Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush është thjeshtë indiferent, dikush e donte vërtet pas prangave Ervin Salianjin. (Lexo këtu)
Megjithatë, në realitetin shqiptar po shohim pas prangave me një vit burg, me vendim gjykate atë që ka denoncuar një kriminel për trafik droge, i cili përfundoi në qeli, qoftë edhe me një audio-përgjim të manipuluar. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, Erion Veliaj vazhdon të shkojë në zyrë, kryetari i organizatës së hajdutëve, ai që vetëquhet zdroms, njeriu që deri tani ka kaluar nga llogaritë e bashkisë nëpërmjet fondeve të qeverisë inceneratorit të Tiranës rreth 60 milionë lekë dhe rreth 60 të tjera ia ka dhënë nëpërmjet një kontrate për dherat, pra rreth 120 - 140 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston në Tiranë. (Lexo këtu)

Salianji ka kaluar natën në burg, ndërsa Erion Veliaj ka fjetur në shtëpi.
Njeriu i dosjes “5D” do të shkojë sërish në zyrë, kryetari i organizatës së drejtorëve të dosjes “5D”, për të cilët na thanë se ishte një drejtor i liruar nga detyra por doli i gjithë grupi dhe në fakt është një grup i strukturuar kriminal. Deri tani ende ka disa akuza të lehta, prokuroria po heton.
Njeriu që shembi teatrin është në zyrë, ndërhyn te drejtësia, thërret njerëz në takim, ka pushtet, ka bashkëpunëtorë, ka të tjerë drejtorë, vazhdon dirigjon. Teatrin e shemb Erion Veliaj, burgun e bën Ervin Salianji.
Unë nuk hyj te njerëzit që kanë pasur ndonjë simpati për Ervin Salianjin, përkundrazi, është modeli më i shëmtuar në poolitikë.
Për mua, sekti i dalë nga UET-i i Henri Çilit që hyri në PD, përfshi këtu Ervin Salianjin, Grida Dumën apo dhe Aldred Lelën që është te zyra e shtypit, janë pjesa më banale e asaj partie.
Për ata që thonë se Ervin Salianji ka bërë denoncime të mëdha, nuk e pashë ndonjë ditë të protestonte atje para Bashkisë së Tiranës, nuk e kam parë të bënte ndonjë denoncim për inceneratorët.
Thjesht dhe vetëm është një njeri që unë e kam quajtur të “sëmurë psiqik” për të dalë në media, për protagonizëm, për politikë, etj.
Gjithsesi, kjo pjesa e burgut të tij dhe qënia e Erion Veliajt në zyrë të lë një shije jo të keqe, por të helmon kur shikon se njeriu që pretendon se është kryetari i organizatës së hajdutëve të dosjes “5D”, njeriu që duhet të kontrollonte dhe bashkëmenaxhonte inceneratorin e Tiranës, ai që e ka kërkuar dhe e ka miratuar pa mbledhur këshillin bashkiak shkon në zyrë. (Lexo këtu)
Erion Veliajt po i hetohet pasuria. Gjatë kohës që ky u bë kryebashkiak, bashkëshortes së tij i lindi rrugës pasioni për artin. Ajola Xoxës gjithashtu po i hetohet pasuria.
Erion Veliaj po hetohet për shembjet te “5 Maji”, ndërsa Ervin Salianji ndodhet në burg.
Vazhdon të qëndrojë në zyrë Erion Veliaj, të shkojë edhe në SHBA, të ndjekë nga pas Edi Ramën për t’u pajtuar, megjithëse në të gjitha akuzat e ngritura nga prokurori, në të gjitha hetimet, në të gjitha denoncimet e bëra nga politika nuk ka mashtrim, nuk ka kallëzime të rreme, ka fakte, ka fonde publike të keqpërdorura, ka shembje objektesh, ka prova. (Lexo këtu)

Shqiptarët e kanë parë me sy shembjen e Teatrit Kombëtar, shmbjet te “5 Maji”, inceneratorin që nuk ekziston, hajdutët e dosjes “5D” që kishin shpikur kompani për të marrë fonde publike, prandaj është e neveritshme të shikosh të hyjë një zdroms në zyrë dhe një denoncues të shkojë në burg.
Për shpifje mund të dënohesh, por kurrsesi nuk mund të hyjë në burg Ervin Salianji, sepse me standardin që vendosi gjykata me të dje, Erion Veliaj duhet të dënohet me burgim të përjetshëm./ CNA
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...