Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Kongresi Zgjedhor i PS-së do të mbahet në 20 Korrik.
Sot në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, Rama ka dhënë detajet për mbledhjen e Kongresit.
“Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për Kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste në 20 korrik.
Aktualisht, mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë të anëtarësisë aktive.
Ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar, një votë për delegatët e Kongresit të ardhshëm të Partisë Socialiste.
Faktikisht, nga procesi i rienergjizimit dhe nga një riqëmtim total i të gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste, kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijw të tjerë që i janë bashkangjitur Partisë Socialiste pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatë të Kongresit dhe nga 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si anëtarë aktivë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kemi pasur një proces me 79 350 zgjedhës, pra 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjen e delegatëve të Kongresit.
Është me të vërtetë shifra më e lartë e pjesëmarrjes që kemi pasur në këto lloj procesesh, por duhet të mbajmë parasysh që në rastin e anëtarësisë së partisë, nuk është e njëjta gjë si në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme politike për të gjithë qytetarët sepse duhet ta marrin të mirëqenë që çdo anëtar partie e ka detyrë që të jetë pjesëmarrës aktiv në proceset zgjedhore, në të cilat ai është i ftuar. Gjithsesi, rezultati i përgjithshëm është shumë pozitiv do thoja.
Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin.
Shifra inkurajuese ndër të tjera është që 11400 prej tyre janë të rinj dhe të reja nga mosha 18 deri në moshën 30 vjeç, ndërkohë që nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për Kongresin e ri janë propozuar nga organizatat socialiste 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të Kongresit, numri që kemi pasur dhe kemi edhe aktualisht, ku siç e dini, një pjesë e delegatëve janë delegatë “ex-officio” si kryetarë bashkish, anëtarë këshillash, e kështu me radhë, ndërkohë që 925 delegatë janë delegatë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga anëtarësia, nga të cilët 76% janë për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste.
Edhe këtu është arritur një objektiv shumë i rëndësishëm për të shkuar, në radhë të parë, përtej 50% të të rinjve, pra jo thjesht në moshë, por anëtarë të rinj të Kongresit dhe faktikisht, jemi në 76%.
I njëjti kriter dhe e njëjta ambicie duhet të karakterizojë edhe zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë së re Kombëtare të Partisë Socialiste. Përsa i përket këtyre të dytëve, dua të theksoj se janë faktikisht 156 anëtarë dhe anëtare të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi, ndërkohë që edhe në Asamblenë Kombëtare, siç e dini, një pjesë e anëtarëve janë anëtarë “ex-officio”, pra janë kryetarët e bashkive, kryetarët e partisë në çdo bashki, janë edhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por 156 do të zgjidhen me votë të fshehtë në Kongresin e ardhshëm zgjedhor dhe ambicia e këtyre, në kriter, është që 3/4 e tyre duhet të jenë për herë të parë në Asamblenë Kombëtare.
Nga ana tjetër, ka pasur një zhvillim pozitiv domethënës edhe me organizim e Partisë Socialiste në emigracion. Kemi zhvilluar 2 takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm dhe në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë njëkohësisht edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të Partisë Socialiste”, tha Rama./ CNA
Ditën e sotme Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së Sal...
Gjykata e Apelit mori vendimin duke i kaluar vulën dhe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Dritan Dajti është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyka...
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbim...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur këtë të mart...
Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Denis Matos...
Turistë të shumtë kanë zgjedhur Shqipërinë për të parë nga...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për zgjedhj...
Analisti Neritan Sejamini ka komentuar zgjedhjen e Fre...
Vëllezërit Durim dhe Valter Bami janë ndaluar nga auto...
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e tryezës ndërkomë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka telefon...
Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama duk...
Kryeministri Edi Rama ka marrë çmimin “Çelësi i Qyteti...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme ka zhvilluar ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka nënshkrua...
Protesta e 11-të e opozitës, qytetarëve dhe Aleancës p...
Libri, i ideuar në formë bashkëbiseduese ndërmjet z. R...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...