola-H".
CNA zbuloi me fakte e dokumente lidhjen e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, me kompaninë e inceneratorëve.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e diplomuar (e dyshimtë kjo) për juridik e kryebashkiakut Veliaj, është themeluese e kompanisë "Harabel", e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës.
CNA ka publikuar më herët një kontratë të lidhur për promovimin e një tjetër artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e vet “Harabel"-in e Ajolës.

Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të “Harabel"-it nga as më pak e as më shumë sesa nga "Integrated Energy".
Por ka dalë në dritë një tjetër detaj.
Ajola Xoxa për "Harabel"-in e saj, i cili ndodhet në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi.
Këtë e zbulojnë disa komente, të cilat ne po jua sjellim më poshtë, ku kompania e thotë qartë se ka zënë hapësirën private të dikujt tjetër dhe nuk paguan asnjë detyrim.
“Ontakragoueke: @harabelcontemporary kjo është jashtëzakonshme! Sa me fat keni qenë që gjetët hapësirë të lirë, buxhet për të rinovuar dhe keni pasur luksin të mos kërkoni asnjë komision! Tingëllon si një përrallë e vërtetë

Ontakragoueke: Jo komerciale! Uau! Pra, si e keni paguar atë? Si e gjetët atë hapësirë?
Harabelcontemporary: @ontakragoueke Po, të dyja hapësirat tona janë jo komerciale dhe ne nuk aplikojmë asnjë tarifë nëse artistët shesin veprat e tyre, mund të shkoni dhe t'i pyesni, është e lehtë. Ne e kuptojmë se është shumë e vështirë të kuptohet nga dikush që nxitet vetëm nga interesi dhe urrejtja, por ne jemi të shtyrë vetëm nga pasioni për artin dhe kulturën dhe ne e duam punën që bëjmë, ndoshta nuk do ta kuptoni kurrë. Ne nuk e zotërojmë hapësirën dhe nuk paguajmë qira për hapësirën: ishte një hapësirë bosh e pa përdorur për 10 vitet e fundit, para se të bëhej një hapësirë ekspozite. Ne do të promovojmë artistë në këtë hapësirë për aq kohë sa pronari do të na lejojë, sigurisht që ata mund të na nxjerrin jashtë në çdo kohë, dhe pastaj do të gjejmë një hapësirë tjetër.

Pra, Ajola Xoxa ka një hapësirë komerciale për të ngritur “Harabel"-in e saj për të cilin pranon haptazi se nuk paguan qira dhe asnjë lloj detyrimi financiar. Vetëm Ajola mund të sigurojë të tilla përfitime./ CNA
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet për ish-drejto...
Ditën e sotme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nesër në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ...
Grupi i Bashës ka mbajtur qëndrim kundër rezolutës anti-SP...
Nikoll Lesi ka nxjerrë një fake news duke thënë që Bel...
Debate të ashpra ka patur mes historianit Pëllumb Xhufi dh...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se 2 mijë...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Blendi Fevziun...
Damian Gjiknuri e ka cilësuar si takimin më entuziast ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur për sk...
Debate të forta ka patur mes gazetarëve Artan Hoxha dhe Ne...
Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar fjalimin e krye...
Është miratuar lista e dëshmitarëve që janë thirrur pë...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka dekl...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti u ka b...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me dr...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka reag...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka reaguar n...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vrasjen ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...