Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Për tre ditë radhazi, qyteti liqenor do të jetë kryeqendër e festës, kulinarisë së peshkimit dhe argëtimit. Ky event organizohet për herë të parë në Shqipëri, duke ngritur siparin nga Pogradeci, me fokusin dhe qëllimin e vetëm për të përcjellë tek vizitorët traditën e vjetër të këtij qyteti në peshkim. Krahas shumë atraksioneve turistike që ka qyteti, peshkimi zë një vënd shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës, duke ofruar një shumëllojshmëri të peshkut, si edhe gatime tradicionale aq të preferuara nga pogradecarët dhe më gjerë.
Pogradeci nuk u zgjodh rastësisht për organizimin e këtij festivali. Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, njëkohësisht organizator i këtij eventi madhështor, ka treguar arsyet se pse u vendos Pogradeci për të zhvilluar këtë festival. Luca sjell në vëmendje dy faktë mjaft interesante e të rëndësishme, duke i dhënë vlerat e vërteta kësaj zone.
"Kështu duhet t'i ndezin gjithë qytetet e Shqipërisë. Na motivoi ky kryetar bashkie me këtë pritje, me këta njerëz, me këto çmime, me këtë dashuri. Kështu duhet të sillen që të gjithë kryetarët e bashkive në Shqipëri. Pogradeci ka dy gjëra të veçanta për ne. E para është që Pogradeci është një nga vendbanimet më të vjetra në botë, 6000 vjet para krishtit, vendbanim peshkatarësh, më i vjetri në të gjithë Europën sa i përket liqeneve. Dhe e dyta, NASA ka thënë që është liqeni më i vjetër që mbahet në Europë. Atëhere, këto dy gjëra ne na ngacmuan për të ardhur në Pogradec, përveç mikpritjes që na kanë bërë këta njerëz. Ju faleminderit, këto që bëni janë shumë të rëndësishme, por shkojini dhe kapni kryetarët e bashkisë së atyre vendeve që nuk krijojnë këto raporte me biznesin", u shpreh ai.
Bledi Mane, bashkëorganizatori i festivalit, është shprehur se ky festival ka mbledhur peshkatarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë, atje ku peshkimi është pasion. Të treja netët e festivalit do të jenë të mbushura me surpriza, emra të mëdhenj të skenës shqiptare, ndërsa do të jepen edhe dhurata.
"Për tre netë rresht, Pogradeci do të jetë shtëpia e peshkatarëve që janë mbledhur nga të gjitha zonat e Shqipërisë, atje ku ka lumenj, dete apo liqene, atje ku peshkimi është pasion dhe dashuri. Sot është nata e parë, "Nata e Nostalgjisë", ne kemi ftuar emra të mëdhenj të skenës shqiptare. Në netët e tjera do të ketë surpriza të tjera, aktorë të humorit, gjithashtu është menduar që çdo natë të ketë dhurata. Është fillimi i një rrugëtimi të gjatë, ky festival do të bëhet edhe në qytete të tjera nga jugu në veri", u shpreh ai.
Erjon Sinjaku prej 22 vitesh ushtron profesionin e bukur të peshkatarit në Pogradec. Ai tregon më shumë rreth gatimeve tradicionale të zonës, duke përmendur tavën e koranit, krapit, ndërsa nuk le pa përmendur edhe kënaqësinë e madhe që po përjetojnë në këtë festival, si hera e parë që organizohet në Pogradec.
"Kam rreth 22 vjet peshkatar. Peshqit kryesorë janë korani, belushka, krapi, që ne gjuajmë në përgjithësi. Klientët preferojnë më shumë koranin dhe belushkën, por edhe krapi e ngjala e liqenit tonë është shumë i mirë. Gatime tradicionale janë tava me koran, me krap, me ngjalë, këto preferohen më shumë. Jemi shumë të lumtur që bëhet festivali për herë të parë në qytetin tonë, gjë e bukur edhe për peshkatarët edhe për liqenin. Duhet të ketë më shumë aktivitete, sidomos për peshkimin. Rrethi jonë ka 40 peshkatarë, 40 varka ose mjete lundruese. Komplet territori jemi 200 varka. Nxjerrim një rrogë mesatare, mirë, sa mbajmë shtëpinë me bukë", tha ai.
Zona e Prespës është gjithashtu një nga zonat më të veçanta të juglindjes që ka shumë të zhvilluar peshkimin dhe gatimet tradicionale të ndryshme nga qytetet e tjera. Kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Prespë, Kosta Trajçe, ka treguar se prodhimi vjetor në zonën e tij ka pësuar një rritje të madhe, ku 2 vite më parë arriti në 500 kuintalë krap, ndërsa pritet qe këtë vit të arrijë deri në 1 mijë kuintalë. Prespa ka një sërë gatimesh tradicionale, ku më i preferuari mbetet peshku cironë, i cili gatuhet nga të gjitha familjet e kësaj zone gjatë dimrit.
"Kjo është hera e parë që marrim pjesë si organizatë në këtë eveniment të rëndësishëm për peshkun e liqenit. Peshku tradicional i zonës së Prespës është krapi. Në Prespë para 2 vjetësh kapej një prodhim vjetor deri në 500 kuintal krap, kurse vjet arritëm 800, ndërsa deri më tani kemi 700 kuintalë, mendoj se do arrijmë deri në 1 mijë kuintalë peshk i cilësisë së lartë. Ky peshk tregtohet në Korçë dhe secili peshkatar shet prodhimin e tij. Turizmi familjar dhe lokalet që janë brenda zonës së Prespës, e përdorin peshkun e Prespës. Janë edhe lloje të tjera të peshqve si mërenka, i dyti pas krapit, dhe lloje të tjera ku Prespa zë gjithsej rreth 2 mijë kuintalë në vit. Kemi 42 subjekte, 84 peshkatarë që ushtrojnë këtë aktivitet. Gatimi me i mirë bëhet tava e Prespës, krapi i thatë, ushqimin më të preferuar zona e Prespës ka cironkën, s'ka familje që të mos mbajë rreth 50 kg cironë të thatë për dimër", tha ai.
Të ftuar specialë në natën e parë të festivalit ishin "Parodistët e Vlorës", shumë të dashur për publikun që i ka mirëpritur dhe duartrokitur gjatë gjithë performancës. Dy vlonjatët kanë treguar se rikthehen në Pogradec pas 32 vitesh nga hera e tyre e fundit, ndërsa freskia e bën akoma më të rehatshëm qëndrimin e tyre në këtë qytet. Ndër të tjera, dy artistët kërkojnë që i njëjti fëstival të organizohet edhe në Vlorë.
Nata e parë e Festivalit të Peshkatarëve ka sjellë një atmosferë fantastike në qytetin liqenor, mes stendave të peshkatarëve, të cilët promovuan lloje të ndryshme të peshkut, nga të gjitha zonat e Shqipërisë, si edhe me këngë e skeçe humoristike.
Qytetarët pogradecarë, por edhe shumë turistë vendas e të huaj të cilët prej ditësh shijojnë pushimet në Pogradec, kanë mbushur plot e përplot sheshin Odeon duke u kënaqur me këtë organizim fantastik./CNA
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigj...
Një artikull i fundit i publikuar nga revista prestigj...
Media britanike "The Sun" ka publikuar së fundmi një a...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë muaji...
Fluks në Portin e Durrësit. Paraditen e së shtunës kanë mb...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar flutur...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimac...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Madhor Muha...
Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë mi...
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka qëlluar me shu...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë e incenerator...
SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë për incenerat...
CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar hetimet për incenerat...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ve...
Gazetari Blendi Fevziu postoi në rrjetet sociale një p...
"Mirel Mërtiri, Zoto & kompani" kanë gllabëruar qindra...
Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka. Leonard Duka, i ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...