“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Administratorët e inceneratorit të Tiranës, njerëzit që kanë mbuluar veprimet e kompanisë guackë në Holandë, Michael Peter Druijts dhe Marc Richard Lappat janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
CNA ka mundur të sigurojë dhe fotot e dy administratorëve që tashmë në kërkim të tyre është vendosur drejtësia shqiptare, SPAK-u dhe Interpoli.
Në kërkim ndërkombëtar është shpallur Michael Peter Druijts i datëlindjes 1981 banues në Holandë dhe Marc Richard Lappat i datëlindjes 1976 banues po në Holandë.


Të dy këta shtetas mbulonin veprimet e kompanisë guackë të inceneratorit të Tiranës në Holandë dhe janë shpallur në kërkim në grupin e tretë të personave të shpallur në kërkim disa javë më parë, ku SPAK dha detaje nga hetimet dhe urdhër arrestet që ishin lëshuar për 8 persona.
CNA më herët ka publikuar dokumente që tregonin lidhjet e Marc Lappat dhe Michael Druijts me njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
CNA ka zbuluar dokumente që nxjerrin në pah “trurin” e inceneratorëve, që fshihet dhe i shërben kompanisë në Holandë “GeoGenix”, e cila më parë quhej “Integrated Energy BV”.
Bëhej fjalë për një e-mail të administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, Michael Druijts.
Një email-i i dërguar më 14 mars të vitit 2022 nga Michael Druijts, pra administratori i kompanisë “Goeogenix” në Holandë.
Email-i ishte nisur në adresën “Limon Mango” dhe në CC, për të cilin është vendosur në dijen dhe Marc Lappat, njëri nga bashkadministratorët.
Në e-mail, zoti Druijts i drejtohet Mirelit me “Dear Mirel” dhe flet për telefonatën, si dhe i shpjegon faktin që zoti Vermeulen ka pranuar të marrë detyrën. Herman Daniel Vermeulen ka qenë një nga administratorët e kompanisë të inceneratorit të Tiranës.

Dokumenti i publikuar nga CNA tregonte lidhjet dhe koordinimet e Mirel Mërtirit me administratorët Michael Druijts dhe Marc Lappat, që përdorte adresën Limon Mango.
“I dashur Mirel,
Ishte e vështirë të të dëgjoja përmes telefonit dhe nuk jam i sigurt nëse më ke dëgjuar mirë. Për ta konfirmuar, zoti Vermeulen ka rënë dakord të marrë rolin e administratorit të “Integrated Energy BV SPV” ("Kompanisë") në pritje të miratimit tuaj të kushteve të mëposhtme:
1. Strehimi: Kompania do të kujdeset për të gjitha nevojat për akomodim dhe strehim.
3. Kompania do të kujdeset për transportin lokal për të shkuar dhe kthyer nga puna.
2. Largimet dhe/udhëtimet: 'Gruaja/partnerja' e Z. Vermeulen jeton në Spanjë dhe ai ka një shtëpi të dytë në Spanjë.
Në pritje të miratimit, ai do të donte të shkonte në shtëpi në Spanjë 1 deri në 2 herë në muaj për disa ditë. Megjithatë ai do të jetë i disponueshëm në çdo kohë, duke qenë në gjendje të punojnë në distancë nga Spanja nëse i kërkohet. Në këtë aspekt, kompania duhet të paguajë për fluturimet e tij për të shkuar dhe kthyer nga Spanja.
3. Paga: Z. Vermeulen ka kërkuar një pagë mujore prej 9500 eurosh neto, pas taksave vendore. Mesa kuptova nga Eltoni, ai do të marrë një pagë lokale.
4. Asistencë me çdo leje pune lokale, nëse kërkohet.
Unë ju përmenda në telefonatë se zoti Vermeulen duhet të njoftojë 1 muaj para largimit punëdhënësin e tij aktual.
Kështu koha më e shpejtë që ai mund të vijë në Shqipëri është 1 muaj nga dita e njoftimit të largimit të punëdhënësit aktual. Ai megjithatë mund të emërohet përkohësisht dhe është i disponueshëm të punojë nga distanca në një kohë të kufizuar nëse është e nevojshme.
Ju lutemi na informoni nëse jeni dakord me këto kushte dhe më pas ju lutemi udhëzoni Eltonin të hartojë kontratën e punës. Pasi të marrim konfirmimin nga ana juaj, ne do të udhëzojmë z. Vermeulen të njoftojë punëdhënësin e tij aktual për dorëheqjen e tij.
Përshëndetje të përzemërta, Michael”, thuhej në email.
Së fundi Michael Druijts dhe Marc Lappat janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pikërisht për inceneratorin e Tiranës, një nga vjedhjet më monstruoze që u është shqiptarëve pasi ky incenerator nuk ekziston dhe qytetarët vijojnë ende të paguajnë për të.
SPAK po vijon hetimet në lidhje me këtë aferë për të shkuar deri tek koka e kësaj afere, që ndryshe është quajtur vjedhja e shekullit./ CNA
Inceneratorët janë vjedhja e shekullit, një megaaferë ...
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sig...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mesa duket ka...
Në Janar të vitit 2016, Besjona Dede (Mehmetaj) emërohet d...
Gjatë kësaj jave nga kontrollet në det janë bllokuar 44 mj...
Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në dis...
Lumi i Shalës, tashmë është kthyer në një atraksion turist...
Identifikohen 3 autorët nga Gjerogjia, të cilët mashtruan ...
Zyhdi Shehi, i arrestuar për vrasjen e të moshuarit në...
Drejtori i Përgjithshëm i DPMZSH-së, Arben Cara, pas i...
Sezoni veror këtë vit është shoqëruar me zhvillime din...
Vatra e madhe që është aktive prej 3 ditësh në Malin e Tha...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgëzuar mundësin Chermen V...
Shqipëria vendosi të ndalojë importin e deleve dhe të ...
Tashmë edhe Shqipëria e ka një medalje olimpike, kjo f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar qeveria ka kri...
Njësia administrative e Niklës në bashkinë e Krujës ka...
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në tokat torf...
Masivi pyjor në malin e Pusit në Gjirokastër është për...
Tashmë është fakt i njohur që kjo mazhorancë përdor të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...