Meta flet përçart: Kam kapur për fyti SPAK-un
Kreu i PL-së, Ilir Meta, pasi ka dhënë llogari në SPAK...

Kryeministri Edi Rama e ka fshirë përfundimisht Erion Veliajn. Pas injorimeve të njëpasnjëshme, këtë të enjte, Rama e ka zhdukur sërish Veliajn nga fotot që ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Rasti i fundit lidhet me kantierin ku po ndërtohet Teatri Kombëtar. Një ditë më parë, kryebashkiaku inspektoi punimet, nga ku ndau edhe disa foto në rrjetet sociale.

Të njëjtat foto, por duke fshirë Veliajn, janë shpërndarë nga kreu i qeverisë në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Tirana vlerësoi Ali Ahmetin e BDI-së me titullin Qytetar Nderi. Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama postoi disa foto, ku kishte fshirë Veliajn.
Ndërsa në fjalën e mbajtur në ceremoninë që u mbajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Rama thumboi Veliajn, pasi tha se kreun e qeverisë në bashki mund ta kthejë vetëm Ali Ahmeti.
Ndërkohë Veliaj u shfaq atëherë i zënë ngushtë, i mbuluar me djersë dhe me kokën ulur. Pra nuk pati guximin as ta shikonte Ramën në sy, pas skandaleve në Bashkinë e Tiranës.(LEXO KETU)


Një tjetër rast i fundit i njorimit të Veliajt nga ana e Ramës ishte festa për 33-vjetorin e krijimit të PS-së, që u mbajt para selisë rozë.
Në ceremoninë e 33-vjetorit të themelimit të partisë që qeveris vendin prej tri mandatesh ishin të pranishme disa nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie.
Kryeministri Edi Rama shihet i rrethuar nga kolegët e tij duke buzëqeshur, por mes tyre, diku larg, fytyra e zymtë, e nxirë e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilit nuk duket se i afrohet më asnjë koleg.(LEXO KETU)

Por nuk kanë qenë këto rastet e vetme. Takimi në Milano ishte një tjetër shfaqje publike e injorimit dhe qëndrimit të Ramës ndaj kryebashkiakut.
Në sallën ku u mbajt takimi i kryeminsitrit me shqiptarët që jetojnë në Itali pati një pjesëmarrje edhe të eksponentëve të Partisë Socialiste, duke nisur nga ministra e deputetë të kësaj force politike. Nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj është lënë tërësisht në hije në këtë takim.(LEXO KETU)

Pra qëndrimi i Ramës është i qartë. Ashtu siç ka kërkuar nga drejtësia që të vazhdojë punën dhe t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, ashtu e ka braktisur edhe në këtë takim.
Siç duket, kryeministri e konsideron si “non-grata” Bashkinë e Tiranës, ndërsa i ka bërë të qartë se nuk e mbron dhe i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë këdo që shkel ligjin. Këto janë fakte që tregojnë se ai kërkon të distancohet nga institucioni i baltosur i Bashkisë së Tiranës./ CNA
Kreu i PL-së, Ilir Meta, pasi ka dhënë llogari në SPAK...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, pasi qëndroi mbi 3 orë në SPA...
Këtë të enjte do të zhvillohet një protestë përpara Gj...
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonom, është një ng...
Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, ës...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqit...
Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, këtë të enjte, është ...
46% e të punësuarve në vend përjetojnë stres të përditshëm...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Argita Malltezi e ka quajtur të drejtë vendimin e Gjyk...
Argita Malltezi ka folur për vendimin e Gjykatës së Ap...
Në ceremoni ishin të gjithë figurat më të rëndësishme ...
Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC miratojnë emë...
Pasditen e sotme në selinë rozë është festuar 33-vjeto...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj Arbër Veliajt përveçs...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj ka ...
Data 12 qershor shënon ditën e krijimit të Partisë Soc...
Qeveria ka miratuar vendimin “Për administrimin e obje...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtua...
Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se në lidhje me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...