
Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj po tenton t’i shuajë duke dhënë shfaqje të shëmtuara nga Parisi, duke bërë si një “mundës profesionist”.
Ajo që është më qesharakja është shfaqja tjetër që jep sot publikisht në pritjen e delegacionit shqiptar pas përfundimit të Lojërave Olimpike.
Veliaj sillet sikur është ai, që me atë “hedhjen e famshme”, të improvizuar sigurisht, mendon se ka fituar medaljet dhe jo sportistët Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.
Veliaj, drejtorët hajdutë të të cilit janë pas hekurave si të përfshirë në tenderë abuzivë dhe në aferën inceneratorëve, po përpiqet që me këto skema qesharake të zhvendosë vëmendjen nga skandalet në të cilat është përfshirë.
Veliaj është nën hetim nga SPAK-u për disa dosje të nxehta po ashtu dhe për pasurinë. Po njësoj janë nën hetim pasuror dhe familjarët e tij.
Në teatrin e tij publik sot, Veliaj tha se është krenar për atë që ka vjedhur, nuk e dimë për çfarë e ka fjalën, për "punët e mira" që ka bërë me drejtorët e tij hajdutë, pasi medaljet nuk i ka fituar Erion Veliaj, por dy sportistët Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.
“Bashkuam një energji të jashtëzakonshme të qeverisë, të bashkisë, për të mbështetur Komitetin Olimpik, për të bërë një lojë në skuadër, ku secili ndihmon, secili jep të vetën. Jam vërtet krenar për çfarë kemi bërë. Më duhet të them që stërvitja për Los Angeles 2028 fillon sot. Kështu që do përveshim mëngët, pas këtyre festimeve dhe ceremonive, për t’u siguruar që dalim akoma më mirë, që jemi akoma më të fortë dhe për t’u siguruar që bashkëpunojmë shumë”, tha Veliaj.
Spektakli i Veliajt vijon kur thotë se ky nuk është një sukses individual, duke tentuar të vjedhë dhe atë meritë që në fakt u takon sportistëve për përgatitjen e tyre dhe jo kryebashkiakut, i cili është mësuar që të bëjë "punë të mira" me drejtorët e tij, por në rastin e tyre nuk pranon të mbajë përgjegjësitë e tij, ndërsa në këtë rast kërkon të marrë nga duart medaljet që u përkasin sportistëve dhe kurrsesi Veliajt./ CNA
Avokatja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Tea...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen ...
Delegacioni i Shqipërisë është mirëpritur në Rinas pas për...
Jemi vetëm dy ditë larg çeljes së edicionit të 18 të F...
Këtë mëngjes ka rënë intensiteti i flakëve në Malin e That...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: Kompensimet, nga ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeba...
Forcat e Komisariatit si dhe skudra “Shqiponja” kanë k...
Vazhdon të jetë alarmante situata e zjarrit në Prespë,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se shteti elek...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtues e ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Shpati i malit mbi fshatin Luzat të Tepelenës është përfsh...
Një tjetër denoncim i ardhur në redaksinë e SYRI-t, tr...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar d...
Administratorët e inceneratorit të Tiranës, njerëzit që ka...
Inceneratorët janë vjedhja e shekullit, një megaaferë ...
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sig...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...