Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Në vitin 2021 është publikuar një raport në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një dokument shumëfaqësh, jep me fakte dhe detaje problematikat që ka ky incenerator. (lexo këtu)
Së pari, për kostot, së dyti për teknologjinë, apo mënyrën e zgjedhur, dhe, së treti, se si ishte dhënë ky koncesion dhe si po performonte ai nëpërmjet Njësisë së Zbatimit të Projekteve, e cila në fakt është sabotuar në mënyrë të vazhdueshme nga Bashkia e Tiranës. (lexo këtu)
Së pari, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në 2021-shin, na bën me dije se shteti shqiptar, qeveria, ka qenë në dijeni të shkeljeve ligjore mbi procedurën dhe kostot e fryra. Për këtë Bashkia e Tiranës duhet të mbajë përgjegjësi. Erion Veliaj thotë se nuk ka përgjegjësi pasi ishte kontratë e qeverisë, por në fakt harron të thotë se një pjesë e përgjegjësisë është e tija personale si kryetar bashkie. (lexo këtu)
A është ai që e çoi Taulant Tushën në Njësinë e Zbatimit të Projekteve? A është Taulant Tusha drejtori i tij, i cili rrëzoi kërkesën e disa anëtarëve për të diskutuar çmimet dhe kostot? A nuk është përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës, njeriu kryesor në këtë koncesion? Sepse Erion Veliaj e ka aktivizuar, këtë e ka thënë edhe në mbledhje të Këshillit Bashkiak hapur. Është ai që ka bërë kërkesën për një incenerator në Tiranë.(lexo këtu)

Na ka thënë Erion Veliaj se kostoja ishte më e ulët me 29 euro sesa ajo e IFC-së me 37 deri në 38 euro. Kur në fakt kostoja e IFC-së përfshinte edhe mbledhjen e mbetjeve dhe landfillimin. Ndërkohë që sot me incenerimin e munguar, me landfillimin dhe mbetjet e tyre në Tiranë paguhet 2-3 herë më shumë sesa ajo e përllogaritur nga IFC-ja.(lexo këtu)
Erion Veliaj thotë se nuk ka përgjegjësi dhe nuk ishte në dijeni, por në fakt ai e ka ditur sepse ia ka thënë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai e ka ditur sepse atij i janë emëruar përfaqësuesit e tij në krye të Njësisë të Zbatimit të Projekteve. Erion Veliaj ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Për me tepër drejtorët e Erion Veliajt, me vulën e bashkisë, kanë firmosur një kontratë, atë të dherave, me kompaninë koncesionare, me një vlerë të ardhurash për këtë kompani rreth 60 milionë euro.
Vlera është e njëjtë thuajse me shumën që i paguante qeveria shqiptare kësaj kompanie koncesionare. Çka do të thotë me përllogaritjet e KLSH-së apo me hetimet që po zhvillohen nga SPAK-u, banorët e kryeqytetit, vetë Bashkia e Tiranës, në kontratën koncesionare mund të paguante nga 0 deri në 5 euro për ton. (lexo këtu)
CNA ka mundur të kontaktojë me specialistë, të cilët theksojnë atë që ne e kemi shkruar shpesh. Pa dherat, kompania koncesionare e landfillit të Tiranës nuk do të mund ta ushtronte aktivitetin e saj. Pra nuk kishte si t'i mbulonte dhe t'i kryente proceset e landfillimit pa dhera. Ku do t'i gjente dherat, lind pyetja? Ose do të dilte në treg dhe do t'i blinte, ose do të gjente ndonjë gurore apo zonë për t'i marrë ato duke nxjerrë leje specifike dhe duke paguar para, pra kosto për të vazhduar procesin e landfillimit dhe deri tek incenerimi.(lexo këtu)
Dherat i mungonin, ndërkohë Tirana ishte hambari i tyre, sepse po ndërtoheshin kulla, pallate. Kështu u gjet zgjidhja, u bë një kontratë koncesionare, e cila i dha kompanisë 60 milionë euro, pothuajse aq sa paguante shteti. E në rast se Bashkia e Tiranës do të kujdesej për miradministrimin e taksave dhe nuk do të shpërdoronin detyrën ata zyrtarë dhe Erion Veliaj, nuk do të bënin korrupsion me kompaninë koncesionare të inceneratorit, të ardhurat e dherave duhet të zbriteshin nga pagesat që bënte qeveria shqiptare nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.
Por kjo nuk ndodhi! Nuk ndodhi sepse Veliaj shkatërroi Njësinë e Zbatimit të Projektit. Ky është një fakt tjetër. Pra, kompania koncesionare, të ardhurat në 6-7 vite duhet t'i kishte rreth 60 apo 70 milionë euro, të cilat do të vinin vetëm nga transferta e pakushtëzuar për incenerimin që nuk ndodhi kurrë, nuk u ndërtua kurrë një incenerator, megjithëse kompania duhet të investonte 128 milionë euro. (lexo këtu)
Në këtë rast jemi përballë një fakti: Pse Bashkia e Tiranës sabotoi Njësinë e Zbatimit të Projektit? Pse Bashkia e Tiranës firmosi një kontratë për 60 milionë euro dhe nuk e vuri në dijeni qeverinë shqiptare, institucionet e koncesioneve, ministritë përkatëse të linjës për këto të ardhura të kësaj kompanie, për këto veprime që po bënte, për këtë marrëveshje që kishte kryer me kompaninë koncesionare që të ndërhyhej dhe më pas të rregullohej çmimi? (lexo këtu)
Pse Bashkia e Tiranës nuk ndërhyri t'i kërkonte kompanisë koncesionare të miratonte tarifën e dherave, pasi shërbimin po e ofronte koncesionari, por mbulimin e bënte Bashkia e Tiranës? Kontratën e kishtë firmosur kjo e fundit, institucionet e saj ishin vendosur në dispozicion.(lexo këtu)
Pra, kompania e koncesionit të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës që mungon fitoi dyfishin e parave nga kontrata që firmosi me drejtorët e Erion Veliajt, që nuk ka një çmim të miratuar dhe që nuk u njoftuan institucionet shtetërore.
Pra, jemi përballë shumë fakteve që Erion Veliaj, jo vetëm nëpërmjet raportit të KLSH-së, jo vetëm nëpërmjet drejtorëve të tij që kanë firmosur një kontratë, e cila mban vulën e Tiranës, jo vetëm nëpërmjet përfaqësuesit të tij, i cili ka qenë në Njësinë e Zbatimit të Projektit, por edhe nëpërmjet përfaqësuesit e tij, i cili ka qenë në grupin e punës për dhënien e këtij koncesioni.

Pra, në të gjitha anët Erion Veliaj, jo vetëm ka qenë në dijeni, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën, por Erion Veliaj ka inauguruar edhe shkolla të kompanive koncesionare, e ka marrë në mbrojtje kompaninë koncesionare. Drejtorët e tij kanë firmosur marrëveshje me kompaninë koncesionare për të fituar miliona e miliona euro.


Sjellja e tij është shpesh ajo që e ka akuzuar edhe opozita dhe ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Arben Ahmetaj, duke e quajtur pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Prandaj edhe Erion Veliaj ka qenë në dijeni.
Faktet janë kokëforta, nga i pari tek i fundit. Nga shkatërrimi i Njësisë së Zbatimit të Projekteve, nga firmosja e një kontrate në interes të një koncesionari, nga tarifa e fryrë, nga riaktivizimi i projektit duke përdorur IFC-në, nga kërkesa aprovuese drejtuar Ministrisë së Mjedisit, e kështu me radhë.(lexo këtu)
Ndaj, të gjitha këto hallka kanë ndodhur me dijeninë e Erion Veliajt, në bashkëpunim me njerëzit e Erion Veliajt, në shërbim të këtij të fundit. Faktet askush nuk mund t'i mohojë, çfarëdo që të thonë, sido që të justifikohen.(lexo këtu)
Sot jemi përballë faktit që kompania koncesionare ka marrë 130 milionë euro, rreth 70 nga qeveria dhe 60 të tjera nga dherat. Ka investuar rreth 22 milionë euro sipas një dokumenti zyrtar të kompanisë, rreth 30 milionë euro sipas pretendimit të saj në 5-6 vite dhe inceneratori nuk ekziston. 100 milionë eurot e tjera nuk dihet se ku kanë shkuar.(lexo këtu)
Erion Veliaj është përgjegjës për megaaferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, ku është zhvilluar një vjedhje e pandalshme, ku SPAK-u deri tani ka vërtetuar 25 milionë euro, 20 nëpërmjet skemave të pastrimit të parave dhe blerjes së pronave. (lexo këtu)
Pra, sapo vjen dhe më tej po zbardhen fakte dhe dokumente të cilat tregojnë se afera e shekullit ka pasur shifra të frikshme, të cilat nuk është e mundur të merren e të qarkullohen pa dijeninë e zyrtarëve të lartë, pa kontrata të firmosura me Bashkinë e Tiranës, ku ka qenë dhe burimi kryesor i të ardhurave për këtë kompani. Më pas, pasi janë mbushur llogaritë, kanë filluar dhe abuzimet dhjetëra miliona euroshe siç na i kanë provuar SPAK-u dhe KLSH-ja. /CNA
Pjesëmarrja në qendrat e votimit në Himarë deri në orë...
E përditshmja britanike “Wanderlust” i ka kushtuar një art...
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur proc...
Komisionerët kanë pezulluar për momentin procesin e votimi...
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar në Himarë d...
Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vru...
Një sherr masiv u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngj...
SPAK mbylli dje hetimet për dosjen e parë të incenerat...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatën ng...
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor...
Për tre ditë radhazi, qyteti liqenor do të jetë kryeqendër...
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigj...
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigj...
Media britanike "The Sun" ka publikuar së fundmi një a...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë muaji...
Fluks në Portin e Durrësit. Paraditen e së shtunës kanë mb...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar flutur...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimac...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...