
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së Dibrës nga Kalaja e Dodës", janë disa fjalë të thëna nga Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës në momentet e furishme të hetimeve për inceneratorët dhe dosjen “5D”, një vit me parë.
Në atë kohë kishin dëgjuar publikisht nga një audio-regjistrim, kur Erion Veliaj thoshte se SPAK-un, e kishte nën kontroll dhe “bo*et” i kishte prej hekuri. Më pas erdhën dhe këto deklarata konfidenciale, por me kohën gjërat ndryshuan.(lexo këtu)
Erion Veliaj, filloi t'i quante kolegë, megjithëse kolegët e pritën në institucion dhe e lanë një orë tek dera. Tani ka filluar një strategji tjetër:"Çeta e Dibrës është e imja unë e kam mbyllur me ta".
Është artikulimi i shpeshtë që Erion Veliaj bën në tavolina socialistësh, njerëz të medias, në ato tallavatë e ditës për treguar se e ka fituar betejën me drejtësinë. (lexo këtu)

"Unë nuk ka probleme me SPAK-un", për më tepër thekson: “Më kanë hapur hetimin pasuror për të më mbyllur çdo gjë. Unë tashmë e kam të zgjidhur, nuk kam asnjë problem, as vëllai im, as Ajola. Më shumë kisha problem vëllain por edhe ai nuk ka asgjë”. Kështu shprehet shpesh Erion Veliaj.
Fillimisht disa javë u pa i çoroditur, nervoz. Burimet thonin se kalonte netë të gjata nën avujt e alkoolit kishte dhe probleme të tjera. (lexo këtu)
Shumëkush tha se ishte trembur, por tani ka filluar të shfaqet si “spiderman”, si i fortë, të qeshë, të bëjë evente dhe për më tepër të shprehet tek bashkëpunëtorë të afërt dhe tek njerëz me influencë publike se ai ka mbyllur çdo hall me SPAK-un.(lexo këtu)
“Nuk kam problem me Klod Brahon unë. Ai është i joni, me të unë e kam mbyllur dhe detyrimet i kam mbyllur. I morën lejet edhe 7 katet, gjithçka tjetër kanë dashur. Atë punë e mbyll Fatmir Xhafaj, pse kot ka shkuar tek komisioni? Nuk e keni kuptuar? Kush e kalojë në Vetting, Klod Brahon? Siç e mbylli hesapin e "tigrit" në Elbasan ashtu e ka mbyllur edhe këtë pjesën time, është çuni jonë ai”.
Këto janë disa nga fjalët e thëna nga Erion Veliaj për Klod Brahon, prokurorin i cili ka në dorë dosjen ‘5D’, që ka bërë një hetim të shpejtë dhe të shkëlqyer duke i kapur në vjedhje dhe abuzim si kurrë më parë në një aferë të padëgjuar tenderësh nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës, nga i gjithë zinxhiri komandues bashkëpunëtoret më të ngushte të Erion Veliajt, të cilët ishin kthyer në një sekt hajdutesh. (lexo këtu)
“Nuk kam probleme unë me çështjen e inceneratorëve. Ajo është një çështje e qeverisë. Unë jam thjesht marrësi i shërbimit, kontratën e ka bërë qeveria unë nuk kam firmosur gjë aty. Dritan Prençi siç mbylli hallet në Fier me Armando Subashin apo me Arben Ahmetajn do t'i mbyllë edhe të miat. I joni është ai, çeta e Dibrës është me mua tani. Merak kam pasur tjetër kënd, por edhe me atë e zgjidha. Nuk kam gjë unë tek inceneratorët. Pse budalla isha unë të firmosja çështjen e dherave? Më dhanë urdhër nga lart, e firmosën ata poshtë. Unë nuk jam asgjëkundi". (lexo këtu)
Ky është një qëndrim tjetër që mban Erion Veliaj kur sqaron njerëzit se i ka mbyllur hallet me SPAK-un, me çështjen e inceneratorëve dhe pikërisht përmend Armando Subashin dhe prokurorin Dritan Prençi, i cili në fakt ka hetuar dhe inceneratorin e Fierit. (lexo këtu)

Nuk ndalet shkon më tej kur për prokurorin Olsi Dado thotë:"Ai nuk është i joni, ndoshta është më afër me ata të PD-së, por nuk ka ndonjë problem".
Më spektakolarja është qëndrimi që Erion Veliaj mban për kreun e SPAK, Altin Dumani.
"Altini e ka kuptuar se unë nuk kam lidhje me këto gjëra, ata thjesht po më bëjnë një hetim pasuror. Unë e mora premtimin, do t'i shohim letrat do ti mbyllim kështu t'i shpëton një herë e mirë nga çdo akuzë dhe mund të jesh e ardhmja e PS-së”. Një tjetër frazë kjo e artikuluar nga Erion Veliaj tavolinave të Tiranës.
Të gjitha këto që përmendëm më sipër, por ka edhe të tjera me emra specifikë politikanësh, deputetësh. Përmendet emri i Arben Rakipit, ku Veliaj pretendon se e çon shpesh në zyrën e Altin Dumanit. Përmendet emri i Fatmir Xhafajt, përmenden emra që e lidhin me Olsian Çelën, prokurorin e përgjithshëm. (lexo këtu)
Emra politikanësh zyrtarësh të lartë, biznesmenësh, investitorë strategjikë, të cilat sipas Veliajt kanë thirrur Dritan Prençin, i kanë çuar habere Klod Brahos.
Dikush tjetër që garanton Olsi Dadon, apo deri tek fjala e Altin Dumanit dhe në fund tek shprehja çetën e Dibrës që dikur e quante nga Kalaja e Dodës tashmë e kishte nën kontroll dhe gjithçka ai e kishte zgjidhur.
Në fakt të gjitha këto fjalë, thashetheme, intriga, skenarë që Veliaj i krijon për të mbajtur me shpresë të tijët, apo duke menduar se do ta kapërcejë, se të zezën do ta bëjë të bardhë, se mund t'i marrë peng një grup prokurorësh që kanë një tufë me çështje ndaj tij, janë një lëvizje e radhës që na tregon se në çfarë gjendje të rënduar është Veliaj.
Një njeri që i ka zgjidhur hallet dhe problemet nuk flet, ai ecën përpara. Erion Veliaj duket se paska halle të mëdha me SPAK-un.
Disa ditë më parë furgona, kamiona me dokumente dolën nga zyrat e Bashkisë Tiranë. Të tjera priten, të tjerë zyrtarë priten të thirren. Vetë Veliaj është pyetur, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Të tjerë zyrtarë janë në prag të prangave.(lexo këtu)
Ndoshta mendon se do t'i kalojë gjërat me gjyqtarët apo me skenarët e tij që i thurr pa ndalim, por SPAK është përballë provës më të vështirë, do bjerë ai si institucion, apo do bjerë nën pranga hajdutëria Veliaj?/CNA
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...