Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Gazetari dhe analisti, marksisto-leninist, Andi Bushati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të vendimit të shkallës së pare, pra asaj të Faktit në lidhje me çështjen “Babale”, një inskenim, për të cilin të gjithë bien dakort se audio-regjistrimi ishte një montazh dhe se Salianji kishte përdorur në denoncimin e tij një sharlatan publik, një njeri të marrë me drogë dhe të dënuar.
Kishte denoncuar në publik dhe e kishte bërë të besueshme një çështje që nuk ekziston, një regjistrim që nuk ekzistonte, por që në fakt ishte i inskenuar, pra pjesa e manipulimit pranohet nga të gjithë, por ajo që thotë Andi Bushati është që radha e alibia e atyre idiotëve që çirren për drejtësinë e re.
Në fakt çfarë është drejtësia e vjetër dhe ajo e re? Dikush mund të besojë, dikush mund të mos besojë. Pra, Bushati na thotë se drejtësia e re dha një vendim të gabuar që dënoi Salianjin. Por çfarë duhet të ishte drejtësia e re? Një drejtësi që nuk dënon opozitën dënon vetëm këta të pushtetit?
A nuk ishte drejtësia e re që dënoi Saimir Tahirin? A nuk është drejtësia e re që ka marrë 2tufë ministrat e Edi Ramës? A nuk është drejtësia e re që ka futur në burg Ilir Beqajn? A nuk është drejtësia e re që ka futur në burg ministrat e Edi Ramës, zëvendëskryeministrin e tij, disa kryetarë Bashkie, dhjetëra drejtorë, zyrtarë, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve e kështu me radhë?
Pra, kjo drejtësia e re na qenka e mirë kur fut në burg njerëzit e Ramës, kur fut në burg manipulatorët dhe ata që sillen si sharlatanë në diskursin politik nuk është drejtësi e mirë, por është drejtësi e keqe.
Në fakt edhe brenda drejtësisë mund të ketë probleme pa asnjë diskutim, mund të ketë dhe prokurorë dhe gjyqtarë të kapur, sistemi gjithmonë do vazhdojë të ndryshojë, por që, kjo drejtësi ka futur në burg një mal me zyrtarë të pushtetit të Edi Ramës është fakt.
Ajo që Bushati do është ndoshta arrestimi i Ramës, ndoshta burgosja e Erion Veliajt këto janë pretendimet e tij, por nuk mund të thotë që kemi një drejtësi të keqe të re se dënoi Salianjin.
Po, është më e besueshme drejtësia e re tani që dënoi Ervin Salianjin pavarësisht se këtë krim e kishte bërë një sharlatan që Salianji i besoi me një audio-regjistrim të dhënë nga një gazetar ku pretendohet se dhe gazetari është mashtruar nga “Babalja”, por kjo ka pak rëndësi.
Fakti është që të gjithë bashkë u zhytën atje brenda në një manipulim për të cilin duhet të kishin thënë të vërtetën dhe manipulimin e pranon dhe Andi Bushati, megjithëse thotë se drejtësia e ka gabim. Për çfarë e ka gabim drejtësia? Se kanë gjetur një audio-përgjim të montuar dhe fals?
Çfarë të thonin që Salianji është i pafajshëm, për një manipulim për një mashtrim? Pse që t’i besohej Andi Bushatit dhe disa të tjerëve se drejtësia e re është ajo që nuk dënon opozitën por dënon vetëm pushtetin?
Këto janë broçkulla me okë dhe asgjë më shumë se sa kaq. Mirë apo keq sot u dënua një person me prova dhe fakte konkrete./ CNA
Ervin Salianji është dënuar për çështjen “Babale”, gjykata...
Gjykata e Apelit ka dënuar me një vit burg Ervin Salia...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dënimit të Ervin Sali...
U bënë miq, ishin bashkëpunëtorë Andrea Mano dhe Ervin...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është bë...
Pasi Gjykata e Apelit vendosi dënim me burg për Ervin ...
Sot Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së...
Deputeti Ervin Salianji është tërbuar nga dënimi me nj...
Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, ka bërë një para...
Ditën e nesërme pritet që në Gjykatën e Apelit të jepe...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi në nj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kullat në Ti...
Shqiptarët në pranverën e vitit 2025 do të votojnë për të ...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka quajtur Erion V...
Për të 27 javë radhazi, opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi, ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shqiptarët ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën ndodhet në SHBA, në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...