Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
46% e të punësuarve në vend përjetojnë stres të përditshëm në punë.
Jemi të gjashtët në Evropë, pas Qipros Veriore*, Maltës, Greqisë, Qipros, Luksemburgut, por më të stresuarit se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit.
Nga ana tjetër, edhe pse kanë një punë, 42% e të punësuarve në Shqipëri mendojnë ta lënë atë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për një vend të ri pune. Në Evropë, punonjësit shqiptarë janë të parët që duan ta lënë punën. Të dytët pas nesh janë italianët, me 41%.
Të dhënat u bënë të ditura nga një raport i fundit i Gallup, “State of the Global Workplace”.
Edhe në komponentët e tjerë të marrë në studim për gjendjen në vendin e punës nuk jemi më mirë.
20% e të punësuarve shqiptarë përjetojnë zemërim të përditshëm, sipas raportit jemi më shumë të zemëruar se një vit më parë. Maqedonasit dhe malazezët janë ndër më të zemëruarit në Evropë. Ata zemërohen shpejt, por e përjetojnë me më pak stres.

19% e punonjësve shqiptarë përjetojnë trishtim të përditshëm. Pavarësisht stresit, zemërimit dhe trishtimit në vendin e punës, 27% tyre janë punonjës të angazhuar, të dytët në Evropë, pas Rumanisë.

Nga ana tjetër sa i përket klimës në tregun e punës, 54% e të punësuarve mendojnë se është një kohë e mirë për të gjetur një punë të re.
Sa i përket zhvillimit, rritjes në vendin e punës, jemi ndër të fundit në Evropë, vetëm 34% e të punësuarve në vend po përjetojnë “ecuri pozitive” në vendin e punës.

Ndërsa puna mund të shtojë stresin, trishtimin dhe zemërimin në jetën tonë, disa gjithashtu gjejnë përmbushje, qëllim dhe lumturi përmes punës.
Sipas raportit të Gallup-it 34% e të anketuarve në sondazh në raport global thonë se po “zhvillohen” ndërsa 58% thonë se janë “nuk ndihen aq mirë në vendin e punës”. Rreth 8% e të anketuarve globalisht pranojnë se po “vuajnë” në punë.
Ata që kanë ecuri pozitive raportojnë “më pak probleme shëndetësore dhe më pak shqetësime, stres, trishtim, vetmi, depresion dhe zemërim. Ata raportojnë më shumë shpresë, lumturi, energji, interes dhe respekt”, sipas studimit, i cili bazohet në vlerësimin e përgjithshëm të jetës, i cili kombinon perceptimet e të anketuarve se ku qëndrojnë tani dhe në të ardhmen.
Studimi u përpoq të vlerësonte shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve, dhe mat angazhimin përmes përvojave pozitive si ecuri pozitive dhe kënaqësia, si dhe përvojat negative si stresi, zemërimi, shqetësimi, trishtimi dhe vetmia.

Sondazhi Botëror i Gallup anketoi popullsinë e rritur të botës në më shumë se 160 vende dhe zona anembanë botës. Të dhënat për këtë raport të mbledhura në vitin 2023 përfshinin rezultate nga më shumë se 128,000 të anketuar të punësuar.
Vendet evropiane dominuan listën me shtatë prej tyre që janë pjesë e 10-shes së parë. Rajoni regjistroi përqindjen më të ulët të punonjësve që thanë se “po shikonin ose po kërkonin në mënyrë aktive një punë të re” dhe përqindjen e dytë më të ulët të punonjësve që “po përjetojnë trishtim të përditshëm”, sipas raportit.
Veçanërisht, Europa regjistroi gjithashtu “përqindjen më të ulët rajonale të punonjësve të angazhuar”, duke arritur në 13%, por rajoni është i njohur për mbrojtjen e fortë të vendit të punës, theksoi raporti.

Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara renditen më ulët për mbrojtjen e punës, por më lart në angazhimin e punonjësve, sipas studimit.
“Njerëzit shpesh e krahasojnë kulturën “puno për të jetuar” të Europës Perëndimore me mentalitetin “jeto për të punuar” të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport. Në fund të fundit, “punonjësit e angazhuar në vendet me ligje thelbësore për të drejtat e punës kanë shëndetin më të fortë emocional”.
Australia ishte ndër 10 më të mirat me 60% të të anketuarve që thanë se ishin zhvilluar dhe 21% thanë se ishin të angazhuar në punë. Në Kosta Rika, 62% e të anketuarve raportuan se kishin ecuri pozitive, ndërsa 34% thanë se ishin “të angazhuar” në punë./ Monitor.al


Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Argita Malltezi e ka quajtur të drejtë vendimin e Gjyk...
Argita Malltezi ka folur për vendimin e Gjykatës së Ap...
Në ceremoni ishin të gjithë figurat më të rëndësishme ...
Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC miratojnë emë...
Pasditen e sotme në selinë rozë është festuar 33-vjeto...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj Arbër Veliajt përveçs...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj ka ...
Data 12 qershor shënon ditën e krijimit të Partisë Soc...
Qeveria ka miratuar vendimin “Për administrimin e obje...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtua...
Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se në lidhje me ...
Më shumë se 30 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, fja...
BKH ka nisur disa kontrolle masive këtë të mërkurë në të p...
Ish-kryebashkiaku socialist i Elbasanit, Qazim Sejdini...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në një taki...
Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i d...
Nis që sot një regjim i ri evropian i trafikut lokal p...
Durim Bami, një nga të shumëkërkuarit e policisë, është ar...
Dy turistë të huaj, të cilët po eksploronin malin e Jezerc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...