Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC miratojnë emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të RCC për mandatin 2025-2027
Pjesëmarrësit e Takimit të 16-të vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), të mbajtur sot në Shkup, miratuan Raportin Vjetor të RCC-së 2023-2024. Në takimin e bashkëkryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në emër të kryesuesit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), u diskutua për zhvillimet në bashkëpunimin rajonal në Evropën juglindore (SEE) brenda kornizës së RCC, si dhe sfidat e ardhshme të organizatës.
"Kur mora rolin e Sekretares së Përgjithshme të RCC në janar 2019, u përgatita për një rrugëtim profesional sfidues por frymëzues. Megjithatë, nuk i parashikova sfidat e paprecedentë të që do të sillte pandemia COVID-19. Kjo krizë që përcaktoi epokën tone, duke riformatuar shëndetin, sigurinë dhe ekonomitë globale, duke kërkuar përgjigje novatore përtej kompetencave tona të zakonshme. Jam e nderuar që kam shërbyer si Sekretare e Përgjithshme e RCC në këto kohë të jashtëzakonshme dhe kam dëshmuar solidaritetin brenda rajonit tonë dhe midis rajonit tonë dhe BE-së. Këto sfida kanë treguar se edhe në kohët më të vështira, bashkëpunimi dhe qëndrueshmëria janë të mundshme. Që në fillim ne jemi udhëhequr nga parimi se bashkëpunimi, në një botë që ndryshon me shpejtësi, është pasuria jonë më e fortë e ky parim mbetet jetik po aq sa më parë, tani gati gjashtë vjet të mandatin tim”, tha Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së, M Majlinda Bregu.
"Misioni ynë gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë i qartë: jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta drejtojmë atë. Së bashku, ne shfrytëzuam mundësitë dhe përmbushëm pritshmëritë e qytetarëve duke arritur: rajon pa roaming; ulje të çmimeve të roaming-ut ndërmjet rajonit tonë dhe BE-së; hapjen e korsive të gjelbra gjatë pandemisë për ushqim dhe ilaçe dhe zgjerimin e tyre për të gjitha mallrat dhe shërbimet; përgatitjen dhe miratimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal që dha shumë rezultate duke përfshirë 4 marrëveshje për mobilitetin, por edhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe kuadrin e parë të përbashkët strategjik në nivel SEECP, siç është Strategjia SEE 2030. Për të nxitur sipërmarrjen tek të rinjtë, ne nisëm konkursin dixhital Balkathon, Çmimin Rajonal të Inovacionit dhe udhëhoqëm zbatimin e Projektit Youth Lab. Kjo është vetëm për të përmendur piketat më të mëdha të RCC dhe bashkëpunimit rajonal ku rezultatet janë të shumta”, shtoi Bregu.
"Megjithatë, ne duhet të pranojmë sfidat që na presin. Strategjia jonë në vijim duhet të përfshijë masa të tjera gjithëpërfshirëse për të përmirësuar kushtet ekonomike lokale dhe rajonale, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të gjetur instrumente të tjera për të ofruar mundësi të reja për stabilitetin dhe rigjallërimin e ekonomive tona," përfundoi Sekretarja e Përgjithshme Bregu.
Takimi vjetor u bashkëorganizua nga Sekretariati i RCC-së dhe Kryesia e SEECP-së e Maqedonisë së Veriut. Ai mbahet së bashku me Takimin e Ministrave të Jashtëm të SEECP dhe Samitin e SEECP.
Gjatë prezantimit të aktiviteteve të Kryesisë së Maqedonisë së Veriut të SEECP dhe njoftimit për ngjarjet e ardhshme të nivelit të lartë të SEECP-së, ministri Osmani përgëzoi RCC-në për rezultatet e shkëlqyera të arritura deri më tani dhe falënderoi Sekretaren e Përgjithshme Bregu për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në krye të organizatës për gati 6 vite. “Bashkëpunimi rajonal është dhe do të mbetet në krye të prioriteteve tona. Ne vazhdimisht po investojmë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore që çojnë drejt integrimit në BE dhe RCC i pasuron këto përpjekje”, shtoi Osmani.
Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, falënderoi RCC-në dhe Sekretaren e Përgjithshme për rezultatet në zbatimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është zemra e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se RCC-ja ka qenë e rëndësishme në këtë proces, duke shtuar se Komisioni Evropian do të ofrojë mbështetje të plotë në integrimin ekonomik rajonal, duke ritheksuar kënaqësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me RCC-në.
Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC dëgjuan prezantimin e zbatimit të Strategjisë SEE2030 dhe miratuan emërimin e Amer Kapetanovic si Sekretarin e ardhshëm të Përgjithshëm të RCC për mandatin 2025-2027. Në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP, që do të mbahet nesër në Shkup, pritet të emërohet Sekretari i ri i Përgjithshëm i RCC -së për periudhën 2025-2027.
Pjesëmarrësit falënderuan Sekretaren e Përgjithshme të RCC-së Majlinda Bregu për kontributin e saj shumë të vyer në shërbim të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore gjatë pothuajse gjashtë viteve të mandatit të saj si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së.
Sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Bregu, falënderoi gjithashtu kryesuesin e SEECP-së në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë pjesëmarrësit e RCC-së për mbështetjen dhe kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit rajonal në SEE përmes RCC-së gjatë gati gjashtë viteve të fundit./ CNA
Pasditen e sotme në selinë rozë është festuar 33-vjeto...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj Arbër Veliajt përveçs...
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj ka ...
Data 12 qershor shënon ditën e krijimit të Partisë Soc...
Qeveria ka miratuar vendimin “Për administrimin e obje...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtua...
Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se në lidhje me ...
Më shumë se 30 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, fja...
BKH ka nisur disa kontrolle masive këtë të mërkurë në të p...
Ish-kryebashkiaku socialist i Elbasanit, Qazim Sejdini...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në një taki...
Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i d...
Nis që sot një regjim i ri evropian i trafikut lokal p...
Durim Bami, një nga të shumëkërkuarit e policisë, është ar...
Dy turistë të huaj, të cilët po eksploronin malin e Jezerc...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Mbrëmjen e sotme, Lulzim Basha me sytë e skuqur ngaqë ...
Deputeti Petrit Vasili ka vlerësuar dhe ka shprehur mi...
Prej ditësh, Aldoir Nini, përndjekësi i fjalës së lirë, në...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e Gjykatës...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...