
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat reagoi për shkarkimet masive të punonjësve të RTSH-së nga Alfred Peza, të denoncuara prej disa javësh nga CNA.
Zhupa u shpreh se deri më tani janë shkarkuar nga ky institucion 125 veta. Ajo akuzoi Pezën se e ka kthyer RTSH-në në një çiflig personal, pa ligj, e pa moral, ku bën veprime nga më antiligjoret dhe antimoralet për nga mënyra se si duhet administruar një institucion që mbahet nga fondet publike dhe taksat e shqiptarëve.
"Sigurisht si anëtare e Komisionit të Edukimit, komisioni përgjegjës për kontrollin e RTSH-së do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë, për ta ndalur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore, Alfred Pezën. Ashtu siç u bëj thirrje organeve të drejtësisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit për monitorimin e këtij institucioni që është kthyer në një institucion të paligjshëm, në një institucion ku vullneti i një individi vlen më shumë sesa rregullat e shtetit, Kodi i Punës dhe sesa morali dhe përgjegjshmëria që duhet të kryhen funksionet publike në këtë rast, në RTSH-në e mbajtur me taksat e shqiptarëve", u shpreh Zhupa.
Deklarata e plotë:
Zgjedhja antiligjore në krye të RTSH-së është denoncuar herë pas here nga ne dhe kjo zgjedhje ka çuar në veprimet e tij antiligjore, abuzive në krye të RTSH-së.
Sigurisht njeriu që vjen në krye të institucionit pa njohur ligj, do të veprojë duke mos e njohur ligjin edhe gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Ne do të bëjmë një seri denoncimesh për abuzimet e RTSH-së me në krye drejtorin e ri të paligjshëm, Alfred Peza.
Sot do të përqendrohem në rastet e shkarkimeve masive në thyerje të rregullave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, që ka kryer drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, që me marrjen e pozicionit dhe deri para dy ditësh, ku rasti flagrant ishte i regjisorit, i cili kishte bërë dëmin e madh, që kishte lavdëruar emisionin e tij që zhvillohet në RTSH, në "Instagram"-in e tij personal.
Për këtë u dënua nga drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, duke e shkarkuar nga puna.
Ky rast dhe qindra raste të tjera, të cilat unë do t'i lexoj për transparencë për publikun, tregojnë se si Alfred Peza e ka kthyer RTSH-në në një çiflig personal, pa ligj, e pa moral, ku bën veprime nga më antiligjoret dhe antimoralet për nga mënyra se si duhet administruar një institucion që mbahet nga fondet publike dhe taksat e shqiptarëve.
Një gazetare është shkarkuar, Magdallena Alla, pse ka shkruar në "Facebook" kundër dhunës ndaj kafshëve.
Një gazetar është shkarkuar pse nuk ka çuar karriget në mbledhjen e drejtorit.
Një tjetër është shkarkuar pse i ka çuar SMS, Alfred Pezës, ndërkohë që madhëria e tij kërkonte një komunikim më formal dhe më zyrtar.
Sot unë do të lexoj emrat e të shkarkuarve dhe kam edhe motivacionet e secilit nga ta, dhe janë totalisht antiligjore.
Bëhet fjalë për 125 veta të shkarkuar nga Alfred Peza në krye të RTSH-së. I fundit, rasti i regjisorit Ergi Hasku.
Kjo është një listë e limituar e të gjithë atyre që janë pushuar në mënyrë të padrejtë nga drejtori i RTSH-së, Alfred Peza.
Sigurisht si anëtare e Komisionit të Edukimit, komisioni përgjegjës për kontrollin e RTSH-së, do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë, për ta ndalur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore, Alfred Pezën. Ashtu siç u bëj thirrje organeve të drejtësisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit për monitorimin e këtij institucioni që është kthyer në një institucion të paligjshëm, në një institucion ku vullneti i një individi vlen më shumë sesa rregullat e shtetit, Kodi i Punës dhe sesa morali dhe përgjegjshmëria që duhet të kryhen funksionet publike në këtë rast, në RTSH-në e mbajtur me taksat e shqiptarëve./CNA
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seanca plenar...
Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, nënkrye...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Ministri i Jashtën, Igli Hasani, deklaroi pas mbledhje...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u pyet nga gaz...
Të shtunën, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryeba...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, foli pa fil...
Media greke “Kathimerini” ka publikuar një shkrim për ...
Jozefina Topalli nga oborri i selisë blu deklaroi se k...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në n...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka hedhur në t...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një letër të ...
Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Tau...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se d...
Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka nisu...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka komentuar ven...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konfere...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për inaugurim...
Kryeministri Edi Rama kujtoi vizitën e shefit të Kremlinit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...