
SPAK mbylli dje hetimet për dosjen e parë të inceneratorit të Tiranës, ku janë marrë të pandehur 12 persona. (Lexo këtu)
Një nga faktet e evidentuara në njoftimin e SPAK-ut ishte edhe fryrja e tarifës së mbetjeve 29 euro/ton për mbetjet.
Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e tjera të qarkut Tiranë paguajnë 29 euro/ton mbetje, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston.
CNA ka raportuar se kjo tarifë është shumë e lartë, krahasuar me tarifën 12 euro/ton që paguan inceneratori i Fierit. (Lexo këtu)

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe SPAK-u të premten, i cili është shprehur se anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit i morën kostot të gatshme nga studimi i fizibilitetit të kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre. (Lexo këtu)
Sipas SPAK-ut, rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 euro/ton.
Duke mos marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale, anëtarët e komisionit vendosën tarifën e caktuar nga kompania koncesionare “Integrated Energy BV”.

“Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.
Në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga Komisioni i Dhënies së Koncesionit, nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët. Komisioni i Dhënies së Koncesionit nuk ka përfshirë të ardhurat që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Nëse do të ishin përllogaritur të ardhurat që shoqëria koncesionare do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Ky fakt është evidentuar edhe në raportin e KLSH-së, në shkurt të vitit 2022. (Lexo këtu)
KLSH deklaronte se që prej vitit 2018 është paguar tarifa 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qenë se inceneratori ende nuk ka përfunduar.
“Aktualisht, çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri më sot”, theksohej në raport.

Një tjetër fakt që përmendte KLSH-ja ishte edhe mosdakordësia e bashkive të qarkut të Tiranës për tarifën e mbetjeve. (Lexo këtu)
Dakordësinë për këtë projekt e ka dhënë vetëm Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Ndaj edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit deklaronte se bashkive i ishin shtuar kosto financiare pa miratimin e tyre.
“Mungesa e dakortësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tiranë, përveç Bashkisë Tiranë, provokon në të ardhmen kosto financiare për këto bashki, mos përfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungesë efektiviteti për realizimin e projektit të Incineratorit të Tiranës”, nënvizonte raporti.
Pavarësisht se shifra është e fryrë në mënyrë abuzive, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është justifikuar me pretendimin se e ka ulur çmimin e mbetjeve. (Lexo këtu)

Ai ka thënë disa herë në daljet e tij se në vitin 2014 PD ka propozuar që mbetjet të paguhen 38 euro/ton dhe se Bashkia e Tiranës e ka bërë 29 euro/ton.
Por dokumentet e publikuara nga drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi rrëzuan tezën e tij. Sipas dokumenteve, tarifa për depozitimin e mbetjeve e propozuar nga PD-ja ishte 12 euro/ton dhe Veliaj e ka rritur me 2.5 herë më shumë sesa ishte propozuar. (Lexo këtu)
Tashmë, për tarifën e fryrë të mbetjeve ka folur edhe SPAK-u, i cili ka dërguar në gjykatë 12 persona, dhe ka thelluar hetimet për dosjen e dytë të inceneratorit të Tiranës./ CNA
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatën ng...
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor...
Për tre ditë radhazi, qyteti liqenor do të jetë kryeqendër...
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigj...
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigj...
Media britanike "The Sun" ka publikuar së fundmi një a...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë muaji...
Fluks në Portin e Durrësit. Paraditen e së shtunës kanë mb...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar flutur...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimac...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Madhor Muha...
Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë mi...
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka qëlluar me shu...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë e incenerator...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë për incenerat...
CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar hetimet për incenerat...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...