Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrugën një Komisioni të Posaçëm, i cili është quajtur në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe hapave të tjerë përpara që duhet të hedhë Shqipëria.
Ky komision është një “update” numër 2 i Reformës në Drejtësi, për të cilën kryeministri ka shprehur pakënaqësinë, megjithëse ndryshe ka qenë qëndrimi i tij për SPAK-un. Diku e mbështet, diku thotë se ka kryer veprime që i japin pakënaqësi.
Në fakt, nuk ka çfarë kënaqësie t’i japë SPAK-u Edi Ramës, as Fatmir Xhafajt, as Erion Veliajt e të tjerëve me radhë, por problem është se Reforma në Drejtësi nuk është vetëm SPAK-u. SPAK-u ka bërë detyrën e tij.

Problemi është Gjykata e kapur Kushtetuese, ku mund të thuhet se mbizotëron për herë të parë një kontroll i plotë i saj politik, me individë të paaftë, pa eksperiencë. Ndoshta është trupa më e turpshme e Gjykatës Kushtetuese në më shumë se 30 vite tranzicion dhe demokraci.
E dyta është Gjykata e Lartë, e cila kryesohet sërish nga dikush që nuk ka bërë vetting. E kanë nxjerrë nga dera dhe e kanë futur me dhunë nga penxherja.
Probleme janë edhe Gjykatat e Apelit, probleme janë edhe gjykatat në rrethe. Dhe në rast se i shikojmë këto detaje, fakti është se kryeministri ose duhet të pranojë se Reforma në Drejtësi ka dështuar ose duhet të pranojë se ka një hall me SPAK-un, të cilin nuk e ka nën kontroll dhe i duhet me çdo kusht që të përgatisë ligje, që ky institucion i mirëpërcaktuar në kushtetutë të raportojë te qeveria apo te ndonjë strukturë tjetër.

Në fakt, SPAK-u raporton në Komisionin e Ligjeve dhe kaq, ashtu siç raporton çdo institucion tjetër. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, nëse Rama donte të bënte një reformë të vërtetë dhe duhet të ecte drejt procesit të BE-së, duhet të merrte dokumentet referuese të BE-së, detyrat e lëna dhe këto t’i bënte nëpërmjet komisionit të integrimit. Por mesa duket ka halle më të mëdha sesa e vërteta që pretendon ai për një rrugë të vërtetë drejt Evropës, me një luftë më të ashpër ndaj korrupsionit, sepse kryeministri Edi Rama ka gati 11 vite dhe ende edhe sot nuk ka referuar në SPAK asnjë rast të vetëm korrupsioni në nivelet e larta të qeverisjes, përkundrazi, u ka bërë dhe avokatinë, siç është rasti i inceneratorëve dhe është justifikuar pambarimisht.
Dy janë pikat që kërkon të bëjë Rama te kjo Pseudoreforma e dytë në Drejtësi.

Së pari, luftën ndaj korrupsionit duke shfuqizuar nenin për shpërdorimin e detyrës, sepse ka pretendime nga Rama dhe të tijtë se SPAK-u po abuzon. Këtë e ka konfirmuar publikisht edhe Baton Haxhiu, një nga njerëzit më afër Ramës. (Lexo këtu)
CNA e ka thënë shpesh se do të tentohet të hiqet shpërdorimi i detyrës. Në fakt, ka edhe një hap të dytë nga kryeministri. Skema është e qartë, Shqipëria është një Republikë Parlamentare, Parlamenti punon nga populli dhe para Parlamentit duhet të japin llogari të gjithë.
Pra, nuk është se kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një reformë antikorrupsion, ku kryeministri tashmë ka rigjetur veten, ka marrë flamurtarin e luftës ndaj korrupsionit dhe në Kryeministri ka ndërtuar struktura të posaçme, po godet administratën, po godet korrupsionin, ai vetëm me njerëzit e tij po i dërgojnë në gjykata e prokurori, po krijojnë kallëzime për të treguar se nuk ka tolerim.

Jo, nuk ka ndodhur kështu. Thjesht dhe vetëm duan të kërkojnë llogari nga SPAK-u dhe të shfuqizojnë një nen, i cili në momentet që ndodhemi është në fuqi dhe ka dërguar pas hekurave disa dhjetëra zyrtarë.
Këto zyrtarë hajdutë që ndodhen burgjeve nëse ky ligj nuk do të ekzistonte nuk do të ishin pas prangave, por do të ishin persona të lirë, edhe pse ishte vërtetuar se kishin shkelur ligjin, kishin shkelur detyrën për përfitime personale dhe rastet janë të shumta.
Prandaj është e qartë për të gjithë se çfarë po kërkojnë Fatmir Xhafaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj me gjoja betejën e tyre kundër korrupsionit./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh në fjalë...
Mazhoranca ka ndërmarrë një sërë hapash për të vënë në...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, ka mbrojtur në Kuve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dal...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën gjatë fjalës së tij ...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, dekl...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen për S...
Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, prezan...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët nëse e cil...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...