“Tani do vij pa leje në Prishtinë”/ Ramës i jepet “Çelësi i Qytetit“
Kryeministri Edi Rama ka marrë çmimin “Çelësi i Qyteti...

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama duket se vazhdojnë t’i kenë raportet e “acaruara”.Edhe pse sot ka ardhur në Prishtinë, Rama nuk do të ketë takim me homologun e tij Kurtin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, ku në mëngjes u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kreu i qeverisë shqiptare nuk takoi të parin e qeverisë kosovare, Albin Kurtin.
Nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se në bazë të axhendës, duket që Rama po i takon ata të cilët konsideron se ka nevojë t’i rregullojë raportet.
Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën për aktivitet më 12 qershor për 25-vjetorin e çlirimit, por atyre u është thënë që s’është e mundur të jetë i pranishëm, ndërsa kanë uruar që ai të jetë prezent në Manifestimin e 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
“Në bazë axhendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor.
Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”.
Zyra e Kryeministrit mëngjesin e së hënës zbuloi agjendën e kryeministrit Kurti, gjë që e cila ngjalli reagime për mos takimin me Kurtin. Madje kur u pyet nga gazetarët ai nuk iu përgjigj pyetjes rreth një takimi të mundshëm me Edi Ramën.
Ndryshe nga Kurti, Osmani e priti e buzëqeshur kryeministrin shqiptar.
“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama!”, përshkroi Presidentja Osmani takimin me shefin e ekzekutivit shqiptar.
Veç takimit me Osmanin, Rama në Prishtinë ka pranuar të mirëpritet pasdite edhe nga Kryetari i Komunës së kryeqytetit, Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me “Çelësin e Qytetit”.
Kryeministri shqiptar, poashtu ishte pjesëmarrës edhe në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ku u prit nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Me këtë rast Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se pa Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.
“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrë nga arkivat e kohës romantike”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë shqiptare tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.
“Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”.
Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate./ Revista Monitor
Kryeministri Edi Rama ka marrë çmimin “Çelësi i Qyteti...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme ka zhvilluar ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka nënshkrua...
Protesta e 11-të e opozitës, qytetarëve dhe Aleancës p...
Libri, i ideuar në formë bashkëbiseduese ndërmjet z. R...
Arrestohet në Milano 47-vjeçari me iniciale A.N., i ci...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi një tjetër p...
Policia u “përplas” me protestuesit, pasi këta të fundit h...
Para Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta e ...
Në protestën para Bashkisë Tiranë është tensionuar sit...
Protestuesit “kanë hedhur” në koshin e plehrave kryeba...
Qytetarët nuk janë ndalur, por janë mbledhur sërish të pro...
Rreth 28 mijë nxënës testohen këtë të hënë në Gjuhë sh...
Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për protes...
Ditën e sotme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë ...
Rruga më e rëndësishme dhe me fluksin më të lartë të q...
Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve at...
Një grup personash të udhëhequr nga Behar Bajri dhe Pëllum...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...