
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin Salianji ka rreshtuar disa argumenta pse ai është dënuar. I gjthë qëndrimi ka ardhur pas dhënies së vendimti të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në lidhje me çështjen “Babale”, ku Salianji dënohet me një vit heqje lirie.
Lënia e vendimit në fuqi nga Gjykata e Apelit nga gjyqtarët të cilët i kanë dhënë vulën doktor Berishës, kur i japin vulën doktorit nuk shahen, kur dënohet Salianji me akuza gjyqtarët sulmohen dhe anatemohen. Nga ana tjetër Salianji doli përballë gjykatës dhe tha gjithçka e ka bërë Fatmir Xhafaj i cili po kërkon të kapë drejtësinë dhe qelizat e pakapura të saj siç është SPAK. Nga ana tjetër doktor Berisha thotë se SPAK është i kapur.
Një pjesë e deputetëve të PD thonë që kanë shpresë te SPAK, një pejsë tjetër thonë që është institucion i kapur, drejtësi e kapur, i kontrollon Rama, nuk i kontrollon Rama. Kur dalin vendimet pro opozitës është drejtësi e lirë kur dënojnë deputetët e opozitës është drejtësi e kapur. Në burgje janë ministra, drejtorë, individë të rëndësishëm, kryetarë bashkish dhe personazhe të ndëshkuar. Por drejtësia ka dhënë verdiktin dhe verdikti i saj nuk diskutohet.
Por reagimi i Ervin Salianjit ka qenë shpesh si politika e tij. Një gënjeshtar, një manipulator, një mashtrues publik. Pavarësisht denoncimeve që mund të ketë bërë, kush ishte Geron Xhafaj hynte në burg apo nuk hynte në burg, e vërteta është se PD i kish filluar denoncimet për Geron Xhafajn.
Kish dalë Gaz Bardhi, kish dalë Enkelejd Alibeaj në atë kohë për ata që e kujtojnë dhe nxirrnin dokumente dhe fakte të pakontestueshme në lidhje me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm.
Në një moment na del një audio-regjistrim “Babale” që jo vetëm trazoi ujërat, jo vetëm hodhi në erë denoncimin publik që po bëhej në mënyrë shumë të kujdeshme dhe profesionale ligjërisht, një “babalizëm” plasi për protagonizëm ashtu siç i ka hije Ervin Salianjit.
Mund të thuhet i “sëmurë” për protagonizëm politik, i “sëmurë” si egoist për të bërë karrierë politike. Por i pamend në veprime, ja ku është tashmë përfundimi. Gjithsesi më poshtë po e lidhim përveç fakteve të mësipërme me një detaj. Salianji ka shkruar se sot ka fituar dhe se i ka mundur socialistët gjithmonë.
Po i sjellim me pak fjalë dhe shumë shkurt. Ervin Salianji kandidoi në Korçë dhe drejton në 2017 qarkun pavarësisht se atëherë në krye të listës ishte Valentina Duka, njeriu që menaxhoi fushatën dhe dirigjoi gjithçka ishte Ervin Salianji.
Në qarkun e Korçës në vitin 2017 PD e Lulzim Bashës bashkë me Sali Berishën, atëherë ishin të gjithë bashkë pavarësisht disa nga përjashtimet që bëri Luli në atë kohë pas çadrës mori 45 mijë vota.
Kjo ishte fitorja e Ervin Salianjit. Vetëm 45 mijë vota. Ndërkohë në qershor të vitit 2013, në ditën më të zezë të opozitës të PD, kur ajo dilte, kur ajo rrëzohej nga pushteti kishte 59 mijë vota.

Le të shohim më tej.
Vijmë tek viti 2021. Salianji ishte bërë dhe më gjeneral me shumë grada, më shumë protagonizëm, më shumë politikë prej tij, denoncues i madh, flakë e zjarr lart e poshtë. Shkon në Korçë, rikandidon.
PD pas 8 vitesh në opozitë, pas drejtimit të Salianjit në qarkun e Korçës, merr vetëm 50 mijë vota.
Ndërkohë kish dalë në opozitë me 59 mijë vota. Këtu ka një detaj. Detaji është që 50 mijë vota janë bashkë me partinë PBDNJ, e cila në vitin 2013 ka qenë me PS dhe ka marrë rreth 3 mijë vota. Në rast se do t’i zbresim këto vota rezulton që nën drejtimin e Salianjit PD në qarkun e Korçës të ketë marrë 47-48 mijë vota.
Pra nga 10-11 mijë vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2013, ditën kur doli në opozitë. Pra këto të dyja janë fitoret e Salianjit në qarkun e Korçës. Sa për fitoren në zgjedhjet lokale në bashkinë e Kavajës, mjafton të pyesni demokratët e Kavajës dhe kryetarin e Bashkisë për të kuptuar që ishin ata që i fituan zgjedhjet, jo vajtja e Salianjit.
Ai ishte një hiç me bisht në atë fushatë tjetërkush i fitoi zgjedhjet. Ndaj dhe fitoret e tij janë thjesht dhe vetëm humbje ashtu sikundër fitorja e tij me denoncime mashtruese është humbje për opozitën dhe çështja “Babale” është një turp për historinë e politikës përtej faktit është i drejtë apo jo dënimi./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...