Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë së fundmi, tregon se të ardhurat nga shitja e reklamave kanë rënë me 67% vitin e kaluar, gjë që shtyu qeverinë të japë më shumë para nga taksat e shqiptarëve për të mbuluar shpenzimet e këtij institucioni publik për pagesat e punonjësve. Ndërkohë që qeveria ende nuk ka llogaritur paratë që duhet të japë edhe për punonjësit e larguar me të padrejtë nga humori i drejtuesit të këtij institucioni, z.Alfred Peza.
Janë dhjetëra dosje të depozituara në gjykatë që presin një vendim për urdhrat e dhënë nga drejtori Peza për pushim nga puna në shkelje të plotë të ligjit.
Në raportin prej 300 faqesh administrata e “kapter” Pezës mburret me rritjen e ndjekësve në “Instagram” dhe “TikTok”, por me sa duket harrojnë një detaj të vogël, që bën dallimin e madh.
Ndjekësit në fakt janë shtuar pas postimeve në rrjet të gafave të prezantuesve të përzgjedhura me aq merak nga vetë drejtori për “nivelin e lartë kulturor”, por që në fakt nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për “kampin e Aushvicit”.

Nëse do të hidhnim një shikim të shpejtë në faqen zyrtare të TVSH-së, në “YouTube”, edicionet qendrore të lajmeve në TVSH, nuk i kalon 200 shikime. Nuk e dimë se ku gjenden këta ndjekës që janë shtuar kaq shumë sipas drejtorit të gjithëditur, por që vetëm të drejtojë një media publike mesa duket nuk di.
Sipas raportit, të ardhurat e televizionit publik shqiptar nga shitja e reklamave kanë rënë në vetëm 72 milionë lekë, (720 mijë euro) gjatë vitit 2023, në krahasim me 217 milionë lekë që patën qenë në vitin 2022, një rënie dramatike kjo me 67%, si dhe niveli më i ulët i të ardhurave në së paku tri vjet.
Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, i depozituar për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti nuk mbart shpjegime se pse ka ndodhur kjo rënie e të ardhurave përveç konkluzionit të thatë se ato kanë qenë sa 48% e planit vjetor.

Mesa duket teoria e z. drejtor nuk ka funksionuar, pasi me marrjen e detyrës kishte premtuar se do bënte namin me të ardhurat nga reklama, duke u bërë presion punonjësve që të gjenin reklama, pasi çdo emision do të bëhej me vetëfinancim nëpërmjet sponsorizimeve.
Megjithatë, në ekranin e televizionit publik nuk luhet asnjë reklamë përveç sporteve reklamuese se si janë lyer me bojë studiot e emisioneve, apo vetë godina, ambiente që vetë drejtori ia prezanton me shumë krenari çdo personi që merr autorizimin për të futur në ambientet e TVSH-së, të cilat që me ardhjen e Pezës janë kthyer në një burg për punonjësit e këtij institucioni.

Pas shëtitjes që vetë kapteri u bën “vizitorëve” duke i shoqëruar në çdo ambient të këtij institucioni deri edhe në tualete, nuk i lë pa i gostitur edhe me një kafe në lokalin që së fundmi ka hapur brenda institucionit, që zërat e ligj thonë se është në pronësi të djalit të tij emigrant në Angli.
Spiunët e institucionit tashmë u duhet të vëzhgojnë të gjithë punonjësit që pinë kafe e hanë byrek jashtë lokalit, pasi nga bilancet e fundit, të ardhurat nga lokali janë në ulje. Në të kundërt që kapteri të bëjë gjumin e qetë e që të mos shkojë në ambientet e institucionit që në orën 5:00 të mëngjesit duke u bërë terror punonjësve, nga paranojat që po e lënë pa gjumë, qeveria duhet të bëjë një tjetër financim të drejtpërdrejtë nga taksapaguesit përmes buxhetit të shtetit, tashmë jo për rrogat e punonjësve, por për lokalin e drejtorit.
Pasi financimi që qeveria e rriti me 50 milionë lekë të reja, vitin e kaluar, për të mbushur gropat e krijuara nga drejtori, ky i fundit nuk ngurroi t’i fusë në xhepat e vet dhe bashkëpunëtorëve të tij duke shpikur mënyra shpërblimesh për punonjës të dalluar, e duke i mbledhur në fund në një llogari të vetme, atë të kapterit Peza.
Sipas raportit, televizioni publik numëron zakonisht rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa shpenzimet për paga u rritën vitin e kaluar, duke arritur në 1.1 miliardë lekë. Shqiptarët e financojnë televizionin publik përmes një takse që paguhet nga çdo familje në vend me vlerën 100 lekë në muaj, e cila përbën 60% të të ardhurave të transmetuesit publik./ CNA
Nis që sot një regjim i ri evropian i trafikut lokal p...
Durim Bami, një nga të shumëkërkuarit e policisë, është ar...
Dy turistë të huaj, të cilët po eksploronin malin e Jezerc...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Mbrëmjen e sotme, Lulzim Basha me sytë e skuqur ngaqë ...
Deputeti Petrit Vasili ka vlerësuar dhe ka shprehur mi...
Prej ditësh, Aldoir Nini, përndjekësi i fjalës së lirë, në...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e Gjykatës...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjyka...
Të udhëtosh me urbanet e linjës së kopshtit Zoologjik ësht...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Kongresi Zgje...
Ditën e sotme Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së Sal...
Gjykata e Apelit mori vendimin duke i kaluar vulën dhe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Dritan Dajti është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyka...
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbim...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur këtë të mart...
Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Denis Matos...
Turistë të shumtë kanë zgjedhur Shqipërinë për të parë nga...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...