Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Erion Veliaj vazhdon lojën, intrigat, përplasjet me SPAK-un, Strukturën e Posaçme, e cila ka hapur një sërë dosjesh ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Prokurorët e SPAK-ut kanë arrestuar, thuajse të gjithë kupolën drejtuese dhe bashkëpunëtorët kryesorë të Erion Veliajt, si hajdutë, drejtorët më kryesorë të institucionit. Gjithashtu, kanë hapur dosje hetimore për inceneratorët, ku sërish drejtorët e tij janë përfshirë në aferë.(LEXO KETU)
Një dosje tjetër hetimore është për shembjen e teatrit, për ndërtimet. Gjithashtu, SPAK po heton edhe pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.(LEXO KETU)
CNA ka vëzhguar aktivitetet e fundit të Erion Veliajt, kryesisht me strukturat e Partisë Socialiste, për t’iu thënë prokurorëve të SPAK-ut se ai ka një mbështetje politike, pas braktisjes që i ka bërë kryeministri Rama, i cili e pret dhe në foto, nuk e nxjerr më asgjëkund. Dhe, sot Erion Veliaj ka bërë një sulm të hapur ndaj SPAK-ut. Ka dalë me Fatmir Xhafajn në një takim elektoral te Njësia 10.

Këtë, mund ta dijë vetëm halli i madh i Erion Veliajt me SPAK-un. Dhe, për më tepër, me Fatmir Xhafajn e Komisionit të Posaçëm, që fillimisht, ne e kemi quajtur “Komisioni Anti-SPAK”, një strukturë e dështuar, e lindur e vdekur, të cilën Erion Veliaj e përdori për të krijuar një sulm, një çoroditje të SPAK-ut, pas veprimeve të këtij institucioni kundër kryebashkiakut të Tiranës, por mesa duket dështimi i Veliajt është i pandalshëm.
Hetimet po thellohen. Në ditët në vijim priten rezultate, ndërkohë që Veliaj merr Enveristin e fundit dhe del e mban leksione për PS, për ikonat e PS, të cilët në fakt ishte Erion Veliaj që i hoqi nga pushteti në vitin 2005, me MJAFT-in e tij dhe më pas me 99-çat. (LEXO KETU)
Erion Veliaj vetë vlen më pak se një qime floku ndoshta e Erion Braçes, por me votat e PS-së, patjetër që mund të pretendojë që është i madh. E vërteta është se, Erion Veliaj vetë me një subjekt të tijin nuk mori dot vota sa të nxirrte një mandat deputeti në Shqipëri në vitin 2009.
Ndërkohë që në vitin 2005, për gati 2 vite ai zhvilloi një aktivitet të çmendur kundër socialistëve, pikërisht kundër Servet Pëllumbit, kundër Fatos Nanos, kundër Fatmir Xhafajt, kundër të gjithë socialistëve për t’i rrëzuar nga pushteti dhe sot po kërkon të mbrohet nga ata, po kërkon të mbrohet nga PS, po kërkon të mbrohet nga logoja PS-së pasi e ka përdorur këtë logo për t’u zgjedhur kryetar bashkie dhe më pas në emër të asaj logoje ka marrë 99-çat e tij Mjaft-istët e tij të cilët janë kapur hajdutë ndërkohë që Erion Veliaj vazhdon të rrijë i qetë dhe të ushtrojë detyrën si kryetar bashkie.(LEXO KETU)

Pra, kryetari i organizatës së hajdutëve përdor logon e PS-së, merr dhe Fatmir Xhafajn për të treguar se është i fortë, është i paepur, askush nuk e mund dot, nuk ka ç’i bën askush, kur në fakt është thjeshtë dhe vetëm kryetari i organizatës së hajdutëve, të cilët janë një grup 99-çash që kanë shkatërruar PS-në me vjedhjet dhe abuzimet e tyre, duke ia lënë faturën dhe koston PS-së dhe tani kur janë përballë prangave, në grahmat e fundit, bërtasin me logon, përdorin dhe një enverist me shpresën se do t’i shpëtojë./CNA
Në vitin 2017, kur CNA deklaronte se Lulzim Basha kish...
Në një prononcim për mediat nga Vlora, Lulzim Basha ka...
Partia Demokratike ka reaguar me akuza ndaj qeverisë, ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj njofton se paraqit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në daljen e tij të radh...
Në një dalje televizive, juristi Kreshnik Spahiu ka fo...
Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet ...
CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, pas v...
Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Li...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën ...
Të premten zhvilloi mbledhjen e radhës Komisioni i Pos...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm që do të thërrasë...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, n...
Pas lajmit se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzat për dr...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në emisionin 'Çim Peka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...