web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tri lëvizjet e "monstrës" politike

16 Gusht 2024, 14:39, Editorial CNA
Tri lëvizjet e "monstrës" politike
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembur në llahtarin e 7 orëve pyetje në SPAK. Në panik, herë thotë se e kemi SPAK-un në kontroll, ne i kemi b*let e hekurta, herë thotë i kam kolegë, herë thotë i kam të hapura, herë thotë i kam të mbyllura, por vetëm i hapen hetime, hetim pas hetimi, inceneratorët, dosja “5D”, hetim pasuror, shembjet te “5 Maji”, shembja e teatrit e të tjerë.

Por, të gjitha këto kanë bërë që Erion Veliaj, për shkak se në sondazhe ka shkuar në fund, të tentojë të krijojë lëvizje monstruoze thjesht dhe vetëm për propagandën në interes të tij që, edhe pse ai mendon se mund të mbijetojë, tashmë politikisht është i vdekur.

Të ardhme në politikë duket se s’ka, megjithëse ai po përpiqet që të kalojë me sukses këtë dallgë, nga njëra anë me shpresën se do ta mbyllë pa burg nga SPAK-u dhe gjithçka do të kalohet deri në mbylljen e mandatit.

Por orët e ankthit dhe panikut të tij tregohen shpesh nga veprimet që bën.

Çfarë bëri Veliaj?

Shkoi në Paris në Lojërat Olimpike ku dy përfaqësues të Shqipërisë të ardhur nga ish-Republika Sovjetike morën medalje, duke u rrëmbyer të gjithë festën atyre sportistëve, Komitetit Olimpik Shqiptar apo dhe Federatës së Mundjes.

Tri lëvizjet e "monstrës" politike
Veliaj me sportistët

I rrëmbeu vetë, krijoi dhe një skenë mundjeje, një hedhje me tuç, si mesazh ndoshta për kryeministrin Rama, ndoshta për SPAK-un apo kundërshtarët e tij, por nga ana tjetër ajo që ndodhi është fakti se ai e kishte strategjinë e tij të qartë dhe të mirëmenduar me disa lëvizje. (LEXO KETU)

Tri lëvizjet e "monstrës" politike
Erion Veliaj hedh "tuç" mundësin

Shkoi në Paris, erdhi në Tiranë. Në Tiranë realizoi pritje, prapë sërish foli ai. Dhe ditën që kishte protestë para Bashkisë së Tiranës inskenoi gjoja një incident duke i nxjerrë  fituesit e medaljeve para bashkisë ditën e protestës, duke vendosur një poster të madh të medaljeve a thua se i kishte fituar Erion Veliaj ato. Në fakt ai po provokonte me skenarët e tij.

Një skenar i mirëpërgatitur për të shkuar në Paris, për të ardhur në Tiranë, për të bërë një ceremoni dhe për ta çuar vëmendjen te dita e protestës, për t’i thirrur pikërisht në atë ditë, në atë orë, mundësit që kishin marrë këto medalje. (LEXO KETU)

Tri lëvizjet e "monstrës" politike
Medaljet në Bashkinë e Tiranës

 

Hapi i dyte fillon me një tjetër lëvizje, shfrytëzon disa foto të ish-rivalit të tij Belind Këlliçi, i cili proteston çdo javë me një grup demokratësh dhe me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, foto pushimesh në një gomone të thjeshtë, që nuk kushton më shumë se 20 euro për person, të një njeriu që gjithë jetën vetëm 2 vite ka qenë deputet në parlament, pjesën tjetër e ka jetën e tij private.

Ndërsa Erion Veliaj prej më shumë se 10 vitesh paguhet të paktën 250 milionë lekë deri tani nga taksat e shqiptarëve.

Si monstër politike shfrytëzon fotot e pushimeve të Këlliçit, i quan pushime luksoze dhe më pas e merr e nxjerr në rrjetet sociale dhe portalet e kontrolluara prej tij ku shpesh fshihet dhe me skenarët e gjobaxhinjve dhe ortakëve të tjerë mediatikë dhe ngre alibi të tjera pikërisht në funksion të protestës. (LEXO KETU)

Tre linjat e Veliajt

Pra, linja e parë është linja e Parisit, e Lojërave Olimpike, linja e dytë është linja e sulmeve ndaj Belind Këlliçit dhe linja e tretë, pra lëvizja e tretë, është ajo e propagandës mediatike duke thirrur në apel Carlo Bollino-n, Mero Bazen, të gjitha mediat e propagandës.

Njëri thotë sulm ndaj mundësve, tjetri thotë Këlliçi në jaht, ku në fakt është gomone, sulm ndaj mundësve s’ka pasur hiç, medalje të Erion Veliajt, s’ka pasur fare e kështu me radhë.

Gjithçka tregon pasiguri te Veliaj dhe asgjë më shumë se kaq.

Njeriu, i cili i ka mbushur mendjen tavolinave të Tiranës se i ka mbyllur çështjet me SPAK-un, e ka mbyllur dosjen me Dritan Prençin, e ka sqaruar me Altin Dumanin, e ka biseduar me Klod Brahon nëpërmjet miqve të Fatmir Xhafajt e kështu me radhë.

Kur të gjitha këto i ka zgjidhur, pse duhet të bëjë lëvizje të tilla provokative, propagandistike, të neveritshme ndoshta siç është dhe vetë?!

Sepse dikush që ka qetësinë, dikush që ka sigurinë nuk bën kurrë lëvizje të tilla, të shkojë në Paris, të marrë meritat e të tjerëve, të inskenojë incidente, të përdorë sulme të tilla ndaj kundërshtarit.

Hallet e Veliajt sa kanë filluar dhe ende nuk kanë mbaruar.

Ndaj dhe ai është shumë i shqetësuar, është në panik dhe bën të tilla lëvizje për të rritur sadopak pikë në publik, por në fakt sa më shumë vazhdon të bëjë veprime të tilla aq më shumë “vetëvritet” edhe politikisht edhe publikisht.

Ndaj të tilla lëvizje thjesht dhe vetëm tregojnë agoninë që po kalon kryebashkiaku i Tiranës, i vetëquajturi zdroms./ CNA





Lajmet e fundit nga