A do ta braktisë Fatmiri Lali Erin për një mandat tjetër?
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...

CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka theksuar se politika në Shqipëri këtë punë ka. Edhe e ndodhur përballë fakteve apo problematikave të caktuara, kërkon që të fshehë gjurmët e së vërtetës dhe të përpiqet që gjithçka ta kthejë në anën e saj.
Duke pasur një mbështetje të madhe publike, patjetër opozita ka në Shqipëri në total gati 700 mijë vota Berisha dhe Meta, u flasin njerëzve të tyre për t’u thënë se janë të ndershëm, se nuk kanë probleme me drejtësinë dhe se SPAK-u dirigjohet nga Edi Rama, është kapur politikisht, janë të korruptuar, të Sorosit, futi të gjithë në një thes se fundja politikë po bëhet.
Por më sulmuesit janë Doktor Berisha dhe Ilir Meta, ky i dyti gjithë jetën i paguar nga shtetit shqiptar për çdo post që ka pasur. (Lexo këtu)

Në fakt, të dy janë të ndryshëm, edhe Berisha, edhe Meta.
Meta me akuzat e tij, ndërsa Berisha me “lapsuset” e tij.
Meta me fyerje, sharje, kërcënime, Dum Duman, më hetoi familjen, vjehrrën, gruan e të tjerë.
Le të shikojmë më poshtë se çfarë halli kanë të gjithë eksponentët politikë me Altin Dumanin.
Duke filluar nga Ilir Meta që “shpërtheu” si plëndës kundër kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Lind pyetja e parë: Pse nuk duhet t’ia hetonte familjen SPAK-u Ilir Metës?

E dyta: Kush e ka kallëzuar Ilir Metën? E ka kallëzuar Altin Dumani? E ka kallëzuar ndonjë prokuror i SPAK-ut apo kryetari i një partie të vogël, një palaço që shitet si avokat lart e poshtë, ndërkohë që është një sharlatan ordiner që e përdorin me kothere bukësh politikisht.
Në çfarë kohe u kallëzua Ilir Meta? Në kohën kur SPAK-u drejtohej nga Altin Dumani apo Arben Kraja?
Më tej, pyetja: Kush e ndau çështjen, prokurori që po e heton, pse ka shkuar aq thellë?
Në fakt, ka bërë gjithçka dhe ka bërë shumë mirë.
Problemi është se Ilir Meta nuk merret me prokurorin e çështjes, ku ka gabuar ai, por gjithmonë thotë Dum Dumani dhe sulmon kreun e SPAK-ut, megjithëse ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me procedurën e hetimit të Ilir Metës se ka prokuror Sotir Kllapin. Çështjen ia ka regjistruar Arben Kraja dhe në fund kallëzimin ia ka bërë Rilindja dhe 99-çat e saj nën rrogoz, për të mos i dalë përballë.

Ilir Meta u “çmend” dhe iu vërsul Altin Dumanit. Pse?
Për çfarë arsye për rreth tri vjet hetime Ilir Meta nuk tha asnjë fjalë as për Sotir Kllapin, as për Arben Krajën? I kishte kapur apo jo? Kishte ndonjë pazar?
Tani u kujtua dhe merret me kreun e SPAK-ut, i cili në fakt s’ka asnjë lidhje me çështjen. Kjo dihet tashmë dhe publikisht.
Kreu i SPAK-ut, Dumani, apo kushdo qoftë, thjesht dhe vetëm mund t’i japë ndonjë rekomandim prokurorit të çështjes në rast se ai e pranon, siç është hetimi i Ilir Beqajt me Edvin Kondilin. (Lexo këtu)

Vetëm kaq. Në rastin e Ilir Metës nuk dihet të ketë ndodhur.
Edhe pse Ilir Meta e mban te Dumani sulmin, kjo është e qartë. Nuk duan një institucion drejtësie, nuk duan dikë që nuk u hap telefonin dhe nuk negocion me ta në krye të SPAK-ut. (Lexo këtu)
E njëjta situatë është me Sali Berishën, por edhe ky si Ilir Meta është lojtar spektakolar në politikë.
Godet Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut dhe godet institucionin.
E quan monstër, bishë, kërkon ta çmontojë, por edhe vetë Berisha i ka faktet kundër. (Lexo këtu)
Së pari, lind pyetja: Kush e kallëzoi Sali Berishën?
Sërish Rilindja, Partia Socialiste, është vetë Taulant Balla me dorën e tij që e ka çuar.
Kush e regjistroi çështjen? Në atë kohë prokuror ka qenë Arben Kraja, i cili jo vetëm e regjistroi çështjen në SPAK, por e mori përsipër edhe hetimin e kësaj çështjeje. Ndërkohë Sali Berisha ka kohë që ia ka harruar emrin.
Mos vallë nuk e di që është Arben Kraja dhe zonja Mellonai? (Lexo këtu)

Jo, Sali Berisha e di shumë, por goditjen e mban tek Altin Dumani dhe te SPAK-u, pasi kërkon që ta kthejë në spektakël, kërkon që ta kthejë në tokën e tij si antenë, ku të marrë fuqi politike, duke goditur një institucion të cilin ndoshta nuk e do më edhe Edi Rama me shumicën e ministrave të kabinetit të tij të parë, të vitit 2013 në burg apo në arrati. (Lexo këtu)
SPAK-u dhe Altin Dumani në veçanti janë në sulmin e të gjithëve, pa përjashtim, ministra, ish-ministra të Ramës, Sali Berisha, Ilir Meta, askush nuk ka ngelur pa e sulmuar, edhe mediat e pushtetit në mënyrë frontale ku dirigjon ortakëria e inceneratorëve, siç është “Top Channel” dhe vazhdojnë të tjerët që po hetohen atje brenda.
Pyetja është shumë e thjeshtë: Sali Berisha pse e ka vëmendjen vetëm te Dumani? (Lexo këtu)
Dhe ka një përgjigje. Pak a shumë e thamë më sipër.
Një përfundim është se Berisha kërkon çmontimin e këtij institucioni, që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama, edhe Ilir Meta, edhe Erion Veliaj kanë një merak të madh.
Duhet dikush t’ua hapë telefonin, të negociojnë dhe lëshojnë tentakulat e tyre te prokurorë të caktuar në SPAK, të cilët flirtojnë me politikën dhe ky është fakt.
Por çështja është se ata duan të flasin me Altin Dumanin, duan t’i mbyllin gjërat me procedurë si dikur dhe këtë nuk e bëjnë dot. Edi Rama nuk e thërret dot në Apel Altin Dumanin për të mbrojtur të tijtë që po i bien një nga një.

Nuk duan drejtësi, por paprekshmëri.
Sali Berisha nuk negocion dot me Altin Dumanin, megjithëse e sulmon fort.
Tashmë është përballë faktit dhe të një vërtete të madhe, çështjen e ka regjistruar Arben Kraja kur ka qenë në SPAK, e ka hetuar Arben Kraja, por në fakt Sali Berisha sulmon Altin Dumanin.
Kjo është për të qeshur dhe shumë për të qarë në fakt për ata që duan të dinë të vërtetën.
Ilir Meta gjithashtu, çështjen e ka regjistruar Arben Kraja, e ka kallëzuar PS dhe vemjet e kësaj force politike, sulmin e ka ndaj Altin Dumanit.
Edi Rama nuk e sulmon Dumanin publikisht, por thotë se SPAK-u ka 1001 probleme. (Lexo këtu)

E në rast se SPAK-u ka kaq shumë probleme sa thotë kryeministri, qeveria jonë, politika jonë, pushteti ynë, opozita jonë duhet të jenë me mijëra fish më shumë. Ndoshta 1 milion e 1 probleme.
Ndaj e vërteta lakuriq është një dhe për t’i mbuluar shpik një komision që të kontrollojë SPAK-un. (Lexo këtu)
Kanë një hall të madh me SPAK-un, nuk kanë me kë të negociojnë, nuk zgjidhin dot hallet dhe kanë gjetur zgjidhjen të sulmohet kreu i institucionit, Altin Dumani dhe të anatemohet SPAK-u.
Të gjitha palëve u vjen mirë dhe këtë e tregojnë të gjitha faktet e renditura më sipër dhe përgjigjet që lexohen qartazi.
As Metën, as Berishën nuk i ka kallëzuar Altin Dumani, as çështjet e tyre nuk i ka regjistruar Altin Dumani, as hetimet e çështjeve të tyre nuk i ka bërë Altin Dumani.

Altin Dumani prej gati dy vitesh është drejtuesi i SPAK-ut, duke i dhënë një ritëm tjetër institucionit, një performancë tjetër. (Lexo këtu)
Çështjet që ka hetuar i ka hetuar fort, goditjet e krimit, luftën ndaj korrupsionit dhe halli që kanë politikanët tanë, jo vetëm lidershipi, por dhe tentakulat e tyre, është se duhet të ketë sa më pak Altin Dumanë, pasi pushteti i tyre rrezikohet shumë, pasi bëmat dhe gjëmat e tyre do të zbulohen çdo ditë e më shumë.
Ndaj dhe kanë zgjedhur që të sulmojnë Altin Dumanin dhe institucionin, dhe jo të thonë të vërtetat për problemet që kanë hetimet, të cilat në fakt kryhen nga prokurorë të caktuar për të cilët Meta, Berisha, ish-ministrat e Ramës dhe njerëzit e pushtetit nën hetim heshtin. (Lexo këtu)
Tani gogoli është Altin Dumani dhe kështu e duan të gjithë, por në fakt, në të vërtetë qëllimi i politikës.

Sulmet ndaj kreut të SPAK-ut kanë një përfundim, të bjerë besueshmëria ndaj institucionit, të denigrohet sa më shumë figura e drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, që më pas me lëvizje të caktuara politike të ulen në tavolinë, të negociojnë me ndërkombëtarët dhe ta shkrijnë këtë strukturë që në pak vite nën drejtimin e zotit Dumani me një grup të vogël dhe modest prokurorësh të ndershëm po bën atë që s’është bërë në 30 vite në politikën shqiptare.
Qëllimi final është shkrirja e SPAK-ut, asgjë më shumë sesa kaq, prandaj sulmohen Dumani dhe SPAK-u, dhe nuk thuhen të vërtetat për hetimet apo çështjet e korrupsionit që kanë zyrtarët e sotëm, ish-zyrtarët e këtyre 33 viteve tranzicioni të lodhshëm dhe të pandalshëm me korrupsion dhe skandale i Shqipërisë./ CNA
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...